Sindroma e Stokholmit dhe Rilindja e Malit te Zi

Opinione

Sindroma e Stokholmit dhe Rilindja e Malit te Zi

Nga: Nikolle Camaj Më: 8 shtator 2020 Në ora: 14:18
Nikolle Camaj

Me 31 gusht, Mali i Zi, dhe të gjithë që jetojmë në të, u zgjuam me një lajm të ri – PDS humbi zgjedhjet, opozita ka shumicën! Ky lajm, sado i mirëpritur,  “tronditi” shumëkë. Menjëherë filluan spekulimet, se si kjo është një zgjidhje e frikshme, qe ve në pyetje shumë çështje, filluar nga shteteformimi, (ç)njohja e Kosoves si shtet, e deri te statusi në NATO. 

Por, para se ta shkruaj mendimin tim, lidhur me këtë, dhe se çfar mund te sjell ndrrimi i status-quos, si dhe ku qendrojnë shqiptarët në këtë situatë të re, në këtë shtet multietnik, vemendjes suaj i  kisha rekomanduar disa nga arsyet që PDS-në e sollen deri te ky deshtim politik.

Së pari, një analizë e fundit, e Freedom House, me titull "Kombet në Tranzicion" thekson se si fasada e demokracisë po shpërbëhet ngadalë në të gjithë botën. Publikimi në mënyrë specifike thërret Serbinë dhe Malin e Zi duke deklaruar se si "… vitet e rritjes së kapjes së shtetit, abuzimit të pushtetit dhe taktikave të burrave të fortë të punësuar nga Aleksandar Vuçiq në Serbi dhe Milo Gjukanoviq në Mal të Zi, i kanë hedhur ato vende në skaj, dhe, për herë të parë, që nga viti 2003, ato nuk kategorizohen më si demokraci, te kombet në transit, por tani konsiderohen si "regjime kalimtare / hibride"; pra si "Vendet [që] janë tipike demokraci elektorale, ku institucionet demokratike janë të brishta dhe ekzistojnë sfida thelbësore për mbrojtjen e të drejtave politike dhe lirive civile". Kjo, natyrisht ishte një erë në velat e forcave kundër këtij pushtetit, të palëkundshëm tash 30 vite.

Pastaj, protestat e fundit, shkaktuar nga Ligji për liritë fetare, të miratuar në dhjetor 2019 (një nga gabimet më të mëdha politike të Gjukanoviqit), e që rrjedhimisht, sipas disa analistve, paraqet momentin kyç që çoi Gjukanoviqin të humbi zgjedhjet. Pse ai zgjodhi të kalonte një ligj të tillë, të diskutueshëm, në vitin zgjedhor, është përtej kuptimit, madje edhe të analistëve kryesorë politikë në botë.

Po ashtu,  hapat e marrur në Budva,  vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, mbeten të paqartë, dhe të pakuptimtë,  për shumë analistë. 

Do t’i shtoja kesaj edhe fushaten elektorale të koncentruar kryesisht në grumbullimin e votave, në terenin e partnerëve tradicional, gjë që rezultoi me mungesën e mandatëve që do ta perkrahin (SD, boshnjakë,  shqiptarë,  kroatë). 

Më në fund, edhe kenaqesitë e intereseave personale, te disa politikanve, rezultuan ne pakenaqesi te qytetarve.

Siç e thash edhe me pare, nese bazohemi ne media dhe analistë te ndryshem, PDS-së, i filloi numërimi i ditëve, me rastin e ligjit per lirine fetare.

Por, sipas mendimit tim, deshtimet dhe ramja, qe rezultoi me rezultatin e zgjedhjeve te 30 gushtit, filloi shumë me heret. Qe nga pavarësimi i shtetit, PDS krijoj një shtet per minoritetin elitar, që në dore i mbante edhe ata politikan qe kishin interesin personal në rendë të parë. Pastaj, në vitin 2016, pikërisht mbas zgjdhjeve te tetorit, kur PDS tentoi qe permes hileve në Komisionin zgjedhor të mbante Budvën, por nuk ia doli. Vota ime ne atë Komision e dergoi PDS-në e Budvës ne opozit. Ky rast nuk tregon ndonji benefit direkt për shqiptaret e Malit te Zi, por tregoi se PDS nuk është i pathyeshëm. 

Rasti i dyte, dhe parafinal, ishin zgjedhjet lokale ne Tuz, ku mbas të gjitha perpjekjeve, manipulimeve, e edhe shpenzimeve te medha, PDS-së iu tregua vendi. Kto dy raste, për të cilat mund të shkruhen libra, jane fillimet e rënies së perandorisë së quajtur PDS. 

Tani te kthehemi tek titulli i keti op-ed; sindromi i Stokholmit! Mbas 30 viteve, si skena politike  Shqiptare ashtu edhe pakicat tjera në Mal të Zi, kishin rënë në “dashuri” me “kidnapuesin” e vet. Te gjitha partitë politike shqiptare, me perjashtim të LDSH-së, ishin pjesë e qeverisë apo aspironin të jenë pjesë e qeverisë Gjukanoviq. Kjo gjithnjë arsyetohej me faktin se duhet ruajtur çfarëdo statusi, vetëm që të mos vijë në pushtet opozita "proserbe". Por nga kjo pëfritonte vetëm regjimi,  kurse ne kënaqeshim me dromcat dhe rrolin e "shpetimtarit". Më në fund,  pas 30 viteve zvarritje  fituam komunen.

Komuna e plot e Tuzit është një fitore e madhe, por jo e skenes politike, por e vet popullit. Po me kerkesat e tjera çka u bë?  Pronat, resurset,  zhvillimi ekonomik.  

E pse pra shqiptarët duhet të qahen për dështimet e PDS-së. Apo të kenë rezerva ndaj fituesve!? 

Keshtu, rezultati i 30 gushtin paraqet ni rilindje, jo vetem për Malin e Zi, por edhe shqiptarët që jetojnë në këtë  shtet. Eshtë koha qe shqiptaret të vlerësohen, të kenë perfaqesim më dinjitoz, të mos ndihen inferiorë dhe të shikojnë intersat e veta. Ështe koha qe të kemi njerëz të pregaditur, expert në fushën e vet, e jo politikanë të cilët zënë vënde sa për rrogë. 

Mendoj se formimi i një qeverië të re, të diskontinuitetit, është një hap në drejtim të duhur; qeveri që duhet te fokusohet në mirqenie shoqërore, e jo kënaqien e pritshmërive të partive politike. Sipas mendimit tim, Qeveria e ndryshimeve do të sjell një freski politike, por edhe pozitivitet ndaj kerkesve të shqiptarëve. Jo vetëm për faktin se njëri perj personave kyç është një shqiptar, por për faktin se raporti me pakicat,  do të jetë testi i parë i kësaj qeverie. Duke e parë se liderët e opozitës/qeveria e ri, janë të drejutar BE-së dhe NATO-s, dhe duke e parë se janë të gatshëm të ballafaqohen me veshtirsitë e trasheguara nga PDS, mendoj se ne si shqiptarë në Malin e Zi do të jemi shumë më mirë të prezantur, dhe kerkesat tona do të merren më tepër para sysh.

Në fund, edhe përkunder frikës nga ndryshime, ndryshimi këtu ishte i mireseardhur, sidomos kur dihet se është pritur me se tri dekada. Prandaj,  me të drejtë dikush e quajti, Rilindje e Malit të Zi.

Të guximshmit e bëjnë ndryshimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat