Izraeli i do myslimanët nga Dardania

Opinione

Izraeli i do myslimanët nga Dardania

Nga: Gani Mehmetaj Më: 5 shtator 2020 Në ora: 10:26
Gani Mehmetaj

Pranimi i ndërsjellë Dardani -Izrael me cyti të mendoj për trupën diplomatike që do ta dërgonim në Jerusalem. Meqë qenkemi shumica myslimanë, ashtu po thonë politikanët tonë, që kanë hëngër bakllava turke, ashtu i kanë falsifikuar regjistrimet e popullatës, ashtu e bindën edhe Amerikën, në Jerusalem do ta dërgoja ambasador Dom Lush Gjergjin. Ai do t'u tregonte botës se si duhet atdheu me "shumicë myslimane".  Pinjolli i Gjergjit të madh, do t'u shpjegonte me dashuri pelegrinëve të mbarë botës kur të vijnë në Izrael për Dardaninë e shenjtë (Dardania sacra)  dhe për lavdinë e dardanëve e të arbërorëve.

Dy miqtë e mi, pastorët protestantë, për të cilët dyshoj se në regjistrimin e popullsisë,  ashtu sikurse edhe mua, administrata jonë na ka fut nw thesin me shumicën myslimane, do ti dërgoja të përhapnin  fjalën e Krishtit në Palestinë, shtetet arave, deri në Pakistan.

Në Afganistan do ta dërgoja Gzimin e Rugovës, sepse dikur nga atje kanë ardhur të parët e tij në hejbe gomarësh. Le ti kthehet rrënjëve.   

Në shtetet arabe që na kanë pranuar nga presioni amerikan, kemi dërguar hoxhallarë në vend të diplomatëve, për t'u treguar se jemi të përkushtuar ndaj fesë.

Pranimi i Izraelit dhe hapja e ambasadës sonë në Jerusalem, na hapi horizonte të reja. Kemi edhe disa vëllezër të gëzimave e nexhave që mund ti nisim nga Kirgizia në Pakistan.

 Pranimi i ndërsjellë Dardani-Izrael edhe pse na zhvendosi përkohësisht në Lindje të Mesme, na hapi horizonte të reja diplomatike.  Lumë ata që do të kenë fatin të shkojnë në Jerusalem si përfaqësues të shtetit myslimanë, Izraeli i do myslimanët nga Dardania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat