Dështim epokal, apo fillimi i ndarjes së vendit

Opinione

Dështim epokal, apo fillimi i ndarjes së vendit

Nga: Gani Qarri Më: 6 shtator 2020 Në ora: 13:22
Gani Qarri

Heqja dorë kaq lehtë dhe pa asnjë rezistencë të paktën minimale protokollare e delegacionit amator të Kosovës nga njohja e pavarësisë edhe në bisedimet e zhvilluara në Uashington, futja e vendit në "Minishengen-in" serb apo minijugosllavinë e Aleksandër Vuçiqit, pa u njohur më parë si shtet i pavarur nga Serbia, as hequr paraprakisht Kosova nga kushtetuta e shtetit serb, por me statusin e krahinës së Serbisë, ashtu siç pretendonte gjithmonë Vuçiqi, pajtimi i Avdullah Hotit & CO për anulimin e pikës 10 të marrëveshjes, në të cilën parashihej njohja reciproke me Serbinë dhe zëvendësimi i saj me involvimin e Serbisë në resurset jetike të vendit, si Ujmani sot, nesër Trepça, pasnesër Brezovica e kush e di edhe çfarë tjetër,ku si pikë kufitare me Serbinë i referohet vetëm Merdares por jo edhe pikave Bërnjak e Jarinje në Veri, akte të tilla,i paraprijnë ndarjes së Kosovës, e këtë tmerr nuk ka mundur ta paramendojë askush, para shkuarjes së Avdullah Hotit në SHBA si udhëheqës i delegacionit adoleshent të Kosovës për dialog.

Në gjithë këtë zallamahi, Injoranca "fshatareske" arriti kulmin, kur Serbia me lehtësi marramendëse dhe pa asnjë kundërshtim parimor, qoftë edhe vetëm protokollar, të delegacionit amator të Kosovës, jo vetëm që arriti në mënyrë krejtësisht elegante, të lehtë dhe pa kurrfarë rezistence, ta eliminojë nga marrëveshje pikën 10 që detyronte Serbinë ta njoh pavarësinë e Kosovës, por ajo u bë hisedare edhe në resurset tona jetike, futi Kosovën në minijugosllavinë e ideuar prej Vuçiqit me emrin e famshëm "Minishengen", jo vetëm pa e njohur si shtet më vete, por as pa e hequr fare Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë si territor i saj, si dhe i imponoi edhe moratorium vendit tonë, të paktën për një vit, të mos guxojë të paraqesë as kërkesë të thjeshtë për anëtarësim në cilëndo nga organizatat ndërkombëtare.

Ndaj lind pyetja e patejkalueshme se me çfarë statusi politik mori për sipër Avdullah Hoti, që ta fus Kosovën në "Minishengenin" e Vuçiqit, dikur të kundërshtuar fort dhe shumë fuqishëm nga vet LDK dhe Isa Mustafa, së bashku me krejt spektrin politik të vendit, duke i hapur kështu rrugën shtetit okupator serb, që përveç Ujmanit, në hapin e radhës, të bëhet hisedarë edhe në pasuritë e Trepçës, siç ka nisë të deklarojë publikisht, qysh tani,presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi, pas suksesit që korri kundër Kosovës edhe në Uashington.

Nëse Hoti nuk gjeti harta dhe thika në tavolinë,politikat e larta të të cilit, nuk i kuptuaka as kryetarja e Parlamentit dhe bashkëpartiakjka e tij, zonja Vjosa Osmani,për cilat arsye nuk e pranoi z. Ramush Haradinaj variantin e parë të ndarjes së liqenit të Ujmanit me Serbinë, i cili u dashtë të ndryshohet për të mos u prishur Qeveria?

Si dhe pse pati nevojë kaq urgjente të reagonte menjëherë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje dubioze, dashamiri dhe miku i sinqertë i shqiptarëve, kandidati për president të SHBA-ve, z. Joe Biden, duke deklaruar se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur dhe jo pjesë e Serbisë, nëse çdo gjë ishte aq në rregull dhe perfektë në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, siç mundohen ta shesin shkurtabiqët e LDK-s, Skënder Hyseni dhe Avdullah Hoti.

Bërja e Serbisë me kaq lehtësi hisedare edhe në resurset e vetme jetike të Kosovës nga vet delegacioni amator i shtetit tonë, dhe referimi vetëm i një pike kufitare me Serbinë si Merdare por jo edhe pikat kufitare në veri, mbrojtja e të ashtuquajturave të "drejta fetare" dhe eksterritorialiteti i kishave serbe në Kosovë, në vend të trajtimit të problemit kombëtar e territorial të shqiptarëve të Kosovës Lindore, si dhe miratimi i moratoriumit të imponuar njëvjeçar të Aleksandër Vuçiqit për mos-anëtarësim të Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, vetëm për të plotësuar teket e Serbisë, nuk ka mundur të paramendohet më keq, as të konceptohet kurrë si dështim më i rëndë dhe humbje më e madhe se kjo për Kosovën, dhe atë mu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA-të ishin i vetmi vend në botë prej nga Kosova idealizonte dhe kishte shpresat më të mëdha se kurrë nuk do të kthehej kokulur dhe me humbje të tillë zyrtare të paketuar në çantën e dialogimit, por ja që tuba e kalamajve "minoren" me veprime pubertere, të dërguar kinse në emër të dialogut nga jugonostalgjiku Isa Mustafa, për ekskursion në SHBA, pas dështimit të trishtë epokal në bisedime, një shëtitje luksi rreth njëjavore atje, dhe bërjes së Serbisë edhe zyrtarisht hisedare me të drejta të plota në Ujman, do të vije të na shes me pompozitet, humbjen për fitore, deri në dështimin tjetër të radhës, që me njerëz të tillë, me siguri Kosovës pritet ti vie shumë shpejtë, pa përmendur as shënuar fare, asnjë hap të vetëm, në përmirësimin e të drejtave kombëtare e statusore të shqiptarëve në Kosovën Lindore.


Ndaj cilido që e quan fitore këtë humbje katastrofale të Kosovës, në ballafaqim me Serbinë, ai o nuk e njeh fare funksionimin e politikave ndërshtetërore, ose është i sëmurë mental, nëse jo edhe renegat i përbetuar i shitjes së qëllimshme, të interesave jetike të popullit dhe shtetit të Kosovës.

Kosova në vend se të mos-pranonte as të ulej në tryezë të bisedimeve me një kriminel si Vuçiqi, përfaqësuesit e saj kalamaj me nguti prej minorenësh në pubertet e nxorën përsëri presidentin serb Aleksandër Vuçiqin si fituesin më të madh të kësaj runde të bisedimeve, duke bërë që Kosova të dështojë edhe një herë kaq rëndë, në procesin e stërzgjatur të dialogut me Serbinë.

Delegacioni adoleshent i Kosovës e ndihmoi të dal serish fitues, bashkëpunëtorin dhe ministrin e Millosheviqit si dhe bashkëpjesëmarrësin në krimet dhe gjenocidin më barbar mbi shqiptarët gjatë viteve të luftës në Kosovë, mijëra kufoma të të cilëve që nga kidnapimi e masakrimi i tyre edhe si ish kryeministër dhe tani president aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi vazhdon ti mbajë ende peng në Serbi, për më tepër se 21 vite me radhë, i cili përkundër të gjitha bëmave kriminale, humbjes së luftës dhe dëbimit të forcave okupuese serbe nga Kosova,falë politikës së lartë “inteligjente” të Avdullah Hotit e bëri Serbinë serish edhe zyrtarisht hisedare në resurset më jetike të Kosovës.

Madje pikërisht shkaku i mosdijes së delegacionit amator të Kosovës, Vuçiqi përveçse siguroi hise për Serbinë në ujin dhe energjinë që prodhohet nga hidrocentrali i Ujmanit në thellësi të Kosovës, garantoi për Serbinë, pa asnjë kompensim të gjithë tregun e Republikës së "pavarur" të Kosovës, dhe disa miliarda dollar investime nga SHBA, vendosi Kosovën nën "Karantinë" njëvjeçarë, duke ia ndaluar të parashtrojë qoftë edhe një kërkesë të vetme për anëtarësim në cilëndo organizatë ndërkombëtare, apo ndoshta edhe më tepër, pasi që për momentin, ende nuk dihen të gjitha detajet e kësaj marrëveshje të “panjohur”.

 

Për lexuesit që nuk e dinë, Ujmani është liqeni më i madh në gjithë Republikën e Kosovës dhe furnizon me ujë termocentralin Kosova B, Trepçën në Mitrovicë, Ferronikelin në Drenas, Prishtinën me rrethinë por dhe Bujqësinë e Kosovës, i cili ka rreth 12 kilometra katrorë dhe me 2/3 e tij shtrihet në shtetin tonë, ku vetëm kohët e fundit, nga Qeveria Gjermane dhe ajo austriake, janë dhënë donacione disa dhjetëra milionëshe dhe në koordinim me Komunën e Prishtinës, mbi 35 milionë euro janë investuar vetëm për ndërtimin e Fabrikës së Ujit në Shkabaj, e cila mbushet po ashtu nga Liqeni i Ujmanit dhe furnizon me ujë tërë Prishtinën dhe qytetet përreth.

Sipas ish udhëheqësve të vendit dhe dëshmitarëve të gjallë okularë, e Liqeni i Ujmanit është nisur qysh më 1964 me nismën e Hidro-Ekonomis së atëhershme të Kosovës dhe ka qenë i paraparë vetëm për nevoja të Kosovës, është ndërtuar me kredinë e marrë nga Kosova në Bankën Botërore për Ndërtim e Zhvillim, të nënshkruar jo nga Serbia e cila ka tentuar qysh atëherë ta pengojë ndërtimin e tij, por nga Tito si ish president i Jugosllavisë dhe shpronësimi i tokave ku duhej të bëhej akumulimi i ujit në gjithë gjatësinë e liqenit, përfshi edhe një të tretën e pjesës së mbetur nën Serbi, është bërë me paratë e Kosovës.

Ndaj bazuar në këto fakte, Serbia ka dështuar në të gjitha përpjekjet e saj të deritanishme dhe ka humbur edhe kontestet gjyqësore, për përdorimin e njëanshëm të ujit të këtij liqeni, të cilës për tu bërë hisedare në përdorimin e tij, i duhej pikërisht një marrëveshje si kjo në Uashington.

Kështu që me marrëveshjen e re të sapo-nënshkruar në Uashington për ndarjen e resurseve të këtij liqeni, Serbia tanimë u bë edhe ligjërisht, hisedare e këtij resursi jetik të Kosovës dhe me ujin që tash e tutje, shteti serb do t`ia marrë Kosovës nga Ujmani, planifikon të ndërtojë disa minihidrocentrale në Rashkë dhe Kralevë, për ta vendosë vendin tonë, para vështirësive katastrofale, jo vetëm për ujë të pijes, por edhe për bllokimin e ekonomisë edhe ashtu të vogël të Kosovës, përfshi bllokadën e punës në termocentralet për prodhimin e rrymës në Obiliq, punën në Trepçë, Ferronikel etj.


Ndaj po e përsërisë edhe një herë se cilido që guxon ta quaj fitore këtë humbje katastrofale të Kosovës, në ballafaqim me Serbinë, ai o nuk e njeh fare funksionimin e politikave ndërshtetrore, ose është i sëmurë mental, nëse jo edhe renegat i përbetuar i shitjes së qëllimshme, të interesave jetike të popullit dhe shtetit të Kosovës.

Lajmi i vetëm i mirë për Kosovën, me 4 shtator 2020, ishte vetëm ardhja e një njohje të re, si ajo nga Izraeli, pas zhgënjimit të gjatë gati trevjeçar, pa asnjë njohje ndërkombëtare, që nga paraqitja publike e kërkesës renegate të kuislingut Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës.

Përndryshe me këtë marrëveshje, asgjë tjetër nuk ka fituar Kosova, siç u munduan ta shisnin për fitore, dështimin epokal të delegacionit të Kosovës në SHBA, shkurtabiqët e LDK-s, Skënder Hyseni dhe Avdullah Hoti, përveç premtimit për investimin e një miliardi dollarësh nga SHBA, të cilat edhe ashtu, në gjendjen kaotike dhe vakumin ligjor që tash e mbi dy dekada dominon në Kosovë, duhet kohë për plotësimin e kushteve që ato të mund të investohen në zhvillim dhe të mos bien serish në duart e hajnave dhe kriminelëve që tash e 20 vite sundojnë si mbretër Kosovën.

Duke ditur rëndësinë që ka për gjithë Kosovën ky liqe bashkë me ujin që akumulon, kryeministri pikësëpari nuk do duhej fare të pranonte të bisedonte për Ujmanin dhe as integrimin e Kosovës në "Minishengen-in" serb, pa u njohur, së pari vendi ynë nga Serbia si shtet i pavarur.

unë personalisht as që e dëgjova, qoftë edhe një herë të vetme kryeministrin e vendit, t`ua shpjegojë shqiptarëve se me çfarë statusi e futi ai Kosovën në "minijugosllavin" e Vuçiqit të ashtuquajtur "Minishengen" përderisa iniciuesi i minishengenit, Aleksandër Vuçiq dhe shteti i tij, jo vetëm që nuk e kanë hequr Kosovën nga Kushtetuta serbe dhe nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, por ende vazhdojnë ta konsiderojnë si pjesë të saj, kështu që ato të cilat ndodhën në Uashington, vërtetë janë të papranueshme dhe duhet të kundërshtohen fuqishëm nga të gjithë shqiptarët.

Ta bësh Serbinë hisedare në ujë dhe energji të Ujmanit, të hysh në "Minishengenin" e saj, i konsideruar jo si shtet por si krahinë e Serbisë, t`ia hapësh tregun qindra milionësh një vendi të tillë agresiv dhe ish okupator me qëndrime gjithnjë e më armiqësore kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës, pa asnjë kompensim, të shkosh në bisedime si dhia për ti marrë brirët, dhe ti lësh atje edhe veshët, duke e goditur Kosovën edhe me një humbje dhe gostitur Serbinë serish me fitore kaq të lehtë, këtë dinë ta bëjnë vetëm njerëzit e lindur për dështime siç janë dëshmuar gjithmonë shqiptarët dhe askush tjetër në rajon dhe botë.

Heqja dorë e Avdullah Hotit me kaq lehtësi nga njohja reciproke me Serbinë, futja e Kosovës në "Minishengen", si krahinë e shtetit serb, bërja e Serbisë hisedare në resurset më jetike të vendit tonë, mostrajtimi i çështjes së shqiptarëve në Kosovën Lindore, por në vend të tyre, “të drejtat fetare” dhe eksterritorialiteti i kishës serbe në Kosovë, si dhe moratoriumi njëvjeçar për mos anëtarësim të Kosovës në asnjë nga organizatat ndërkombëtare, nuk e di se çfarë humbje më e madhe do të mund ti ndodhte Kosovës, përveç, ruana Zot, ndarjes së saj.

Ndaj çdo marrëveshje, që futë Kosovën si krahinë të Serbisë në të ashtuquajturin “Minishengen” serb, cenon sovranitetin e vendit, kufijtë e karakterin unitar të Republikës si dhe resurset jetike nga të cilat furnizohet populli me ujë dhe mbahet gjallë ekonomia e shtetit tonë, qoftë ajo e nënshkruar edhe nga Avdullah Hoti, Meliza Haradinaj e ndonjë kalama tjetër i të ashtuquajturit delegacion i bisedimeve, për Kosovën dhe popullin e saj duhet të jenë të papranueshme dhe të hidhen poshtë me vendosmëri, njëherë e përgjithmonë, nga të gjithë shqiptarët.

Dhe për fund, një marrëveshje e formës së tillë, që cenon në mënyrë kaq të vrazhdët statusin e shtetit të Kosovës si vend i lirë dhe i pavarur, të cilën të vetmit që e përshëndetën ishin shitësi i Detit dhe Jugut të Shqipërisë Edvin Kristaq Rama, dhe kuislingu Hashim Thaçi, ata që ndër vite u përpoqën dhe luftuan me të gjitha mjetet dhe mënyrat, për ta ndarë e copëtuar edhe Kosovën, si dhe bërë pikë e pesë, serish shqiptarët edhe në trojet tona tashmë të lira ernike, për Kosovën dhe popullin e saj, akte si këto, duhet të jenë të papranueshme dhe të hidhen poshtë me vendosmëri nga të gjithë shqiptarët, njëherë e përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat