Kur e pamë të ulur me partnerin që mban tempullin e demokracisë u bindëm se Kosova ka dalë nga kontrolli I folklorit.

Opinione

Kur e pamë të ulur me partnerin që mban tempullin e demokracisë u bindëm se Kosova ka dalë nga kontrolli I folklorit.

Nga: Haki Latifi Më: 10 shtator 2020 Në ora: 11:24
Haki Latifi

Gjatë kësaj jave të fillim shtatorit, jemi dëshmitar të një propagande të shfrenuar të egër, antimarreveshje, përgojimi i saj, në të cilën është lufta më e flliqtë kundër SHBA-së, sponsorit e investitorit të lirisë e pavarësisë së shtetit të Kosovës .
Vet fakti se SHBA e ka ndihmuar paqen asokohe gjatë luftës dhe bombardimeve të caqeve serbe, në një kohë kur Europa nuk donte të vepronte me vendosmëri, është tregues më i mirë që edhe sot, SHBA-ja vazhdon të jetë e angazhuar në Ballkanin Perëndimor, posaqërisht duke ndihmuar dhe ndikuar që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje për normalizimin e lidhjeve ekonomike në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA.
SHBA-ja mbetet një aleate e fortë e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, që vazhdimisht ndërmerr iniciativën, duke angazhuar diplomacinë më të fuqishme të botës për Kosovën, duhet të respektohet dhe të përkrahet pikë së pari nga vetë Institucionet e Kosovës, sepse është në interesin më të mirë të shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi.

Të bësh të kundërtën do të thotë të jesh bukëpërmbys.

Kosova vazhdon të jetë çeshtje ndërkombëtare qe kur nisi çlirimi i saj, tashmë ka dal prej politikave të vogla të krahinave dhe politikave të fqinjëve të saj. Ajo është shumë më e rëndësishme sesa e kanë konsideruar politikanët e medhenj të klubeve të natës. Për fat të mirë, Ajo ka dalë nga kontrolli i folklorit, e pamë të ulur me partnerin që mban tempullin e demokracisë, me të njejtin partner politik që Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova dikur bisedoi dhe ia besoi ndihmën për Kosovën. Bota është me demokracinë, ëndrrat e vjetra le të jenë, le te ekzistojnë, pasi ka hapesirë edhe për to derisa mbetën në klube ëndrrash të vjetra që tretën sapo të del dielli.
Nga ana tjetër, derisa demagogët e kukuvajkat kukasin e vajtojnë për Liqenin Ujmanit, harrojnë se; 30% e këti liqeni ndodhen në teritorin serb!

Për fat të mirë ketë e zgjedhi SHBA pas 20 vitesh! Sa i përket menagjimit të ujërave ndërkufitare, dihet se është e rregulluar me konventa ndërkombëtare se si shfrytzohën këto resurse të ujërave të përbashkëta. Kjo është një kthesë e madhe pozitive dhe kryeministri z. Avdullah Hoti meriton mirënjohje sepse, ftohja e marrëdhënjeve me SHBA-të nga kryeneqësitë e kryeministrave të mëparëshëm, në një mënyrë ndaloi dhe e la Kosovën jashtë rrjedhave politike. Mu për këtë kryeneqësi, Serbia e shfrytëzoi dhe u faktorizua si inciatore e paqës dhe stabilitetit. Merrne me mend të polemizojsh dhe t’i kundërvihesh SHBA-ve, aleatit jetik të popullit dhe shtetit tonë, apo ndryshe siq po e quajnë Zotit në tokë, bile i shkruanin letër udhëheqjes së Shtëpisë së Bardh se i kanë mashtruar e broqkulla të tilla, të cilat tanimë ju ka dal boja.Tani që u kthye interesimi i SHBA-së për Kosovën, duhet të na shërbeje si mësim që kurrë më mos të zgjedhim njerëz avanturistë, demagog dhe që nuk kanë lidhje në politikë e as në diplomaci. Nuk kanë më kohë as interes Aleatët e mëdhenjë të merren me teket e maskaralliqet e liderucave tanë. Është e qartë se me marrëveshjen e cila u nënshkrua në SHBA; fitoi demakracia amerikane e SHBA-së që e ndihmoi Kosovën për t’u çliruar nga Serbia, e Rusia, fitoi Evropa e demokracia evropiane pasi amerikanët i ndihmuan në zgjedhjen e mosmarrëveshjeve në mes tyre. Fitoi Kosova pasi do të jetë pjesë e BE-së si shtet i barabartë me shtetet tjera. Fitoi Kosova pasi u lirua nga Serbia e nga ndikimi sllavo- ortodoks një shekullor. Do të fitojnë vendet e ballkanit përendimor, pasi do të jenë pjesë e Evropës, BE e NATO-s e që do detyrohet të krijoi marrëdhënje të mira me popujt tjerë jo sllavë fqinjë.

Natyrisht humbi me marrëveshjen, Rusia që do të largohet krejtsisht nga Ballkani dhe shqiptarët që ishin në shërbim të Serbisë e Rusisë dhe
që ishin dhe janë kundër bisedimeve dhe kundër SHBA-së si dhe kundër Grenellit e Trampit në Vashington, pra janë disa që ia mbylli vetës derën për të shkuar në SHBA.
Në këtë lëmsh të humbjeve janë edhe disa „shefa politikë sorosian„ që me politikën e tyre perfide pro serbe po tentojnë të ndajnë popullin e Kosovës në qytetar e katundar, e që po mundohet së bashku me idhtarët e tyre për t’i larguar çlirimtarët e me i pru në udhëheqjen e shtetit ish shqiptarët - bashkëpunëtor të ish Jugosllavisë së vdekur.
Dihet se para se të niset delegacioni i kryesuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti për në SHBA, edhe lidererët opozitar (VV-së dhe i PDK-së) kanë marr ftesat nga SHBA-ja, por i kanë refuzura për qellime tjera. Nga ana tjetër lideri VV-së z. Kurti dhe mentorët e tij, nuk janë partner të Amerikaneve, sepse lideri e ka bërë kryet qykë dhe nuk ka ndryshuar. Ai dhe mentorët e tij, ishin kundër Rambujës, ishin organizator të trazirave të marsit që i kushtuan Kosovës, ishte kundër negociateve në Vjenë, ishte kundër marrëveshjës së Ahtisarit, ishte kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkur 2008, ishte kundër simboleve dhe gjithçkaje që e lidh me shtetin e Kosovës. Prandaj qytetarët nuk kanë kohë të presim në pakufij sikur thënja e popullit: „Prit Gomar deri të dal Bar!“
Kurse mospajtimet e Vjosës dhe të Albinit që po i kundervihen Amerikës, na kujtojnë thënjën: „Edhe dhi të zgjebosura edhe bishti cakërr nuk shkon“. Pa Amerikën as do kishte shtet sot ndaj, është mirë ti therrasin mendjes dhe të ndryshojnë strategji nëse duan të mbetën në politikë, sepse siç e kanë nis nuk i le më kush të vijnë në pushtet. Janë shkëput komplet nga realiteti dhe as e kujtojnë fare politikën e jashtme, duke e dëmtuar vendin edhe më shumë.

Sëkëndejmi, delegacioni ishte legjitim, i përfaqësuar nga Kryeministri legjitim z. Avdullah Hoti, i votuar nga delegatët legjitim të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe njeri prej më të mirëve të mundshëm. I besueshëm për partnerët ndërkombëtar, i ditur dhe i urtë . Andaj, Kosova dual faqebardhë nga dialogu në SHBA. Kryeministri Ishte i vendosur për të gjitha kërkesat, në të mirë të Kosovës, në asnjë moment nuk lejoj të flitet për ndarje, shkëmbime apo gjëra në dëm të Kosovës. Pra, një burrshtetas i vërtet, që po na përfaqëson denjësisht dhe i cili beson në SHBA!

Kurse, antiamerikanët le të shesin pallavra live para kamerave, sepse i gjithe inati, mëria, lakmia, zilia e tyre është sepse nuk u ndodhën vetë në vendin e kryeministrit Hoti.Për të qenë në vend të z. Avdullah Hotit, disa politikanë do të shisnin edhe tjegullat e shtëpisë, besa edhe lopët e kojshisë e shumë më tepër.
Ata që janë kundër marrëveshjes dhe qajnë për popullin le ti thonë Amerikës se ti na tradhëtove dhe të mos i thonë tradhëti marrëveshjes, pasi ajo marreveshje u shkrua, u nënshkrua ne Shtëpinë e bardhë dhe u noterizua me firmën e presidentit Amerikan, Donald Trump. Dhe nëse është tradhëti, Ai na ka tradhëtuar dhe ju patriota krisni pushkët kundër Amerikës e ndoshta na shpëtoni nderin.

Të gjithë ata që janë kundër, me kuc e me mac nuk kanë investuar as sa një të miliontën e investimit që ka berë Amerika për Kosovën gjer më tani.
Edhe atyre që ju vjen keq pse portet shqiptare mund të vitalizohen, mund të bëhen për të qenë të afta të përballojnë tregtinë e vendeve të Ballkanit dhe më gjerë me Italinë e me tej, është mirë që ta marrin ndonjë mindil e të fillojnë të vajtojnë. Shpresat janë që në të ardhmën të arrihet qëllimi që deti e portet shqiptare të thellohen e vitalizohen për flukse e vëllime të mëdha tregtie, atëherë Shqipëria do bëhet vend i pasur sepse do ti shfrytëzon resurset e saj.
Perfundimisht kartolina e prodhuar ne Shtëpinë e bardhë me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin Amerikan, do të mbetët ndër gjërat më të rralla të politikës dhe do të prishë ëndërrat e antiamerikanëve edhe kur të shkojnë ne varr.

Ndërsa sa i përket studimit të fizibilitetit të liqenit të Ujmarit nga Amerika nuk është asnjë tradhëti, sepse ai liqen si të tjeret nuk janë të një shteti por si liqenet e tjera janë të disa shteteve. Nëse e bënë studimin e fizibilitetit Amerika, kush u trondit nga kjo gjë dhe a është krim kjo gjë. apo, nëse shteti amerikan do të investojë dollare në këtë rajon, kujt i vjen keq veç përveç antiamerikaneve që duan të shalojnë veç varfërinë e shqiptarëve dhe të rajonit.
Sigurisht se me këtë marrëveshje u ngriu buzëqeshja në buzë të gjitha vendeve antiKosovë e proSerbi, sepse Amerika e tha para botës, se rajoni i Ballkanit përendimor është shumë i bukur për t'ua lënë të tjerëve.

Edhe diçka për minishengenin, Minishengeni është kundërshtuar sepse Kosova nuk është përfshi si shtet i barabartë me të tjerët në rajon as nga Beogradi as nga Tirana. Tani që do te jetë i barabartë si shtet nuk ka pse të kundërshtohet.
Me gjas, Serbisë po i bëhen të pavlefshëm edhe spiunët e vjetër e të rinj, pasi Amerika po luan me karta të hapura, në prani të mediave të shkruara dhe vizuele, që ta shohė gjithë planeti se Amerika është mike e Kosovës dhe garantuese e saj për tërësinë e saj teritoriale dhe demokracinë për të mos lënë enveristët e marksistët në pushtet as dy muaj.
Retorika e antimerikaneve dhe të gënjyerve ngulmon në njohjen nga Serbia të Kosovës. Ky është mjerimi. Kosova nuk e imponon Serbinë që ta njohë, por Kosova do të njihet nga shtete të tjera, se Kosovën e ka marrë dhe e mban përdore Amerika, dhe të gjithë aksionet politike ndërkombëtare për Kosovën janë udhëheq e do te udhëhiqen nga Amerika, garantuesja e shtetësisë së Kosovës.

Askush nuk pret që së shpejti Serbia ta njoh Kosovën, kjo nuk urdherohet, as nuk poshtrohet të urdhërohet siç e mendojnë partizanët shqiptarë, por pritet që ajo të mos sabotojë në aksionet e Kosovës pasi tani përballet me pasoja direkte amerikane.
Serbisë, më 4 shtator, Amerika në Shtëpinë e Bardhë i tha: larg duart nga Kosova.
Takimi në Shtëpinë e bardhë dhe nënshkrimi i marrëveshjes aty, iu bë e qart Serbisë, se Kosova të ka sjell në këtë tavolinë dhe Kosova ka mbështetjen amerikane. Kush nuk e lexon kështu, është punë e tyre.

Shpërblimi i parë nga Amerika erdhi botërisht si gol në trekëndësh nga 50 metra në finalen e botërorit, u vendosën marrëdhëniet diplomatike Kosovë-Izrael.
Unë besoj se shqiptarët janë falënderues dhe nuk e harrojnë mbështetjen e shumë personaliteteve izraelito-amerikane në kohët më të vështira. Shpresojë shumë që kjo njohje do të ndikoj që në të ardhmën të zgjerohet në bashkëpunimin dhe forcimin e shtetëve tona, sidomos në fushën e shëndetsisë dhe të mbrojtjes.

Faleminderit Amerikës, Faleminderit Presidentit Trump!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat