Në Kosovë fitimtarë dalin kritikuesit e pushtetit, në Shqiperi e Maqedoninë e Veriut, fitimtarë dalin lavdëruesit e pushtetit.

Opinione

Në Kosovë fitimtarë dalin kritikuesit e pushtetit, në Shqiperi e Maqedoninë e Veriut, fitimtarë dalin lavdëruesit e pushtetit.

Nga: Sulejman Mehazi Më: 30 gusht 2020 Në ora: 13:30
Sulejman Mehazi

Nga të gjitha trojet shqiptare, kosovarët, janë më të vetëdijshëm e më të mençur në të votuarit, për kosovarët kutia e votimit është interes shtetëror, kurse në Shqipëri e Maqedininë e Veriut, kutiat e votimit janë interesa individuale. Kosovarët hudhin mënjanë interesat e veta individuale e familjare për të mirën kolektive, në Shqipëri e Maqedoninë Veriore lënë mënjanë interesat kolektive e votohet për interesa personale e familjare.
Kjo argumentohet me fitoren e partisë opozitare të LVV-së të Albin Kurtit. Kosovarët më shumë e duan shtetin, të Shqipërisë e Maqedonisë Veriore më shumë e duan interesin individual. Në Kosovë mediat, gazetat, portalet opozitare janë ndikuese, kurse në Shqipëri e Maqedoninë Veriore mediat, gazet, portalet që përkrahin pushtetin janë ndikuese. Në Kosovë fitimtarë dalin kritikuesit e pushtetit, në Shqiperi e Maqedoninë Veriore, fitimtarë dalin lavdëruesit e pushtetit. Populli i Kosovës është popull me vetedije të larte opozitare, kurse populli i Shqipërisë e Maqedonisë Veriore është popull me vetëdije të ulët pushtetare.

Shtojcë:
Në Kosovë opinionet opozitare janë të begatshme te qytetarët shqiptarë, në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, opinionet opozitare janë të kota e nuk zënë vend te popullata shqiptare.
Në Kosovë ia vlen të kritikoni pushtetin, në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut jo.
Në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut sa të doni kritikoni pushtetin, përsëri do fitojnë Edi Rama e Ali Ahmeti, prandaj të kota janë kritikat opozitare që nuk i dëgjon popullata e verbër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat