Presidenti serb Aleksandër Vuçiq mori dhuratë(çelësin) e Shtëpisë së Bardhë

Opinione

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq mori dhuratë(çelësin) e Shtëpisë së Bardhë

Nga: Skënder Karaçica Më: 5 shtator 2020 Në ora: 17:12
Skënder Karaçica

Në takimet e djeshme në Washington të dyja delegacioneve Kosovë-Serbi në ndërmjetësimin e presidentit Donalt Tramp për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy popujve shqiptar dhe serb dhe nënshkrimi i marrëveshjes ekonomike me (befasinë)që erdhi nga Tel Avivi,ku shteti i Israelit e njohu zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës,ishte lajmi që mori dhenë në tërë botën.

Presidenti serb Aleksanër Vuçiq posa hyri në zyrën reprezentative  të presindetit Tramp,me vete kishte sjellë një dhuratë të çmuar prej ari(sic!)për të nderuar presidentin amerikan,ndonëse të gjitha qeveritë serbe dhe Beogradi zyrtar tash e një shekull saherë që janë takuar në kancelaritë ndërkombëtare nëpër botë dhe në Amerikë,kanë ditur të sillen më ,,mirësjellje diplomatike,,që të afrojnë tipare të miqësisë me të tjerët.

Në shkekullin  e kaluar,kryeminstri i Serbisë Nikolla Pashiqi që populli shqiptar dhe Kosova e njeh në historinë e përgjakur si njeriu më anti shqiptar dhe me duart e përgjakura me gjakun shqiptar,posa kishte hyrë në Shtëpinë e Bardhë dhe takimi me presidentin e kohës në Amerikë,kishte dathur këpucët e tij dhe jashta protokollit zyrtar(sic!)i kishte thënë presidentit amerikan:

,,Shkelqësi,lutemi ma shpetoni Serbinë,,(!).

Po kështu,presidenti serb A.Vuçiq po në stilin e njohur të diplomacisë serbë në Washington dhe në zyrën e punës të presidentit Donald Tramp veçsa nuk i tha fjalët e Nikolla e Pashiqit,,Shpetoma Serbinë,,(sic!)ia dhuroi një dhuratë të çmuar prej ari presidentit Donald Tramp,ndërsa i pari i shtetit amerikan për presidentitn e Serbisë në frymën e miqësisë,ndonëse për orët historike të krimeve deri në shakllë të gjenocidit që pati bërë Serbia ndaj shqiptarëve dhe Kosovës në shekullin e kalaur,kjo shihej dje me buzëqeshjen e diplomacisë,ku,

presidenti serb tevona u nderua kogja mirë nga presidenti Tramp,i cili për të parin e Serbisë ia dhuroi (çelësin)e Shtëpisë së Bardhë në Washington(sic!).

Ndonëse dje ishte katërvjetori i shënjëtrimit të Nëna Terezë,si nuk u shkoj për dore dhe në kujtesën e organizimit të protokollit të udhëtimit për në Washington të delegacionit shtetërorë të Kosovës,që me vete të merrnin Librin studimor në gjuhën angleze të Dom Lush Gjergji për biografinë e shpirtit human dhe liridashës të Nënës Terezë(Nëna Shqiptare),që për administratën e presidentëve në Shtëpinë e Bardhë në Washington:Regan,Bush,Klinton,Obama

kishin një respekt të veçantë dhe në sajë të veprës humanitare të saj një ndjenjë respekti edhe për popullin shqiptar në hapësirën e tij etnike në Ballkan.

Dje ishte momenti i duhur që delegacioni shtetërorë i Kosovës në Shtëpinë e Brdhë në Washington dhe në zyrën e presidnetit Donal Tramp,para të pranishmëve të kabinetit të tij dhe para syve të presindetit të Serbisë Aleksandër Vuçiq të dhuronin librin historik të NËNË TEREZËS SHQIPTARE presidentit mikpritës të këtij takimi Kosovë-Serbi në Washington.

Me rastin e lajmit (befasi diplomatike)kur kryeminsitri Natanjahu e konfirmoi zyrtarisht nga Tel Avivi zyratar se Israeli njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës,që,sipas paraqitjes së tij pa ndonjë prapavijë,por me një konotacion paksa jashtë kohës,ndonëse Kosova nuk është ,,shtet mysliman,,(sic!)por sipas Kushtetutës dhe realitetit historik se shqiptarët me tiparët e tyre gjuhësore,të kulturës dhe të traditës është populli më vjetër në truallin e Evropës dhe shtet sekular sa i përket tre besimeve fetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat