Reagim ndaj kërkesës së Vuçiqit

Opinione

Reagim ndaj kërkesës së Vuçiqit

Nga: Gani Mehmeti Më: 31 gusht 2020 Në ora: 10:53
Vuçiq

Marrë nga BOTA SOT:

Vuçiq me porosi për Hotin edhe botën: Do të flas me Merkel, jo shqiptarët të fitojnë të gjitha e serbët asgjë

Më duket se kërkesa e Vuçiqit “Jo shqiptarët të fitojnë të gjitha e serbët asgjë” është jo reale.

Këtu, me sa di unë, nuk ka garë kush çka e sa të fitojë. Këtu janë kufijt e përcaktuar nga vetë Serbia e Jugosllavia, prandaj nuk ka çka të flitet. Këta kufij janë edhe ndërkombëtarë që kur janë pushtuar trojet shqiptare prej Nishit më 1877-1878, përfshirë edhe Sanxhakun me qendër sot Novi Pazarin pas Luftës së Dytë Botërore.

Ne, edhe me këta kufij të Kosovës që janë sot, jemi humbës në territore dhe në numër të banorëve.

Serbia ka pushtuar sa një Shqipëri të sotme toka tona. Ajo nga banorët e mbetur atje i ka asimiluar të gjithë edhe në baza kombëtare në serbë dhe në bazë fetare në ortodoksë.

Serbia, përse të mos vuajë dëmet e shkaktuara në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit të kaluar, kur ndezi katër luftëra me qëllim pushtimi të tokave dhe popujve të tjerë të ish Jugosllavisë.

Serbia vetëm me dënime që meriton nga këto luftëra, do të disiplinohej, vetëdijësohej e qetësohej që edhe në të ardhmen të mos kërkojë toka e vende të huaja, çka nuk janë të sajat dhe çka nuk i përkasin.

Me Kosovën në kufijt kah i ka sot, shqiptarët nuk do të marrin gjithçka e serbët asgjë. Shqiptarët edhe kështu janë humbës në territoret tjera që mbeten nësn Serbi, shqiptarët janë humbës në rreth 15000 të vrarë, janë humbës në 1600 të pagjetur ende, janë humbës në dëmet e shkatuara ekonomike e materiale dhe në vuajtjet e traumat e popullit shqiptar të shkaktuar nga lufta e shkaktuar nga serbët.

Me këtë “Shqiptarët të mos fitojnë gjithçka e serbët asgjë” është një kërkesë e Vuçiqit për pushtime territoriale të Kosovës. Këtu nuk ka çka të kuptohet tjetër. Kjo është e rrezikshme edhe për më larg.

Kjo do të thotë se duhet të kënaqim apetitet serbe me tokat e shqiptarëve.

Thash më herët, nuk jemi në garë kush sa po fiton, por secili të qëndrojë në tokën e vetë brenda kufijëve të sotëm.

“Në takimet që do mbahen shtoi Vuçiq, do të theksoj se Serbia nuk mund të poshtërohet edhe të pranoj humbjen e të gjithave për shkka asaj që ka ndodhur ne vitet 90-ta.” – thotë Vuçiq!
Vallë, au dashka tani Serbia edhe të shpërblehet për katër luftërat e shkakutara në Jugosllavi pse kishte apetite që krejt Jugosllavia të bëhej Serbi!?

Serbia duhet dënuar ashtu sikur Gjermania fashiste.

Kjo ka bërë gjenpocid ndqaj popujve të tjerë, veçmas ndaj shqiptarëve. Vetëm kështu disiplinohet i padisiplinuari.

"Populli serb nuk duhet mos vlerësuar edhe të trajtohet si popull i shkallës së tretë që do paguaj çmimin në kafene”, tha Vuçiq.

Vallë, e kush u dashka të paguajë çmimin për gjithë ato që ata shkaktuan? U dashka që ne, shqiptarët, të paguajmë ende dhe të viktimizohemi për serbët që ata të fitojnë ende tokat tona?

Shqiptarët janë trajtuar si popull i shkallës së tretë, jo serbët, që nga Kongresi i Berlinit më 1878 e deri sot.

Nuk trajtoheni zotëri të shkallës së tretë, nëse nuk u jipen tokat e të tjerëve!...

Nëse edhe sot nuk e ka kuptuar bota dhe Merkeli se kush janë serbët, nuk di deri kur do të kuptojnë qëllimet e juaja djallëzore për pushtimin dhe përvetësimin e tokave shqiptare!...

Prandaj, kërkoj që kërkesat tuaj jo të padrejta dhe joparimore, të mos pranohen tek Merkeli dhe tek askush tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat