Bota e Çudirave!

Opinione

Bota e Çudirave!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 12 shtator 2020 Në ora: 19:15
Ismail Muqiqi

Disa agjenci Botërorë te Lajmeve plasuan informatën se nga Parlamenti Suedez u dha propozimi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës Republika e Kosovës dhe Serbia të shpërblehen me çmimin Nobel.
Ky lajmë paradoksalë në shekullin e 21 të propozohet Serbia për Çmimin Nobel është lajmi më i keq dhe më sensacionalë për demokracinë dhe vlerat perëndimore.

Pavarësisht kalkulimeve të kohës të cilat zhvillohen në periudhat e caktuara të diplomacisë Botërore, për të zgjidhur probleme dhe konflikte gjithandej Botës, Serbia nuk meritojnë asnjë shpërblime të karakterit të vlerave ndërkombëtare.
Prandaj Bota sot po ballafaqohet ne shumë paradokse të cilat po e godasin njerizimin dhe po e rrezikojnë të ardhmen duke i shkelur vlerat fondamentale të njeriut.

Serbia është problemi kryesorë i stabilitetit dhe rrezikon sigurinë në Ballkan.
Politika Serbe e udhëhequr nga figurat më ekstreme nacionaliste e drejtuar nga kisha dhe akademia e shkencave gjatë 3 dekadave të fundit shkaktojë dhimbje dhe gjakderdhje te popujve të pa fajshëm.
Kauza shekullore e këtij shteti për Serbinë e madhe duke okupue territore jashtë kufijve të sajë nuk ka pushu asnjëherë.
Gjatë kësaj Periudhe Serbia i shkaktojë 3 lufta në ish Jugosllavi ende janë të freskëta kujtimet e dhimbshme të gjenocidit në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë Serbia edhe tani është duke udhëhequrë politikë destruktive ndaj shfiqninjeve të saj.

Politika Serbe është e drejtuar nga pretendimet teritoriale për të shkputër Republikën Serbska në Bosnje me qëllime që këtë territore të ja bashkëngjis Serbisë.
Serbia po zhvillojnë politikë ekspansionistë edhe kundër Malit të Zi dhe Kundër Kosovës me qëllimë të zgjerimit të territorit të saj ndërsa ëndrra historike e kësaj politike dalja në Detin Adriatik.

Serbia si aleat historikë i Rusisë për interesat e saja po ushqehet me 3 lugë nga Evropa po përfiton donacione dhe përkrahje për projekte kapitale të cilat janë jetike për zhvillimin e sajë ekonomikë.
Po ashtu raportet e Serbisë dhe miqësia e përjetshme me Rusinë nuk është shkëputur asnjëherë vitin që shkojë Rusia i dhurojë Serbisë një Arsenalë të armatimit deri tek sistemi më i përsosur reaktorë që posedon Rusia në armatën e saj.
Takimi i fundit në Shtëpinë e Bardhë i Aleksandër Vuqiqit dhe i Abdullah Hotit dëshmojë edhe njëherë dinakërinë dhe mashtrimin e politikës Serbe para fuqive të mëdha Botërore dhe faktorit ndërkombëtarë.

Iluzionet e liderëve Kosovarë se në Uashington se Serbia do ta pranojë Shtetin e Kosovës ishin të kota e kjo u dëshmua më së miri me rastin e nën shkrimit të një marrëveshje ekonomike ndërmjetë 2 vendeve Serbia asnjëherë nuk ka hjek dorë nga pretendimet kolonialistë ndaj territoreve Shqiptarë përkatësisht ndaj Shtetit të Kosovës.
Këtë më së miri e tregojnë preambula në kushtetutën e Serbisë e cila Kosovën e trajtojnë si pjesë të sajë mjerishtë që nga pas lufta politika dhe liderët e Kosovës të cilët me decenie zhvilluan bisedime dhe negociata me Serbinë dështuan në gjdo pikëpamje dhe me pa aftësinë dhe pa përgjegjësinë e tyre i krijuan mundësi Politikës dhe diplomacisë Serbe që ajo të faktorizohet në vend që të gjykohet dhe të dënohet për krimet e bëra dhe për sjelljën e saj arrogant që po vazhdojnë edhe tani.

Andaj në këto momente kur politika dhe rendi Botëror është shndërrua në kaos përshkak të pa drejtësisë dhe interesave më të ndryshme Serbia të propozohet për çmimin Nobel është paradokse i Kohës në të cilën po jetojmë po të kishte drejtësi në Botë dhe politikë të mirëfilltë dhe institucione kredibili deri tek Asambleja deri tek kombet e bashkuara Serbia për krimet e bëra do duhej të penalizohej si në aspektin diplomatikë duke u monitorue nga institucionet e Bashkimit Evropian të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe nga aleanca veri atlantike e NATO-së.
Propozimi i Serbisë për Çmimin Nobel, i shkelë të gjitha normat ndërkombëtare të drejtësisë ligjeve të drejtësisë të cilat ende figurojnë në kartën e Asamblesë të Kombeve të Bashkuara të cilat ekzistojnë në letër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat