Euforia e Vjosës për lidere të fuqishme do të shuhet me partinë e re!

Opinione

Euforia e Vjosës për lidere të fuqishme do të shuhet me partinë e re!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 8 shtator 2020 Në ora: 11:32
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani e cila ishte një ndër zërat më kritik brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, më nuk është në këtë parti.

Si femra më e votuar në Kosovë, Vjosa po synon që të krijoj një parti të re në skenën politike të Kosovës.

Ajo ka vite me radhë që brenda LDK-së, ka filluar të iu bënë ballë furtunave si e vetme. Në kohën e fundit ajo ka edhe një përkrahje të madhe të disa deputetëve të LDK-së, mirëpo po harron se votat që i ka marr ajo në të kaluarën kanë qenë nga anëtarësia e LDK-së.

Krijimi i partisë së Vjosa Osmanit nuk mund të ndryshoj asgjë në skenën politike në Kosovë.

Partia e Vjosës nuk do të arrijë të dal partia e parë ose e dytë. Krejt çka mund të përfitoj ajo nga zgjedhjet me partinë e saj, është maksimumi deri në dhjetë deputetë, që mund të dal para AAK-së, por do të mbetet si partia e katërt pas Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-së e PDK-së.

Entuziazmi i madh i saj për të qenë lidere e një subjekti politik, mund të dështoj sikurse Mimoza Kusari.

Ajo mund të marr mësim edhe nga Nisma e Fatmir Limajt, parti kjo që mezi po e kalon pragun zgjedhor.

Shkurt e shqip, Vjosa mund të hap një parti të re, mund të bashkëpunoj ose të afrohet edhe më shumë me Lëvizjen e Albin Kurtit, mirëpo anëtarësinë e LDK-së nuk do të mund ta marr me vete.

Pritjet e saja të mëdha do të zbehen, sepse votuesi i LDK-së nuk ndërron parti për shkak të një lideri kushdo qoftë ai, e as për Vjosën.

Njëjtë si me Vjosën dhe partinë e saj që do ta formoj, ndodhi edhe me PSD-në.

Njërëzit më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje u shkëputën nga ky subjekt dhe krijuan partinë e re, mirëpo zgjedhjet dëshmuan se ai subjekt është i gabuar.

Dardan Molliqaj, kur ishte në LVV, ishte njëri nga më të votuarit e kësaj partie, mirëpo me partin e tij, ai nuk arriti të futet në Kuvend.

Ashtu ndodhi edhe me “znaçkën”, Milaim Zekën i cili kur ishte me Nismën mori mijëra vota, por që dështoi keq me PEK-un.

Vjosa nuk do të dështon me partinë e saj, por në skenën politike në Kosovë, nuk do të arrij që të ketë efekt, e as ta ndryshoj atë.

Andaj, euforia e madhe e saj mund të shuhet dalëngadalë, sepse votuesi i LDK-së, e as votuesit e partive të tjera nuk ndërrojnë parti për Vjosën, sikurse nuk ndërruan për asnjë lider tjetër.

Vjosa do ishte një lidere e fuqishme në partinë ku ishte deri dje, në LDK. Ajo mund të bëhet e fuqishme edhe në Lëvizjen Vetëvendosje, por me fillua nga zero me një parti të re, do të dështoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat