Kosova në udhëkryq, BE-ja e dyshimtë nese janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave

Opinione

Kosova në udhëkryq, BE-ja e dyshimtë nese janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave

Nga: Ragip Guraziu Më: 4 shtator 2020 Në ora: 06:21
Ragip Guraziu

“Pavarësisht a do të ndodhë apo jo një proces i rivlerësimit, vetë ngritja e kësaj pikëpyetje tregon se është papërgjegjësia totale e politikës dhe sistemit të drejtësisë të kapur nga politike, ai faktori kyç që po i mbajnë të izoluar qytetarët e Kosovës dhe të privuar nga e drejta e lëvizjes së lirë, për fajin dhe gabimet e udhëheqësve shtetëror të Kosovës”. 

BE-ja është akoma e dyshimtë nëse Kosova i ka plotësuar në mënyrë të qëndrueshme kushtet për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Tash me të drejtë shtrohet pyetja se kujt ti besojmë, derisa BE-ja neve kosovarëve na shikon me një sy ndryshe, apo është papërgjegjësia totale e politikës dhe sistemit të drejtësisë të kapur nga politika, faktor kyç që po na mbajnë të izoluar neve qytetarëve të Kosovës, të vetmit në rajon të privuar nga e drejta e lëvizjes së lirë. Mos vallë po rrezikon Kosova, që për shkak të rezultateve tepër negative në fushën e sundimit të ligjit, ta humbë edhe shansin e këtij, viti, që duke pasur mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë, ta përfiton më në fund liberalizimin e vizave. Kjo është një mundësi reale dhe e pritshme sepse politike Kosovare që po qeverisë me vendin është duke u sjellë si në mjegull, në rrugë pa krye. Sundimi i ligjit, veprimi i institucioneve të drejtësisë ka kohë që është harruar. Nuk kemi asnjë lajm që flet për ballafaqimin me abuzimet serioze që ndodhin në vendin tonë, krimin e organizuar e korrupsionin pandemik. 

Prandaj vërtetë është shqetësues lajmi që është lansuar së fundi nga vetë zyrtarët e BE-së sipas të cilëve janë disa shtete të BE-së që po i kërkojnë Komisionit Evropian rivlerësim nëse Kosova i ka plotësuar në mënyrë të qëndrueshme kushtet për liberalizimin e vizave. Edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon Taubadel, ka publikuar përgjigjen që ka marrë nga Sekretari i Brendshëm i Gjermanisë rreth procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, ku siç thuhet në letrën e Stephan Mayer, dhe siç potencon edhe vetë Cramon, disa prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë të pakënaqura me performancën e Kosovës në procesin e plotësimit të kushteve, sidomos në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto zhvillime gjithsesi janë dekurajuese dhe paralajmëruese për të na treguar se falë kësaj kaste të pa përgjegjshme politike në pushtet, edhe këtë vit do ta kalojmë pa e marr dritën e gjelbër të lëvizjes së lirë, pa viza. Vetë Stephan Mayer në letrën e tij pohon se shtetet anëtare të pakënaqura kanë kërkuar që Komisioni Evropian të bëj një rivlerësim të vendimit në të cilin konstatohet se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave. Pavarësisht a do të ndodhë apo jo një proces i rivlerësimit, vetë ngritja e kësaj pikëpyetje tregon se është papërgjegjësia totale e politikës dhe sistemit të drejtësisë të kapur nga politike, ai faktori kyç që po i mbajnë të izoluar qytetarët e Kosovës dhe të privuar nga e drejta e lëvizjes së lirë, për fajin dhe gabimet e udhëheqësve shtetëror të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat