Lutfi Haziri, askund nuk po mund të “ngulet”!

Opinione

Lutfi Haziri, askund nuk po mund të “ngulet”!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 1 shtator 2020 Në ora: 09:19
Lutfi Haziri

Kosova “ shquhet “me personalitet e saj, sidomos kryetarin e Kaçanikut, atë të Vushtrrisë dhe Lutën e Gjilanit.

Këto tre ” personalitete “, njëherit po mburren, sidomos duke treguar “aftësitë” e tyre, me lutje nëpër xhami, pra një aksion “ shembullor “ , se si duhet të vendnumrojmë apo të mësohemi të ecim mbrapa.

O tempora, o mores, do të thërrisnin e bërtisnin të parët tanë, do të thërrisnin Rilindasit : Fishta, Noli, Faik Konica etj. Pra është për të vajtuar e tërë Kosova, se Kush udhëheq nëpër komunat tona.

A mund të pritet nga njerëz të tillë përparimi, edukimi, ardhmëria e vendit dhe rinisë.

njëfare mënyre ata haptas po bëjnë me dije se kush janë. Prandaj të veprohet, sa sështë bërë vonë. Ata po japin sinjale dhe po bëjnë thirrje për ndihmë.

Kur një kryetar i komunës deklaron dhe vepron në këtë mënyrë, atëher çfarë mund të presësh nga të tjerët.

Në vend se të ishin shembull dhe të punojnë që ta ngrisin cilësinë e arsimit, ata na e tregojnë rrugën e destruktivitetit dhe kërkojnë të na kthejnë me qindra vite mbrapa,

Në vend se të angazhoheshin, të hapnin sa më shumë kopshte për fëmijë, shkolla profesionale për të rinjtë, rikualifikime, vende pune dhe të rreken me problemet e popullit, ata na tregojnë “ rrugën “ se ku është “ ardhmëria “ e jonë ( mjerimin).

Është çudi se si këta kryetar komunash akoma nuk kanë filluar që t´i hapin legalisht shkollat e kuranit dhe t´i mbyllin shkollat e dijes, po ndoshta në mënyrë ilegale veprojnë ashtu. Edhe kjo mund të pritet nga njerëz të tillë, dhe kryetar të tillë komunash.

L. Haziri që njihet me deklarata kontroverse u lajmërua sërish dhe Serbisë ia premtoi 17 fshatra nga veriu i Kosovës.

Ai bëri me dije se nëse Thaçi nuk mund ta ushtroi rolin e tij dhe kryeministri Hoti këmbëngul në mosndryshimin e kufirit, është Lutfi Haziri ai që premton dhe ofron zgjidhjen.

Lutfi Haziri që shpesh quhet nga mediat dhe gazetarët si, tuxhari i Gjilanit apo mulla Lutfiu, po kërkon që ta marr rolin që mendon se i takon, atë të kryeministrit, kryetarit të LDK, pse jo edhe kryetar i shtetit.

Shumëkush mendon si ai. Ka të drejtë, do të përgjigjeshin simpatizantët gjysmëanalfabeta dhe analfabeta të tij . Pse mos të bëhet ai kryeministër. Zotit i lutet 5 herë në ditë. E freukenton xhaminë rregullisht. Bajramin e fal edhe ai nëpër sheshe të Kosovës.

Nëse Luta ende nuk ka qenë në haxh, me siguri e planifikon të shkoj. Corona një ditë do zhduket. Pra të gjitha kriteret e një “politikani” të kalibrit të lartë i plotëson.

Hoti është kukull e Thaçit dhe Isa Mustafës, kurse mulla Luta, pajtohet dhe gjenë, gjuhë të përbashkët me të gjithë. Kryesorja qëndron në një linjë me idetë dhe çëndrimet e Thaçit.

Me Isa Mustafën kuptohet, sepse ate mund ta josh me postin e presidentit, të cilin post e ëndërron dhe nuk pajtohet të vdes, pa u bërë kryetar shteti.

Me Vucicin, po ashtu kuptohet sepse është për këmbim të territoreve Kosovë - Kosovë, kurse me EU-në dhe qëndrimin amerikan nuk do të kishte mosmarrëveshje, bëhet vegël e secilit.

Pra pse Luta ta duroi Hotin, kur mund t´ia rrëmbej kryeministrinë. Ndoshta para se ta marr kryeministrinë, më me dëshirë do t´i kishte vizituar vendet e shenjta islame që të bënte lutje, për t´i shkuar punët mbarë dhe ta kurorëzonte ëndërrën e tij, marrjen e Luginës, në këmbim të gjysmës së Kosovës.

Flisni kush çka doni e si të doni : Luta profesionin nuk mund ta ndërroi, ai do të mbetet përherë dhe me krenari, mulla Luta nga Gjilani. Nëse dështon në politikë, mund ta marr Bashkësinë Islame të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat