Kërkesë publike, drejtuar dy partive opozitare, VV-së dhe PDK-së

Opinione

Kërkesë publike, drejtuar dy partive opozitare, VV-së dhe PDK-së

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 14 shtator 2020 Në ora: 07:04
Foto ilustrim

Nëse deri më tani keni kalkulu për interesat e juaja politike, në këtë moment nuk duhet të jetë kjo si prioritet, sepse Qeveria në pushtet e ka devijuar programin, i ka devijuar premtimet e dhëna para Parlamentit. Pra, përfaqësuesve të popullit e cila, në Washington shkojë për njohje reciproke dhë për asnjë çështjëve tjera qoftë edhe për tema dhë iniciativa për të cilat nuk e ka pëlqimin e Parlamentit dhë konsensusin politik e shtetëror.

As nuk ndodhi marrëveshja për njohje reciproke, por u hapën tema krejtësishtë të reja që, për qëllim e kishin ta zëvëndësonin inicitivën për korigjim apo ndarje, duke e futur çështjen e Ujmanit si të mbyllur një ndër asetët të rëndësishme të Kosovës, duke u bërë Serbia hisedare- bashkëpronare, anipse më tërë dokumentacionin shtetëror të Kosovës, Ujmani është pronë e pa ndarë e Kosovës duke e pasur parasyshë edhe Konventat Ndërkombëtare për shfrytëzimin e ujërave që burojnë ose kalojnë nepër disa shtete.

Këtë dokument e posedon Kosova kahere prandaj, lojë fjalësh për disa fizibilitetëve, është mjegullim dhe mashtrim i radhës ku u fut në dokument pa kurfar marrëveshje paraprake e cila po të kërkohej nga organet shtetërore të Kosovës, apriori do të refuzohet të bisedohet e lere më të pranohet.

Nëse qeveria ka devijuar dhe dështuar, duke ja përshkruar vetit si “sukses”, atëhere, nuk do të jetë më faji vetëm i Qeverisë por, bile në këtë moment, ma shumë i opozitës në rendë të parë e cila, nsëe Qeveria nuk tërhiqët, atëhere duhet të vijë në shprehje mocioni i mosbesimit për çka, të dy partitë opozitare tani janë përgjegjëse kryesore për mosndaljën e zbatimit të kësaj marrëveshje.

Çështja e pushtetit, e koalicionëve etj. Sovrani do të jua përcaktojë rradhitjen në bazë të votave të fituara secilës parti.

Dëmi shumë më i madhë politik për PDK-në do të ishte nëse hynë në koalicion sipas programit dhe “ Marrëveshjës “ së Ëashingtonit.

Nuk duhet të jenë në pyetje tani, vetëm dëshirat dhe interesat për t’i shpallë zgjedhjet e parakoheshme për ta marrin pushtetin cila parti qoftë, qoftë ajo edhe Vetëvëndosje që pretendonë së do të del e para por, primare dhë imidiate është, të ndërpritët ky trend i gabuar dhe i dëmshëm politik për vendin. Deputetët, duhet ti nenshtrohën arsyes së momentit kur, gjërat mund të marrin kahjen fatale për vendin.

Kjo, do t’i bie se ndoshta duhet të vijë në kundërshtim më kërkesat e administratës Trump, që une, në momentin e fushatës zgjedhore, nuk i quajë aq të ndershme e të sinqerta sepse, vjen në kundërthënje më strategjinë globale politike të ShBA-ve që, eventualishtë më ardhjen në pushtet të administratës Biden, mund të jetë ndryshe.

Pra, kur Serbia dinë dhe guxonë të thotë jo pa të drejtë në Ëashington, pse Kosova nuk mund ta bejë të njejtën gjë, me të drejtë. Pra, Kosova, më plote arsye, dhe të drejtë e meriton nese mendohet që ky shtet të jetë funksional, i pavarur më kufijë ekzistues dhe, pa ndërhyrje në territorin e saj qoftë edhe përmes pretendimëve të përfitimit të eksteritorialitetit përmes kishave ortodokse serbe 45 syrësh.

Këto pretendime të Serbisë kanë për qëllim që Kosovën ta mbajnë në ngërç, nën kontrollë si një lloj tutore i përjetshëm që Kosova mos të jetë shtet funksional por, varur nga vullneti i Serbisë.

E njejta gjë është edhe me “Minishengenin ballkanik” pa Kosovën dhe, nënshkrimin e marrëveshjeve për lidhjet hekurudhore të cilës ju ndërrue drejtimi i përhershëm, Leshak-Fushë Kosovë -Han i Elezit, në drejtim të Merdarës.

A nuk të shtinë kjo me mendu së po përgatitët diçka rreth veriut i cili larg qoftë m ja nda Serbisë, atëhere, izolohen kompanit si Trepça, KEK-u dhë pjesët tjera industriale të Kosovës të cilat janë të lidhura më pjesën e hapur të hekurudhës përmes të ashtuquaturve, binar industrial.

“Marrëveshja e Ëashingtonit”, është e dëmshme për shtetin e Kosovës pasi, përkohësishtë po e humbë sovranitetin, funksionimin si shtet unitar deri të rreziku i instalimit të pushtetit të tretë përmes Zajednicës e cila nese nuk merrën parasyshë 23 pikat kontestuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese, kësaj kjartë i thojnë, një Republikë Serbe në veri. Avdullah Hoti premtojë së çështja e Asociacionit do të vijë shpejtë në diskutim, pa sqarue se a nënkuptonë sipas Marrëveshjes së vitit 2015 apo, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Opozita, partitë politike, deputetët dhe definitivishtë Parlamenti nuk e ndërpresin këtë trend të dëmshëm dhë të rrezikshëm për Kosovën dhe popullin e sajë, përgjegjësinë, do bartim vetë. Populli është ai i fundit i cili, nëse nuk veprojnë organet kompetente, atëhere, i mbetët atij që të ngrtitët.

Në gjendje pandemie, nuk ishte deshtë të lejojnë që populli të ngritët në demonstrat duke e rrezikuar shëndetin dhe duke rritur numrin e të infektuarve edhe ashtu numër shumë i lartë dhe përfundimet më fatalitet.

Askush nuk bisedonë më popull, askush nuk e merr mendimin e tij dhe, askush nuk i zbatonë deshirat dhe vendimet e tij.

Atëhere, atij nuk i mbetët tjetër, përposë situatën ta marr në duar të veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat