A thua është Vuçiqi aq i mirë sa është Hoti i keq?

Opinione

A thua është Vuçiqi aq i mirë sa është Hoti i keq?

Gani Mehmetaj Nga Gani Mehmetaj Më 6 shtator 2020 Në ora: 16:09
Avdullah Hoti, Aleksandar Vuçiq

Mikun tim Emin Azemin e kishte mrekulluar Vuçiçi dhe konferenca për shtyp  që  paska mbajtur në Beograd. Mu duk se do të dilte prej binarëve me lavdet që ia bënte të parit të Serbisë. Nuk dallonte nga ajo mendësia e gjyshërve tanë analfabetë që dikur thoshin nga zemërplasja: s'ka më të mençur e më patriotë se serbët, s'ka me të zotët se ata. Gjyshërit tanë ishin të skllavëruar e të terrorizuar nga serbët, nga skllevërit s'kishe ç'prisje më shumë, por nga Emin Azemi prisja më shumë.  

Për të përgatitur sulmet e furishme disa periudha më vonë kundër delegacionit të Dardanisë,por edhe kundër Amerikës, ish-kolegu i "Rilindjes",  merre guximin të na bind se Vuçi çi e mashtroi edhe Amerikën.

I pari i serbëve kishte arsye të nxirrte flakë nga goja e të bëhej dy herë patriot para bashkëkombësve të vet, sepse edhe ata nisën ta quajnë tradhtar, aleati kryesor Rusia e krahasoi me prostitutën më këmbë të hapura, që rrinte para Trampit, aleatit tjetër, Turqisë i kishte mbetur hatri pse pranoi të zhvendoset ambasadën në Jerusalem, ndërsa kishte investuar tre miliard dollarë në Beograd.

Ndale turrin o Emin Azemi  se i kë përmbysur gjërat, nuk është ashtu si i projekton lëvizjet politike, as nuk mund ta zhvlerësosh bashkëkombësin duke e lavdëruar armikun. Idhulli yt, Albini, ka arsye të vjell vrer, sepse e rrëzuan nga pushtetin, por ti s'ke pse rri me vaje në buzë a me stupcin e dardharit, duke goditur majtas e djathtas.

Zbute mllefin, merre vetën më të mirë se nuk po ia qëllon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat