Mohuesit e Vjosa Osmanit!

Opinione

Mohuesit e Vjosa Osmanit!

Dren Dushi Nga Dren Dushi Më 14 shtator 2020 Në ora: 15:24
Vjosa Osmani

Në vigjilie të themelimit të partisë “Alternativa” të cilën sot e kryeson zonja Kusari-Lila, isha i bindur se LDK është korruptuar në bazat, idetë dhe qëllimet e saj, dhe se shumë individë mediokër e oportunistë hipokritë ishin akomoduar për të krijuar një strukturë e tillë ç’farë është sot LDK. Është kjo LDK e tanishme, që përveç se mashtrimin dhe papërgjegjësinë ka bërë mjetin kryesor të funksionimit politik, përjashtoi zonjën Vjosa Osmanin nga partia, anipse ajo pothuajse ua fitoj zgjedhjet me gjithë sabotazhën që i bënë.

“Alternativa” ishte një shpresë, meqë paraprakisht kishte një bashkëpunim të mirë në Kuvend me disa iniciativa shumë pozitive mes zonjës Osmani dhe ish-deputetit Ilir Deda, këtu hynte edhe Kryetarja e Gjakovës zonja Kusari-Lila, dhe unë isha i gatshëm t’i mbështesja për aq sa lejonin rrethanat. Ekipë e mirë dukej kjo, me Vjosën, Mimozën, Ilirin, aq më shumë që në Kosovë duhej të krijohej një balancë për partinë e vetme serioze, Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo balancë u shtye meqë zonja Osmani nuk ishte e gatshme të jepte kontributin e saj si një nga njerëzit me më së shumëti ndikim në Kosovë, dhe se ajo i besoi LDK-së, e cila siç shihet sot, e siç besoja unë atëbotë, nuk i besoi Vjosës.

Me shumë luftë konspirative brenda strukturave të kësaj LDK-je, Vjosa megjithatë u vendos në krye të listës vetëm e vetëm që ata të mos mbesnin pa vota, meqë pa Vjosën, LDK sot do të ishte partia e tretë dhe jo e dyta. Sidoqoftë, një gjë nuk kuptohej mirë; sa larg është e gatshme të shkoj LDK kur i preken interesat perfide të saj?

Sot, e përjashtuar nga ata që i bëri deputetë, meqë shumë që ngritën dorën kundër Vjosës janë deputetë me inerci të votave të saj, kësaj zonje nuk i mbtetet rrugë tjetër, përpos krijimi i një grupimi të ri politik, që lidhet kryekëput me idetë dhe parimet e saj që e bënë personin e dytë më të votuar në Kosovë, por që e rikrijon një marrëdhënie votues-lidere, të tillë që e kishte krijuar Presidenti Historik Rugova, jo të tillë që e krijoi mashtruesi Isa Mustafa.

Na shfaqen disa problematika si fillim, shumica e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, dhe Kryesisë, janë ky njeriu tipik i krijuar në LDK-së që mjet pune ka mashtrimin, oportunizmin dhe hipokrizinë, andaj, jo shumë nga LDK duket se do e baktisin anijen me shpresën se injoranca elektorale në Kosovë do vazhdoj dhe se ajo nuk do të përmbytet. Si rrjedhojë, zonjës Osmani do t’i bashkohen vetëm ata që idetë e saj, konsistencën dhe përgjegjshmërinë politike do ta kenë cytje, jo ndonjë oportunizëm hipokrit siç kanë shumica në LDK-në e tanishme. Kjo është pozitive, meqë struktura e ndërtuar nga zonja Osmani, mund të jetë struktura e vetme serioze politike, me ide e parime, që do të balanconte Lëvizjen Vetëvendosje.

Ç’farë pritet?

E ndodhur për fat të mirë, dhe për dijen e saj të pjekur politike në pozitën e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, zonja Osmani ka përparësinë e karizmës, pushtetit, fuqisë politike dhe mbështetjes së madhe popullore. Si rrjedhojë, me një ekipë të mirë siç e shpjegova më sipër për pasojë të shkaqeve që shtjellova, Vjosa ka një terren politik të tillë që ajo zëvendëson pothuajse në plotëni LDK-në e vjetër, për t’u kthyer në parimet e demokracisë që proklamonte Presidenti Historik Rugova.

Sigurisht që Vjosa ka më shumë vota se secili lider partie përjashto, aktualisht liderin e LVV-së, Albin Kurtin, i cili edhe duhet të jetë bashkëpunuesi por edhe kompedicioni i shëndoshë për Vjosa Osmanin, pra Vjosa nuk ka më konkurrencë LDK-në apo AAK-në, por ka për cak krijimin e një strukture që përfundimisht, në bashkëpunim me ata që duan ç’kapjen e shtetit, të bëjë ndryshimin në Kosovë.

Si rrjedhojë, unë pres që struktura e re e krijuar nga Zonja Osmani, të jetë mbase struktura më e rëndësishme e krijuar pas-luftës në Kosovë, andaj procesi i krijimit të saj duhet të jetë shumë i kujdesshëm, shumë i fokusuar në secilin detaj dhe me një përkushtim të jashtëzakonshëm meqë misioni i kësaj strukture është shumë i rëndësishëm, kthimi i shpresës në Kosovë.

Mohuesit mediokër të Vjosës, të kënaqurit me poste nga sistemi i vjetër i korruptuar, të frikësuarit e kalkylantët egomanë, nuk i duhen fare kësaj strukture. Përkundrazi, ky verzion i politikanit në Kosovë është arsyeja e ri-lindjes së një force të re politike që do t’i prijë zonja Osmani.  Është shumë më e rëndësishme të ketë cilësi në grup, se sasi, meqë cilësia është dëshmuar se sjell më së shumëti sukses politik që kryekëput varet nga populli. Nuk e sollën suksesin e LDK-së shumësia e korruptuar e tyre, por pakësia cilësore si Vjosa.

Është po ashtu e rëndësishme të thuhet se kur mohuesit mediokër nuk bëhen pjesë e strukturës së re, të pa inkuadruarit që kanë parime dhe ide mund të jenë të cytur t’i bashkohen, ka shumë të tillë që edhe gëzojnë respektin e pupullit. Kjo pa dyshim që do rriste cilësinë e një strukture të re, dhe po ashtu do rriste gjasat për një surprisë të madhe suksesi politik. Si përfundim, Vjosa mund të shkaktoj një rend të ri politik në Kosovë, dhe sipas gjitha gjasave, një gjë e tillë do të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat