Richard Grenell, Berat Buzhala dhe Gjorgj Martinoviq

Opinione

Richard Grenell, Berat Buzhala dhe Gjorgj Martinoviq

Hafiz Shala - New Nork Nga Hafiz Shala - New Nork Më 11 shtator 2020 Në ora: 23:41
Richard Grenell

Cirkusiada e këtyre dy të parëve dhe ndodhia e Gjorgj Martinoviqit të viteve 1972 nëse nuk gaboj, është një tragjikomedi, por më shumë komedi e asaj kohe e përkthyer në ditët e sotit.

Berat Buzhala, në marrëveshje paraprake me të dërguarin special të Presidentit Donald Trump për bisedime rreth marrëveshjes Kosovë -Serbi, e përgatitën një intervistë kuptohet me pyetjet e parapërgatitura e që, ndër të tjera, për qëllim e kishin diskreditimin e Lëvizjes Vetëvendosje, por poenta kryesore ishte, si të sulmohet Kurti me goditjet më të ulëta të mundshme, duke e paraqitur atë si një kundërshtar të orientimit seksual të LGBT, me theks të posaçëm për zotin Richard Grenell gjoja se sjelljet dhe veprimet e tyre, ishin të qëllimshme për ta “fyer” ate e që, nuk kishte të bënte, asgjë me të vërtetën.

Një pranim i vetëofruar i servilizmit nga zoti Buzhala, arsyen, nuk e di, por ja që do të jetë i afërt me zyrtar amerikan, ndoshta edhe për t’ia rritë shikueshmërinë televizionit të tij T7, të cilin, e shikoi dhe e përcjelli shpesh.

Në vend se t’i shtroheshin pyetjet rreth dialogut, rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë, e cila, as nuk kërkon falje e as që shprehë shenja pendimi për të gjithë atë që i shkaktojë Kosovës, posaçërisht masakrat e civilëve të pambrojtur me metoda mesjetare.

Nuk ishte qëllimi për të folur rreth temave që e interesojnë qytetarin e Kosovës dhe për t’ia bërë me dije zotit Grenell se Vuçiqi, sa herë që të ulet para jush, para institucioneve të ShBA-ve, BE-së, duhet t’i shtrohet pyetja: kur do të kërkosh falje për masakrat në Kosovë? Pse nuk trajtohet si aggressor, i cili, si ministër në kohën e Millosheviqit, ishte bashkideolog, bashkëveprues dhe pjesëmarrës, qoftë në mënyrë direkte apo indirekte në vrasjet ndaj shqiptareve.

Kjo lë të kuptohet se ky është duke i përcjellur dhe zbatuar politikat e kasapit të shqiptarëve të Ballkanit, për të cilin, gjatë një vizite në Mitrovicën veriore, para serbëve deklaroi se Millosheviqi bëri punë të mirë por, ja, që nuk e përfundoi.

Nëse mund ta zbërthejë ashtu siç e kam kuptuar unë, do të thotë se, nuk e bëri spastrimin total etnik dhe nuk e zbrazi Kosovën, ani pse me dhunë e tortura, i largoi mbi një milion shqiptarë.

Por, si mund t’ia thotë këtë një njeri servil që, nuk është për habi, pasi, pushtetarët tanë janë nën nivelin më të ulët të sevilizmit që e ka shprehur ndonjëherë ndokush e që është bërë fillozofi dhe praktikë e mbijetimit në politikë, përfitimeve të pushteteve, përfitimeve materiale si dhe metodë mashtrimi e masës së gjerë, për t’u treguar të besueshëm ndaj tyre të cilën asnjëherë deri më tani nuk e vërtetuan.

Pra, mos të befasohemi se marrëveshjen e bëjnë servilët të cilët, nuk e kanë guximin të thonë të vërtetën, e asgjë tjetër, pa patur nevojë për kurfarë glorifikimesh, dhe ta mbrojnë në mënyrë të dinjitetshme si obligim i një përfaqësuesi legjitim i një shteti.

Po kërkoj ndoshta shumë nga Berati, por mendova për njëmoment se si një gazetar apo drejtues i një mjeti të informimit, ishte dashur që mos të bije në pozita aq të ulëta të servilizmit, sepse, nëse nuk po lufton për pushtet, nëse nuk gaboj, por për një intervistë për të nxjerrë sa ma shumë, për t’ia bërë një argat të keqës që po i përgatitet shtetit pasi, gazetari në një mënyrë, është nji lloj “prokuror”, i cili për qëllim e ka të nxjerrë sa më shumë informata. Por, jo. Ky, në këtë rast, nuk ishte qëllimi e as shkaku.

Kjo metodë e sjelljeve, në këtë rast, por më tragjikja është se kjo po na ndodhë edhe në politikë, gjatë ushtrimit të detyrave shtetërore të cilat, po na kushtojnë shumë shtrenjtë qoftë edhe kur janë në pyetje bisedimet në nivel shtetëror si në rastin e fundit në Uashington rreth “Marrëveshjes Trump”, ku u suspendua pavarësia, u deshtetëzua Kosova si republikë, u nënshkrua diçka që as përfaqësuesi ilegjitim i Kosovës në krye të Qeverisë, që e përfaqëson pakicën, nuk ka përgjigjje të qartë e të saktë, sepse si duket as ai nuk e ka ditë.

“Dokumenti“, pa stemë, pa simbole shtetërore dhe pa garantues të zbatimit, i bie si punë veresie të cilën e vërtetoi Vuçiqi, ende pa u kthyer në Serbi, duke e shkelur marrëveshjen rreth lobimit për çnjohje, i cili menjëherë intervenoi te Izraeli rreth njohjes së Kosovës. Ja se çfarë marrëveshje është nënshkruar që Serbia, e cila as ato të deritanishmet nuk i ka zbatuar e as respektuar.

Kësaj i thonë, u dridhë mali, lindi miu.

Ti kthehemi personit të tretë që e zura në fjalë, Gjorgj Martinoviqit.

Nëse nuk gaboj diku në vitet e 72- ta, ky njeri me orientim seksual sikur zoti Grenell, në një moment diku në fushë duke kryer punë bujqësore, e ka marrë shishen dhe më ndër më thënë, ja fut vetit në prapanicë dhe filloi të uluritej derisa u çuan të gjithë që ishin për rreth, me sa e kujtoj ishte dikah nga ana e Gjilanit dhe fqinjët shqiptar, shpejt e dërguan në spital pasi kishte dhimbje të padurueshme.

Pasi u shërua, filloi t’i akuzonte shqiptarët së gjoja e paskan dhunuar për ta arsyetue turpin, i cili i ka ndodhur.

O zot, në ato kohëra, shqiptari në hall. Mos të ndihmosh, fajtor, të ndihmosh, fajtor.

Në ato vite, situata politike në Kosovë ishte e atillë që, për nji akuzë më të vogël e posaçërisht ndaj komunitetit serb e malazez, bëhej problem politik.

Dhe vërtetë, u bë problem politik saqë Komiteti Krahinor i Lidhjes së Komunistëve të Kosovës e shtroi urgjentisht në rend të ditës si një “veprim armiqësor, si metodë e paramenduar” për shpërnguljen e serbëve dhe malazezëve nga Kosova. Edhe Komiteti Qendror i LKJ-së së Serbisë e vuri në rend saqë shkoi deri KQLKJ-së.

“Ky problem politik”, shqyrtohej edhe në Komitetët Komunale dhe organizatat bazë partiake.

Politika kosovare e asaj kohe, merrej me prapanicën e Gjorgj Martinoviqit si temë boshte, që për qëllim e kishte, diskreditimin nacional e politik të shqiptarëve, rrezikun gjoja të kërcënuar ndaj serbëve e malazezëve nga “sulmet brutale” qofshin të këtij lloji.

Zoti Berat Buxhala, orientimin seksual të zotit Grenell, e bëri temë boshte gjatë intervistës para sa kohe, që të ngarkohej VV-je me këto akuza për t’i deskridituar, për t’i acaruar marrëdhëniet Grenell-Kurti, edhe ashtu të acaruara.

Nuk po e kuptoj kur çështja e LGBT-së në Kosovë është e rregulluar me ligj, bile edhe me rastin organizimit të një marshi siç e quajtën ata, “marshi i krenarisë”, morën pjesë qytetarë të të gjitha moshave dhe gjinive, të të gjithë profileve qytetare, politikanë e fytyra tjera të respektuara në shenjë solidarizimi si një gjë krejt normale.

Unë, aspak nuk befasohem me sjelljet e zotit Grenell ndaj Qeverisë Kurti dhe të Kurtit përsonalisht pasi, edhe pse zoti Kurti i paraqiti qëndrimet e Qeverisë rreth programit ku ishin zotuar të dy palët e koalicionit, për zotin Grenell ishin të papranueshme.

Që mos e datalizoj situatën, e gjithë kjo përfundoi me rrëzimin e Qeverisë Kurti përmes puçit politik dhe u zgjodh si u zgjodh Qeveria Hoti, duke u shkelur Kushtetuta përmes ndikimit dhe interferimit të presidentit duke bërë presion ndaj deputetëve e çka jo tjetër.

Gjykata Kushtetuese, si e kapur dhe e kontrolluar nga pushteti, ende nuk ka dhënë kurfarë sqarimi, shpjegimi apo udhëzimi, edhe pas kërkesës me të cilën iu drejtua LVV-ja.

Tani, mu freskua mendja dhe saktësishë në vitin 1972 më vdiq baba në Gjakovë ku jetonin familja ime atë kohë, më parë edhe unë derisa kalova në Prishtinë dhe sipas traditave tona, është hapur e pamja ku vinin njerëzit për të shprehur ngushëllime. Ishte ditë vere dhe pritjet ishin organizuar jashtë shtëpisë pasi edhe vinin njerëz nga Gjakova dhe qytetet tjera të Kosovës.

Në mes të tjerëve edhe i ndjeri Metush Krasniqi, hero i kombit, i cili nga Fushë Kosova erdhi më një autobus me kolegët e punës në hekurudhat kosovare të asaj kohe në të njëjtën organizatë ku isha edhe unë.

Në pritje, ishte edhe babai i deputetit të Vetëvendosjës, shkencëtarit Jahja Koka, Osman Koka, me traditë në pritjen e burrave në rastet e këtilla, i cili ishte vizitues i shpeshtë i familjës, babait të ndjerë dhe vëllaut. I ndjeri Metush Krasniqi, ashtu siç ishte, pasi shprehu ngushëllime në emër të grupit, filloi të fliste në mënyrë kritike ndaj rastit të Martinoviqit e ndërkohë erdhi edhe një grup gjakovar në mesin e të cilëve ishte edhe një malazez që punonte në të njëjtën organizatë me vëllaun që e fliste gjuhën shqipe dhë atë dialektin gjakovar, dhe, vëllau, për t’ia bërë me dije Metushit se ndër ata të cilët i shprehen ngushëllime ishte edhe Millani, duke iu falënderuar për ngushëllime ia përmendi edhe emrin.

I ndjeri Metushi, ishte në bisedë e sipër rreth rastit të Martinoviqit, i cili u shpreh se, politika e Kosovës po merret me prapanicën e Martinoviqit dhe çka po mendonin serbet dhe malazezët se ky është problemi kyq i qytetarëve të Kosovës krahas shtypjes, trajtimit dhe diskriminimit të shqiptarëve shumicë të Kosovës nga regjimi i Beogradit.

Zoti Buzhala, gabove shumë rëndë, jo pse e intervistove zotin Grenell, por pse u bërë një servil qesharak sa edhe i dëmshëm, sepse përmes tentim të diskriminimit të një partie politike apo individi, mendove se do të ngritesh, do të përfitosh. Do ta ndjesh më vonë, e do të thuash: o bubu çka i bëra vetes.

Kjo vlen njëjtë edhe për kastën politike e shtetërore, të cilët, përmes servilizmit si filozofi, metodë dhe praktikë politike, ia mundësojnë vetes të qëndrojnë në majat e pushtetit.

A ia vlen që, orientimi seksual i zotit Grenell të mbretërojë si çështje kryesore e bisedimeve Kosovë -Serbi, bile, ishte edhe njëra ndër pikat e të ashtuquajturës “ Marrëveshje historike” që për habinë e mendjes së shëndoshë, merreni me mend, Serbia, Kosova dhe Presidenti Trump, propozohen për “Çmimin Nobel për paqe”.

Makijavelizmi i Presidentit Trump, Grenell dhe dinakria e kriminelit Vuçiq, i cili përmes këtij çmimi larg qoftë, ta pastrojë Serbinë nga krimet mbi njerëzimin, për një “Marrëveshje”, e cila nuk është kurrfarë marrëveshje e as nuk ka kurrfarë paqeje në horizont, por ja që i duhet Presidentit Trump në prag të zgjedhjeve që ta proklamojë këtë takim në Shtepinë e Bardhë si “Marrëveshje për paqe” në mes të agresorit Serbi dhe Kosovës viktimë, sepse, kjo iu duhet që të gjithëve, por as paqë e as marrëveshje për paqe të përfunduar, nuk ka.

T’ua përkujtoj lexuesve të nderuar se edhe shkrimtari serb Ivo Andriq, autor i romanit “Mbi urën e Dreinës” njëherit edhe nënshkrues i pamfletit të Naçértanjës, “Shpërngulja e arnautëve (shqiptarëve “Iseljenje arnauta”), ishte përfitues i “Çmimit Nobel”, i cili edhe fyu shqiptarët me fjalorin më banal që nuk do ta përdorte një rrugaq i dehur serb.

Çmimi “Nobel” fatkeqësisht është keqpërdorur dhe fetishizuar në pakufi nga kujt iu ka deshtë, nuk është për habi se disa fitues të këtij çmimi, e kanë refuzuar ose kthyer.

Deri kur do të 135lirohemi nga mentaliteti i rrogëtarit përmes servilizmit ekstrem, duke iu nënshtruar gjithkujt edhe kur është pyetje interesi dhe fati i vendit?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat