Shqiptarët duhet t’i vënë “zhigun” Edi Ramës! 

Opinione

Shqiptarët duhet t’i vënë “zhigun” Edi Ramës! 

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 31 gusht 2020 Në ora: 18:15
Qamil Gjyrezi

Intervista e zonjës Sonja Biserko tregoi haptas të “zezat”, që Edi Rama i ka sjellë shqiptarëve në këta 8 vite. Ndarja e Kosovës, është e zeza më e madhe që donte të bënte Edi Rama me miqtë e tij në Ballkan, Rusi dhe qarqet antishqiptare të lidhura me narkotrafikun ndërkombëtar. Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, se ishte politikani i parë që ishte pajtuar me marrëveshjen për ndarjen e Kosovës. 

Të zezat e Edi Ramës nuk kanë të mbaruar. Së fundi don t’i  fali Greqisë12 Milje det. Ky kryeministër i zi nuk la të zezë pa i bërë shqiptarëve. Rilindja sulmoi Lazaratin, dhe sot jemi vendi i hashashit, shumë problematik në Europë me drogën një pikë e zezë e kontinentit ku duam të integrohemi. Rilindja është qeveria e koncensioneve më të mëdha në botë, në kurriz të buxhetit të shtetit që po i bëjnë të zezën ekonomisë në vend.  Rilindja është kthyer në një qeveri “plehrash”, duke u bërë “biznesmene e plehrave”, që është një e zezë tjetër për ekonominë. E zeza tjetër është ekonomia e dështuar e Rilindjes, që ka sjellë papunësinë dhe varfërinë.  

Pranvera 2021 është shumë vonë për ta larguar këtë kryeminsitër që i solli shumë të këqija të gjitha shtresave në shoqërinë tonë.  

Prandaj këtij kryeministri, duhet t’i vëmë “zhigun”, “t’i bëjmë të zezën” sic thotë populli, duke e larguar, sa nuk është vonë se do të shesi jo vetëm detin por të gjithë shqiptarët. 

Turullosja e opinionit publik, gjoja me reforma dhe politikë reformatore është një strategji e zezë për t’i larguar shqiptarët, që Shqipërinë e mrekullueshme ta  gëzojë Edi Rama dhe miqtë e tij që sollën një situatë të tillë, që nuk është as “gri”, mungesa e shpresës, por ekstremi i saj e një gjendje ekonomike dhe psikologjike e Zezë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat