Pushtetarët, më në fund i favorizojnë deputetët që patën votuar në kundërshtim me nenin 70 të Kushtetutës!

Opinione

Pushtetarët, më në fund i favorizojnë deputetët që patën votuar në kundërshtim me nenin 70 të Kushtetutës!

Nga: Prof. Dr. Riza Smaka Më: 31 gusht 2020 Në ora: 10:03
Prof. Dr. Riza Smaka

Sikundër dihet botërisht , Qeveria aktuale e RK-së ,e administrauar nga z. Abdullah Hoti , ka qenë formuar edhe në saje të dy votave defektoze të deputetëve të dhëna në kundërshtim me nenin 70 të Kushtetutës si dhe, kontestimi i atyre votave, ka qenë bërë me kohë në Gjykatën Kushtetuese e cila as deri sot nuk e ka vendosur atë çështje juridike të lehtë dhe tejet të thjeshtë!Një nga deputetët publikisht ka pasë deklaruar se nuk do të votonte formimin e Qeverisë aktuale dhe vijimisht ka pasë deklaruar në Kuvendin e RK-së se bindjen e tij refuzuese për formimin e Qeverisë aktuale ia kanë pasë ndryshuar Presidenti i RK-së z Hashim Thaçi dhe ish Kryeministi i Qeverisë se RK-së z Ramush Haradinaj të cilët i paskan pasë hyrë në shtëpi pas mesnate dhe paskan pasë instistuar nga ai për të votuar për formimin e Qeverisë në fjalë. Ndërhyrja e tillë qartas ishte në kundërshtim me dispozitën e nenit 70 të Kushtetutës sipas së cilës deputeti përkatësisht deputetja e Kuvendit të RK-së kurdoherë duhet të votojë për, kundër apo të abstenojë krejtësisht pas asnjëfarë presionit, insistimit, ndërhyrjes as favorit të çfarë do natyre!Në anën tjetër një ish deputet i Kuvendit të RK-së qe ka qenë i dënuar mbi gjashtë muaj dhe për atë shkak nuk ka pasë autorizime të deputetit, ka pasë votuar për formimin e Qeverisë aktuale!Votat e tilla ishin dhe mbetën nule juridikisht , të pa efekte juridike , defektoze , diskutabile politikisht të dëmshme dhe mund dhe do të shërbenin për fusnotime ( jo të tipit të Editë Tahirit) për diskurse teorike dhe praktike ! Çështja në fjalë me kohë i ka qenë adresuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ,të cilën, edhe pse të thjeshtë e të lehtë juridikisht, as deri sot e kësaj dite nuk nuk e ka vendosur!Sëandejmi, rezulton haptas se , spekulimet e sipërpërmendura , juridikisht defektoze e politikisht intriguese dhe të dëmshme, të praktikuara gjatë formimit të Qeverisë aktuale të RK-së, Qeverinë në fjalë e bëjnë të kontestuar dhe paligjshme, aq më parë kur, nuk është e formuar as e organizuar konform me Ligjin për Qeverinë, është inflatore me numër tejet të madh dhe për aq të panevojshëm të ministrive ( të njëjtë me numrin e departmenteve të SHBA-ve ),në një anë dhe , gjendjen e tillë , në vend të kundërshtimt imediat dhe serioz, nëpërmjet zhagitjes së vendosjes së kësaj çështjeje juridike të lehtë dhe të tjeshtë, Gjykata Kushtetuese e favorizon, mbase me një me tendencë implicite për ta konvaliduar! Edhe në këtë rast , manifestohet zingjiri korruptiv i shtrirë në Ekzekutivin, Legjislativin dhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila, jo rrallë herë ,në vend të interpretimeve konsekuente e konsistente të dispozitave kushtetuese të kontestuara, ose, jashtë autorizimeve të veta ka krijuar norma kushtetuese nga prerogativa e Legjislativit, ose, ka praktikuar “ interpretime juridike “ në harmoni me politikat ditore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat