Rama si duket u bë edhe me një profesion, tregtar detërash!

Opinione

Rama si duket u bë edhe me një profesion, tregtar detërash!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 29 gusht 2020 Në ora: 11:44
Sherif Ramabaja

Siç është e njohur dhe është shkruar nëpër media të ndryshme, Erdogani për të mbijetuar, i duhet për ta inskenuar një konflikt diku, sado lokal që të jetë.

Të gjithë autokratët dhe diktatorët mbijetojnë vetëm duke krijuar situata konfliktuoze. E ndezin propagandën se kombi po rrezikohet, i mobilizojnë masat, pastaj del shpëtimtari në skenë, dhe gjithçka pastaj vjen duke u qetësuar.

Në këtë mënyrë, për një kohë, sigurohet pushteti dhe posti, por po filloi gjendja të qetësohet, duhet ndezur krizën tjetër, sepse për ndryshe gjendja merr kahje të padëshiruar.

Po nuk eskaloi situata dikund, analizohet gjendja dhe realiteti mund të del sheshit. Aparati shtetëror duhet aktivizuar, kriza duhet pjellur, përndryshe bëhet vonë.

Greqia si përgdhelëse e EU-se, ka arritur që ta ketë përkrahjen e saj, në krizën që e ka inskenuar Erdogani. Ajo jo vetëm që ka ngritur kokë kundër krizës me Turqinë, po iu kërcënua edhe shtetit shqiptar, se do t´i zgjeroi ujerat territoriale sipas “standardeve” dhe parametrave të saj.

Pse jo, kur shtetit shqiptar i prin një udhëheqës autoritar sharlatan, siç është kryeministri Rama.

Edhe Rama njësoi si Erdogani mbetet në pushtet, vetëm duke krijuar dhe inskenuar kriza nga më të ndryshmet, sidomos ato të brendshme, sepse për kriza të jashtme, ky nuk ka tru as muskujt edhe pse e ka trupin.

Greqia po i frynë zjarrit të luftës, e ka siguruar përkrahjen dhe shpreson që në kuadër të kësaj përkrahje, ta zgjidh edhe problemin e detit me Shqipërinë.

Shqipërisë ajo shpreson t´i bëjë presion duke shfrytëzuar, hapjen e bisedimeve me EU-në. Nëse doni bisedime dhe EU, nënshkruan marrëveshjen ashtu siç e dua unë, do të kërkoi Greqia.

EU-ja, veproi njësoi edhe me Kosovën, nëse doni viza, nënshkruan dorëzimin e Çakorrit. Haradinaj e nënshkroi dorëzimin, EU-jaia tregoi bërrylin. Njësoi pritet të veprohet edhe ndaj Shqipërisë.

Rama për ta ruajtur pushtetin e vetë do të ishte i gatshëm ta ndante edhe Shqipërinë, jo vetëm t´ia dorëzoi detin Greqisë.

Me shpërthimin e krizës në Bjellorusi, Rama është i preokupuar me situatat ndërkombëtare, për t´iu ikur problemeve të parrugëdalje ku e ka sjellur Shqipërinë.

Ai telefonoi Rusinë dhe me Lavrovin këmbeu pikëpamje dhe ide se si zgjidhen krizat, sipas pikëpamjeve të Rusisë.

Sipas këtyre pikëpamjeve, Rama tha se Greqia po e i zbaton marrëveshjet ndërkombëtare dhe zgjerimin po e bënë konform ligjeve ndërkombëtare. Pra çka mbetet tjetër?!

Rama ose e ka shitur detin, ose e ka nënshkruar marrëveshjen, në këmbim të pushtetit.

Me një fjali ai ua mbylli shqiptarëve gojën dhe iu rrek krizës së Bjelorusisë. Po ashtunuk ngurroi,të paraqes kërkesë që ta vizitoi Lukaschenkon dhe të këmbej mendime, se pas 26 vitesh kur mendon të largohet nga pushteti.

Prandaj Rama ka punë më të mençur, sesa të merret me detin shqiptar mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Nëse shqiptarët nuk ndalen dhe shtrojnë pyetje pa pushuar, Rama përgjigjen e ka të gatshme : ç´na duhet deti ne.

Ilirët kishin flotë të fuqishme dhe të organizuar, kurse ne s’kemi as anije peshkimi. Me çka ta luftojmë ne flotën luftarake të Greqisë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat