Letër publike ambasadorëve të SHBA, Gjermanisë, Francës, Anglisë dhe Italisë

Opinione

Letër publike ambasadorëve të SHBA, Gjermanisë, Francës, Anglisë dhe Italisë

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 27 gusht 2020 Në ora: 14:50
Ilustrim

Kosova dhe shqiptarët nga Ju presin drejtësi, e jo tradhëti

Serbët krime mizore ndaj shqiptarëve kanë kryer edhe para më shumë se një shekulli,(1912/13), por  edhe në fundshekullin e 20-të, (1998/99).

Zotërinj ambasadorë, çdo dëmtim i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, do të nënkuptojë fitilin e ndezur për një luftë të re mes serbëve dhe shqiptarëve, e cila njëherë e përgjithmonë do tia shtyp kokën Serbisë agresore gjenocidale të papërmirësuar.

Armatimi aktual i Serbisë nga Rusia dhe Kina, nuk do të thotë se Serbia kësaj here do të del fituese ndaj shqiptarëve.

Kësaj here siç thotë populli, Serbisë më në fund  do ti thyhet shtamba në krua.

Shembull më i mirë për këtë është ai i vitit 1967, kur shtetet arabe u armatosën shkëlqyshëm  në aspektin njerëzor ushtarak, në atë detar dhe atë ajror, dhe të gjitha gjasat ishin se do ta shkatërrojnë Izraelin. Megjithatë ndodhi e kundërta, sepse arabëve përkundër armatimit superior dhe numrit më të madh të ushtarëve, u mungoi guximi, dhe Izraeli doli fitues.

Nëse eventualisht ndodh lufta ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, kesaj here mllefi, guximi dhe shpagimi janë në anën e shqiptarëve, te të cilët durimi dhe mllefi ndaj serbëve agresorë, gjakpirës antishqiptarë është grumbulluar dhe do të shpërthejë furrishëm si lava e një vullkani të fuqishëm.

Zotërinj ambasadorë, Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi, presin dhe shpresojnë që SHBA-të dhe BE më në fund do tia tregojnë Serbisë vendin që e meriton si agresore gjenocidale.

Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi, presin dhe shpresojnë se tashmë SHBA-të dhe BE i kanë kuptiar kukuvajkat dhe lotët krokodili të Serbisë, e cila edhe pse kreu agresion gjenocidal në Kosovë, me gënjeshtra naïve mundohet ti mashtrojë SHBA-të dhe BE-në, se në Kosovë nuk ka kryer krime, dhe se Kosovën e përgjakur me shekuj mundohet sërish ta futën nën kthetrat e saj.

Zotërinj ambasadorë, Jua përkujtojmë për të satën herë se ushtarët, paramiliarët dhe  policët e Serbisë në agresionin gjënocidal  në Kosovë në vitët 1998/99, vranë e masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, në mesin e tyre edhe 1333 fëmijë, në mesin e tyre dhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Dhunuan në mënyrën më makabëre e shtazarake 20 mijë femra shqiptare, me çka ua vranë dinjitein dhe dëshirën për të jetuar normalisht si tërë femrat e tjera në botë.

 Rrëmbyen 1650 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

 E bënë shkrumb e hi Kosovën dhe i detyruan më shumë se 1 milion shqiptarë të marrin rrugën e eksodit për të shpëtuar nga vdekja.

Zotërinj ambasadorë, serbët  në luftën e fundit në Kosovë  i vranë në mënyrë mizore edhe tre vëllëzërit  Bytyqi, shtetas të SHBA-ve, dhe vrasësit e tyre serbë ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë.

Shqiptarët dhe tërë bota demokratike pyesin, me çfarë të drejte Serbia pas tërë këtyre vrasjeve, masakrave, dhe dhunimeve mizore, kërkon  dialog kompromisi për ta dëmtuar edhe më shumë Kosovën viktimë.

Zotërinj  ambasadorë, po Jua shpalosim  vetëm disa  grimca  rrëfimesh autentike nga libri  me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara  gjatë luftës në Kosovë” (1998/99)  i autores kosovare Luljeta Selimi:

 “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më  dhunuan dhe  trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron  se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe  mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin,  mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin  dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “ Më dhynuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën  e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”,  “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe  burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”,

Zotërinj ambasadorë, mizoritë serbe ndaj shqiptarëve edhe para më shumë se një shekull i dëshmon edhe Leo Freundlih, hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota shqiptare”, me çka paraqet  protestën  si  shkrimtar kundër zhdukjes masive të shqiptarëve  nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau më shumë se  gjysëm milioni  shqiptarë të pafajshëm.

Libri i Leo Freundlih “Akuza që ulërijnë”, është dëshmia e parë për shfarrosjen kolektive të shqiptarëve, të  një populli evropian  para atij hebreik.

Siç shkruan  në libër, më  shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në Veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Ky libër që shpreh  protestën ndaj Evropës  që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, u gjet në vitin 1982 në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA nga studjuesja Safete Juka, me banim në SHBA.

Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti  koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve  nga serbët  në vitet 1912-1913.

Zotërinj ambasadorë, po Jua  paraqesim disa fragmente nga ky libër që ta trishtojnë shpirtin:

“Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave  të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të altilerisë serbe, grumbulloheshin  në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin  ata që fsheheshin në shtëpite e tyre.

 Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje  dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshinn me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku  me bajoneta  dhe pasi u nxirrej fëmija  nga barku e vendosnin në maje të  bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin  dhe hidhnin valle.

Kishte raste që ata gjatë therrjes  mblidhnin gjakun në kupa  dhe e hapnin gostinë me të”.

 “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë  myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan  nga ushria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre.

Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin  se kjo është mënyra më efektive  për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë  libër.

Serbët vrasje, masakra, djegie të familjeve të tëra shqiptare të mbyllura në shtëpi dhe dëbime masive kyen në të gjitha trojet shqiptare, por edhe në trojet ku sot figuron Shqipëria, me të vetmin qëllim pushtimin dhe okupimin për të dalë ne Detin Adriatik, por ja që për fat të mirë nuk arrijtën.

Zotërinj ambasadorë, Kosova dhe shqiptarët në përgjithasi kudo që jetojnë e punojnë në botë, nga Ju presin drejtësi, e jo tradhëti.

Zoti Ju bekoftë Juve, familjet Tuaja dhe shtetet Tuaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat