Me një fjali Merkel ia uli bishtin Greqisë

Opinione

Me një fjali Merkel ia uli bishtin Greqisë

Nga: Gani Mehmetaj Më: 11 shtator 2020 Në ora: 13:23
Gani Mehmetaj

Kur Greqia kërcënoi Shqipërinë se do t'ia merr për pikën e qejfit disa milje në det, shteti shqiptar futi veshët në lesh. Disa medie e analistë nisën të arsyetojnë: ka të drejtë, a s'ka të drejtë Greqia. Televizionet shqiptare, rrënimtare nga natyra,  ftuan edhe një far argati grek Panajot Barkën, pa asnjë profesion, por burizanë i shovinizmit grek  që të arsyetonte Greqinë.

Por disa portale turke, të përkthyera në shqip dhe disa gazeta shqiptare, të financuara nga Turqia, ulërinin në kupë të qiellit se Turqia do të bëjë namin, nuk do të lejojë një sakrilegj të tillë. Mercenarët turq flisnin për luftanijet turke që kinse po iu afruakan Vlorës. Ishin këto përralla koti për njerwz më tru të shpërlarë.

Greqia nuk qetësohej nga kërcënimet e portaleve turke .

Mjaftoi një fjali e kancelarës Merkel kur tha se Greqia nuk mund të pushtoj territore shqiptare dhe, e uli bishtin Greqia. E ulën bishtin edhe potalet e serta turke që shishnin përralla për budallenjtë shqiptarë.

Gjermania e Franca ia ulën zjarrminë edhe Turqisë, megjithëse me Greqinë Turqia nuk ia ka mbajtur asnjëherë.  

Shqipëria e ka mbështetje kryesore SHBA-të dhe Evropën Perëndimore, wshtw nw NATO, pse disa të shitur duan t'ia shtojnë peshën Turqisë që nuk e ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat