Dritan Abazi(viq) hiqni dorë nga koalicioni me  forcat serbe (fryma ruse) në Mal të Zi

Opinione

Dritan Abazi(viq) hiqni dorë nga koalicioni me  forcat serbe (fryma ruse) në Mal të Zi

Nga: Skënder Karaçica Më: 4 shtator 2020 Në ora: 06:14
Skënder Karaçica

Pas zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi,në skenën politike erdhën forcat pro serbe dhe (fryma ruse).Në këtë rrjedhë doli si pula e lagur nga shiu edhe subjekti politik(sh)qiptar (URA)ose me emërtimin provokativ,,E zeza në të bardhë)me djalin e ri nga Ulqini,Dritan Abazi(viq)!Tërë kolovajza politike e subjekteve politike në fushën e opozitës malazeze kishte të vetmin qëllim rrëzimimin e pushtetit tridhjetë vjeçar të DSC-së të Milo Gjukanoviq.

Tashti koha po tregon se qëllimit ia kanë arritur opozita e deridjeshme malazeze në Podgoricë dhe pushteti  Gjukanoviq do të shkojë në opozitë,që si thonë këtu le të lëshojë udhën proceseve demokratike,të pushtetit me trajta të vlerave për qytatarët,shteti malazez më afër me proceset evropiane të shoqërive të lira,për afirmimin  e këtyre vlerave në zhvillimin e gjithmbarshëm shoqërorë,të ndarjes ndërkombëtare të punës (tregëtisë së lirë)në BE dhe NATO.

Në të gjitha zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi,çështja shqiptare në hapësirën e vet etnike ka mbetur jo vetëm si pakicë kombëtare,por në rrethanat e tashme kur BE-ja dhe Washingtoni zyrtar kanë kërkuar nga vendet ish-komuniste dhe për Malin e Zi,që çështja e lirive dhe të drejtave njerëzore të jetë në planin e parë të ligjeve kushtetuese të këtyre vendeve në transicion,sidomos për pakicat që jetojnë me shekuj në hapësirën e vet etnike.Për shqiptarët në Mal të Zi kjo nuk ndodhi,

ndonëse sot e gjithëditën,ata jo vetëm që iu nënshtruan,,ligjeve demokratike,,në letër(sic!),por atyre nuk iu ndalë diskrimini në fushën e të drejtës për gjuhën amtare(shqipe)kur mbiemrat e tyre nga gjuha shqipe ua mveshin një (viq)mbrapa për të degraduar sa më shumë të drejtën për të folë e për të shkruar gjuhën e tyre amtare.

Po një këso trajte denigruese e ka edhe familja e Dritan Abazi(viq)nga Ulqini,i cili si pjesë e ,,opozitës së bashkuar,,më shumë po flet për të ardhmen e shtetit malazez pas rrëzimit të pushtetit Milo Gjukanoviq dhe asnjë fjalë për çështjen shqiptare në këto hapësira etnike,që ka mbetur në margjinat e kohës e të regjimit në Podgoricë.

Nuk e kemi të qartë dhe besoj se as shqiptarët në Mal të Zi nuk e kuptojnë lojën politike që po luan Dritan Abazi(viq),i cili pa asnjë kriter dhe platformë kombëtare dhe politike u është bashkuar krahut politik me orientim pro-serb dhe në (frymën ruse),që,një ditë jo të largët këta zëra të ,,fitorës demokratike,,do të marrin përgjigjen se çfarë do të ndodhë me shtetin malazezë dhe rrugëtimi i saj drejtë BE-së dhe në institucionet relevante ndërkombëtare nën dirigjimin e frymës serbe dhe ruse në këtë pjesë të Ballkanit.Forcat e rreshtuara në plaformën e ,,demokracisë së vonuar,,do të lëvizin edhe shumë çështje tjera në relacionet diplomatike me shtetin e Kosovës,ndonëse këtu kisha ortodokse serbe si dorë e zgjatur e pushtetit të ardhshëm në Podrgoricë,do të ndezë shpirtërat e qytetarëve malazezë me emrin e

besimit fetar për të lëkundur themelet e shtetit dhe,më gjasë me disa skenarë të sajuar ndër vite në Beograd dhe Moskë për trazimet të reja në këtë pjesë të Ballkanit.

Në fokus të rrjedhës aktuale,do të ishte mirë,që në dritën e fakteve dhe se si po shkojnë punët në qeverisjen e ardhshme të ,,fitorës së opozitës së bashkuar,,me djalin e ri shqiptar nga Ulqini,Dritan Abazi(viq)në Podgoricë,që në emër të shqiptarëve të tërhiqet nga ,,pushteti ri malazezë,,do të bëhet pjesë e qeverisjes së partisë së Milo Gjukanoviq.Kjo,ndoshta, ndokujt do t`i duket paksa ,,absurde,,

por ne konsiderojmë se prej dy të këqijava,përafrimi i subjektit të Dritan Abazi(viq)me partinë e Milo Gjukanoviq do të ishte ,,shpetimi i Malit të Zi,,ashti siç po thotë ambasadori i këtij vendi fqinj në Kosovë,z.Dinosha pa përmendur fare çështjen shqiptare në margjinat e kohës dhe të ligjeve kushtetuese në  Mal të Zi(!).

Dritan Abazi(viq)e keni porosinë nga Amerika e largët,mendoni dyherë dhe njëherë e mirë vendosni se me ,,opozitën e bashkuar,,me frymë serbo-ruse nuk ka asnjë proces të ri (demokratik)në Mal të Zi dhe aq më pak për shqiptarët të degraduar me ligjet aktuale të Kushtetutës,për të cilët edhe në sallën e parlamentit në Podgoricë e kanë të ndaluar të thonë të vetmën fjalë të gjuhës shqipe,,Mirëdita,,(sic!).

Dritan Abzi(viq)kthehuni tek partia e Milo Gjukanoviq e jo në krah me ,,pushtetin e ri,,në Mal të Zi që i fituan zgjedhjet paralamentare nën bajrakun serbo-rus,sespe nesër do të jetë vonë tepër vonë për ty dhe për shqiptarët në hapësirën e vet etnike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat