Çmenduria e kryeministrit Avdullah Hotit

Opinione

Çmenduria e kryeministrit Avdullah Hotit

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 11 shtator 2020 Në ora: 10:12
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Sot ne komitetin evropian për marrëdhënie me jashtë kryeministri Avdullah Hoti, pas dështimit të tij në Uashington ku dha çdo gjë për Serbinë e për Kosovën nuk more asgjë. Sot ai paska shyhretuar edhe më një sihariq të tipit alla Isa Mustafqe.

Ai decitivisht u tha eurodeputetëve në këtë komitet se do ta respektojmë plotësisht marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel.

Ai decitivisht thotë: “Ne kemi nënshkruar marrëveshje në vitin 2015 për këtë Asociacion dhe ne nuk po mundohemi në asnjë mënyrë që t’i ikim asaj marrëveshjeje, ne do ta respektojmë plotësisht atë".

 A ka ndonjë njeri me fukarallak në kokë se sy ky kryeministër i cili nuk mendon me mendjen e vet e as që flet me gojën e vet. Ai mundohet me i la mëkatet e shefit të vet i cili në vitin 2015 e kishte nënshkruar marrëveshjen miserable për Asociacionin e komunave me shumicë Serbe.

Atëherë presidentja Atifete Jahjaga ishte çuditur kur e kishte lexuar dhe këtë marrëveshje të akademikut tonë të mençur e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese në te cilën Gjykata konstatoi se janë bërë 23 shkelje kushtetuese. Pra si e tillë është e pa vlerë.

Por, për çudi kësaj marrëveshje për Asociacionin kryeministri sot ia ktheu vlerën përsëri duke e shkelur verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, me të vetmin qëllim për të rehabilituar shefin e tij akademikun Isa Mustafa si nënshkrues i kësaj marrëveshje.

Ta shpalosësh dhe ta pranosh një marrëveshje të këtillë të cilën e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese është mjerim intelektual I Avdullah Hotit dhe skandal politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat