A nënkupton kjo së populli shqiptar i Kosovës është “kundër Amerikës”, pasi ia paskan dhënë votën “antiamerikanëve” ?!

Opinione

A nënkupton kjo së populli shqiptar i Kosovës është “kundër Amerikës”, pasi ia paskan dhënë votën “antiamerikanëve” ?!

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 29 gusht 2020 Në ora: 00:46
Albin Kurti

Nëse hyjmë në historinë e çdonjërit prej neve, më siguri së nuk kemi qenë perfekt në kohërat dhe rrethanat e caktuara, pasi nuk kem pasur, liri dhe pavarësi në shprehje të mendimit dhe veprimin, individuale të caktuar, kanë vepruar aq sa kanë pasur kaçik, por, edhe përtej mundësive nganjëherë që, ju kushtojë, jo vetë këtyre dyve por shumë e shumë të tjerëve për liri.

Tani, nëse dikush po e vënë në pikëpyetje veprimtarin e Adem Demaçit, guximit dhe heroizmit e tij të qëndrojë në Kosovë në kohë lufte nën represionin dhe gjenocidin serb dhe të jesh zëdhënësi UÇK-së, po ashtu edhe Albin Kurtin afër tij si i burgosur politik e, që të dy së bashku, nëse kanë qenë të “ privilegjuar” nga regjimi fashist serbe (që dashakëqinjët, mundë t’i karakterizojë edhe si bashkëpunëtor, larg qoftë)ata, i ka mbrojtur historia e tyre nëpër burgjet serbe, për çka, opinioni ndërkombëtar ishte i njohur më veprimtarinë e tyre, pra, kanë qenë në një mënyrë nën mbrojtjen e opinionit ndërkombëtare dhe Serbia ka qenë në dijeni së, çdo veprim kundër tyre, ja zbulon fytyrën e vërtetë vrastare e gjenocidale, prandaj, do të hasë në reagimin e botes demokratike dhe lëvizjeve tjera botërore për t’u ç’këputur nga prangat sunduese të diktatorëve dhe pushtuesve kudo në botë.

Fatkeqësia e jonë, jo vetëm kosovare por edhe gjithëshqiptare në përgjithësi është së, në pushtet më manipulime, shantazhe, kërcënime qoftë edhe likuidime, por jo më votën e lirë të populli, erdhën në pushtet ata të cilët, nuk kanë dije, nuk kanë moral qytetar e kombëtar dhe, nuk kanë të formuar vizion të arsyeshëm dhe të vendosur, për të thënë atë që populli po e kërkon.

Të luhatshmit, në vend së të punojnë më popullin, ta dëgjojnë fjalën e popullit, të jua thonë të vërtetën edhe kur ndonjëri prej tyre për çfarëdo arsye qoftë ajo, t’ua thonë së, kjo nuk është në harmoni më principet, politikës dhe, orientimin amerikan, mikun shpëtimtarin dhe, shtet-formuesin e shtet-ndërtuesin e Republikës së Kosovës.

Ti mbrosh të drejtat kushtetuese, historike, kombëtare, shoqërore dhe, mbi të gjitha, integritetin, tërësinë territoriale, funksionimin e shtetit unitar, nuk është në kundërshtim më interesat dhe politikën reale dhe të vërtetë amerikane.

Kornizat e politikës afatgjatë globale ndërkombëtare amerikane, është e pandryshueshme, pa marrë parasysh së, njëra apo tjetra Administratë, njëra apo tjetra politike të vijë në pushtet, megjithatë, nuk mundë të ketë devijim ekstrem nga politika e përgjithshme dhe parimet e proklamuara amerikane që, nënkupton që është njëherit edhe politika e miratuar në Kongres dhe Sanat.

Gorge Floyd, vdiq në mënyrën ma mizore i cili, përkundër klithmave të tij se nuk po mundë të marrë frymë i zënën nga gjuri i policit i cili e injorojë kërkesën për ndihmë dhe shpëtim, Amerika u ngritë të bashkuar të bardhe e më ngjyrë për një akt të pa precedan.

Reagimet ishin te arsyeshme, deri të një pjese të cilës nuk i arsyetohet vandalizmi deri të shkatërrimi i pasurisë dhe rrezikimi jeta të njerëzve.

Kush ja vuri gjurin në fyt popullit të Kosovës?!

Nëse ja larguan popullit realizimin ëndrrës për ndryshim dhe largimin e gjunjëve të ish politikanëve dhe pushtetarëve të Kosovës mbi fytin e popullit, atëherë, a mos duhet përsëri përkrahur po të njëjtën politikë e zënies së fytit, largimin masivë nga vendi, posaçërisht të rinjve të rejave pa shpresë e ardhmëri, atëherë, kush duhet të vijë në pushtet.

Pa qëllim që t’i dal krah Albinit dhe Vjosës, po mos të ishin më parime e principe për të jua hekë gjurin nga fyti popullit, më siguri së, as që e kamë për qëllim që të kërkojë krijimin e ndonjë kulti të personaliteti por, pasi, nuk i kemi provuar dhe duke mos paragjykuar, megjithatë, ishte një shpresë e cila mos asgjë tjetër, ja vlente të provohet.

Është për keqardhje kur, pushtetarët të padijshëm, te pavendosur, të pa vizion dhe përkushtim, qëndrojnë në pritje të reagimit të ambasadave të shteteve mike së, siç po reagojnë ata për raste të veçanta e, pastaj të orientohen edhe këta. Kësaj i thonë, mos zot ma keq. Kjo, assesi nuk nënkupton, larg asaj që, mos të këtë bashkëpunim, posaçërisht aty ku prekët ose dëmtohet interesi dhe politika amerikane, por si nxënësi i dobëti cili e pyet mësuesin pa ndërpre për gjithçka që munde t’i zgjidhe vetë.

I kemi sjellë në hall edhe ata sikur, kur e ke një fëmijë të llastuar, dhe i pakontrolluar e që duhesh tërë kohën ta mbash për dore.

Si mundën Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë komode më udhëheqjen e deritanishme të cilët, përpos mos diturisë, mos konsekuencës në parime, ndryshim qëndrimesh sipas interesave dhe rreziqeve ndaj tyre, si “pro amerikan”, e rrotullojnë pllakën brenda 24 orëve dhe, menjëherë, në mënyrë tinëzare, bëhen antiamerikan.

Më kësi lloj politikanësh e pushtetarësh, është vështirë të shkosh në çfarëdo bisedimesh apo marrëveshje më Serbinë kur, qëllim kryesor e kanë ti mbrojnë interesat e tyre politike, deri të tentim amnestimi për krimet e supozuara të cilët, për të shpëtuar, herë janë më Amerikën e herë janë më dreqin. Pa kurrfarë qëllimi të animit politik, megjithatë, zgjedhjet janë zgjidhja, pa marrë parasysh së kush do të vijë në pushte pas votës së sovranit i cili, vërtetë do ta vërtetojë së, a është pro apo “ kundër” Amerikës për çka, duhet lënë sovranit në dispozicion, qoftë edhe i “ gabuar “, thënë kushtimisht për popullin.

Deri atëherë, do të notojmë në ujërat e panjohura dhe të rrezikshme, ndërsa, kush kurë dhe si, t’i hiqet gjuri nga fyti i popullit i vënë nga ish pushtetarët dhe udhëheqësit politik, mbetët të shpifët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat