“Kosova me bark cullak, e rri ulur mbi dukat”

Opinione

“Kosova me bark cullak, e rri ulur mbi dukat”

Nga: Hafiz Shala Më: 10 shtator 2020 Në ora: 10:26
Hafiz Shala

“Marrëveshja Trump”, e dëmshme për Kosovën, përpos njohjes nga ana e shtetit të Izraelit, që, në fakt ishte “dhuratë“ nga vetë Presidenti Trump, duke e pasur parasysh marrëdhëniet e tij më Izraelin, respektivisht më Kryeministrin Natanjahu i cili, në politikën e brendshme izraelite, nuk është aq i përkrahur i cili edhe zyrtarisht akuzohet për korrupsion të lartë.

Kur merr dhuratë nga i forti, edhe nga një superfuqi, duhesh të mendosh, nëse ke aftësi, njohuri, gatishmëri që, t’i kundërvihesh më fakte në mënyrë diplomatike sepse, diçka duhet të fshihet prapa sajë.

Pra, kur i forti, në një mënyrë të merr më të mirë, në rastin e Kosovës, mund edhe të pritet nga Amerika si mik i yni i pa kontestueshëm por, që në rastin konkret, a mos u keqpërdor nga ata të cilët, më shumë e kishin për përfitime politike në fushatën elektorale, së sa për interesa të Amerikës e më së paku të Kosovës.

Ndikimi politik ndaj Kosovës nga ana Amerikës por, unë në ketë moment ma shumë do të thosha, politikë individuale e Presidentit Trump dhe Grenell, e përkthyer si “politikë zyrtare amerikane“, por jo  faktike amerikane e cila do të përkrahet nga Kongresi por, në një fushatë elektorale që gjithnjë shërben për nevojat e tyre, kjo është edhe e mundur.

Kësaj “dhuratë“ të  Presidentit Trump ndaj Kosovës, nuk ju dha publicitet apo, fare pak u përmend që, dështoi të jetë një pompozitet për çka, i nervozuar reagojë zoti Grenell duke i akuzuar mediat amerikan për mos afirmimin e këtij rasti “historik“.

Kryeministri Hoti, e mashtroi rëndë popullin e Kosovës i cili priti njohje nga Serbia sipas premtimit të tij së, në Washington shkon vetëm për njohje reciproke, gjithnjë duke shpresuar së, kur Amerika të thërret në Shtëpinë e Bardhë, duhet të del diçka e mirë e shumëpritur për Kosovën.

Por, ja që nuk doli kështu sepse, nismat e atyre të cilët duheshin të ishin më 27, dështuan, prandaj, dështoi gjithçka.

Dështoi dhe dështoi keq. I përmendi thikat e hartat të cilat nuk i gjeti në Shtëpinë e Bardhë por, nuk i dolën thikat por i doli Ujmani më disa brisqe të cilët, edhe pse nuk janë sa thikat por, kur të duhen, mjaftojnë.

Nuk dua t’i përmend lëshimet tjera të dëmshme për  Kosovën sepse, tani edhe fëmijët i kanë të qarta.

Gjëja pozitive e cila ndodhi në ketë takim “historik“, ishte njohja nga shteti i Izraelit e që, do të ishte e pa ndershme nëse nuk thuhet së, kjo ishte “dhuratë“ nga Presidenti Trump, e që sa po duket, po na del dardhë më bisht.

Grenelli, i cili merrte frymë më oksigjenin e Vuçiçit, Thaçit e Ramës, më pastaj, tërë atë oksigjen po e lëshon si dinosauri, flakë nga goja e tij.

Shumë ulët u shpreh kundër Albin Kurtit, në të vërtetë, ishte slogani të cilin e thurën gjatë komplotit politik për rrëzimin e qeverisë Kurti si, “antiamerikan” e që ja përmendi tani edhe ju kërcënua, që i bie së po të vie në pushtet, zoti Kurti është “i vdekur” politikisht dhe i ”pa pranueshëm për Amerikën”.

Zoti Grenell, nëse populli e zgjedhë për së dyti here, absolutisht nuk ke mundësi ta injorosh sepse, do të jetë vullnet i pa kontestuar i popullit. Ose, në të kundërt, veproni kundër vullnetit të sovranit, që është në kundërshtim ekstrem më demokracinë amerikane.

Një sjellje të tillë tuajën, nuk do ta pranojë Kongresi e Senati, të cilët veprojnë sipas strategjisë afatgjate amerikane, pa marrë parasysh, interesat e cilësdo administratë që pretendon të vijë pushtet.

Albin Kurti, nëse do te sillej politikisht korrekt, gaboi më reagimin e tij se, unë, nuk do ta zbatoj këtë marrëveshje, që i bie së nuk do ta zbatojë atë që  ka “vendosë Amerika”. A ka vendosë Amerika apo Trump e Grenell?!

Zoti Kurti, në të vërtetë, ju ka kundërvënë zotit Grenell i cili, edhe ai nuk kishte sjellje diplomatike, sepse ai, në të vërtetë nuk është diplomat.

Ai, pasi i krijoi Kosovës një krizë politike në krizën e pandemisë por, edhe në krizën e brendshme politike të çakorduar si rezultat i një politike përçarëse të presidentit Thaçi, në vend të personit unifikues sipas Kushtetutës, duke bërë shkelje drastike të saj, duke ndërhyrë dhe ndikuar drejtpërdrejt te deputetët për ta formuar qeverinë e natës në marrëveshje më Isa Mustafën, e cila, shprehur figurativisht, Avdullah Hoti është ulur sikur vozitësi i  veturës, por timonin ja mbajnë, në këtë rast, presidenti Thaçi e Isa Mustafa.

T’i kthehem titullit të këtij shkrimi

Ishte një thënie e vjetër popullore e cila është përdorur kaherë e të cilën në kohën kur kanë qenë nën okupimin gjerman, ata, atëherë ju paskan thënë, konkretisht shqiptarëve: se ju kosovarët, rrini ulur me bythë në dukat e, jeni më bark cullak.

Zoti Grenell, Kosova edhe në kohën e Autonomisë, posaçërisht pas Kushtetutës së vitit 1974, ekonomia kosovare, megjithatë u kthye nën drejtimin e qeverisë së atëhershme ku, gjigantet më të mëdhenj ekonomik, punonin më tërë kapacitetet pa ndërprerë.

Miliardat i kemi në Kosovë por që na i shkatërrojë Serbia të cilës po i  dilni krah, pasi po ja pranoni të gjitha kërkesat si agresore dhe shkaktare e katër luftërave në ish Jugosllavi e, posaçërisht, gjenocidin ndaj popullit shqiptar të Kosovës, përderisa, i refuzoni ato të Kosovës

Një miliard dollar për ekonominë kosovare, në krahasim me një investim për t’i vënë në zhvillim e përdorim të resurseve ekonomike, siç është Trepça dhe xehrorët tjera, do të ja dilte por, së pari, duhet të përfundojë procesi politik, që i bie së Serbia duhet ta njeh Kosovën që mos të jetë peng e proceseve politike sepse, më 45 kisha ortodokse në territorin e Kosovës si pronë e Serbisë, dypronësia rreth liqenit të Ujmanit, çështja e Asociacionit më komuna më shumicë serbe, nuk e garanton Kosovën shtet unitar dhe funksional.

Vuçiç, Thaçi, Rama, në tentim të krijimit të një Mini-shengeni pa pjesëmarrjen e Kosovës si shtet sovran e i pavarur por, duke ja mundësuar Serbisë shfrytëzimin e infrastrukturës rrugore e hekurudhore, duke ja përshtatur Serbisë, e jo korridoret që janë në interes të Kosovës.

Zoti Grenell, nuk ka njohuri detale për ekonomin e Kosovës, fatkeqësisht, edhe për situatën politike të brendshme e të jashtme i cili, deshi më shpejtësi ti zë në gjumë, edhe ashtu politikanët gjumash të e Kosovës, ja arriti t’i ofrojë në nji tavolinë për të nënshkruar një marrëveshje për, transportin rrugor, hekurudhor dhe atë ajror në mes të  Prishtinës e Beogradit, pa i përmend Kosovën si Republikë por, edhe Serbinë si shtet, ani pse ajo nuk është në të njëjtën situatë më Kosovën.

Edhe kjo, nuk do të prodhojë efektet e pritura sepse, Serbisë i interesojnë proceset politike që të zgjasin sa ma shumë që Kosova të humbë, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik, pasi, hasi në mirëkuptim në Administratën e Presidentit Trump, duke ju falënderuar zotit Grenell, Lobit serb bashkë më  Vuçiçin, Thaçin, e Ramën, të cilët lobuan për këtë politikë në të cilën, ra pre edhe zoti Grenell, ani pse jo për mosnjohuri, sa për interes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat