Hoti në Washington e “dorëzoi “Ujmanin, kurse Rama po shkon në Greqi ta ”dorëzoi” detin

Opinione

Hoti në Washington e “dorëzoi “Ujmanin, kurse Rama po shkon në Greqi ta ”dorëzoi” detin

Nga: Sherif Ramabaja Më: 14 shtator 2020 Në ora: 17:17
Sherif Ramabaja

Shovenistët dhe fashistët serb gjithmonë ankoheshin se Sebia fiton në luftë, kurse humb në paqë.

Të gjith e dijnë se si Serbia fiton në luftë, kuptohet kur kundërshtari është duarthatë, atëher serbët janë trima, me viktima të pafuqishme. Por po e hetuan serbët se kundërshtarët posedojnë armatim, ata menjëhere e ndërrojnë taktikën.

Nëse munden me mashtrime, duke e lozur rolin e viktimës, veprojnë ashtu deri në fund, po nëse ti përforcohesh dhe tregon forcë ushtarake dhe armatim, ata zmbrapsen, lidhin paqë dhe po u tregove i pashpirtë siç ata vetë janë, të nënshtrohen.

Ky është mentaliteti serb, të cilin ne e njohim me shekuj. Në SHBA sërish u munduan ta lozin rolin e viktimës, derisa arritën që në marrëveshjen e nënshkruar, të bëhen hisenik në liqenin e Ujmanit dhe të na imponojnë Minishengenin ballkanik.

Nga kryeministri Hoti është pritur që do ta nënshkruante një marrëveshje të tillë, sepse ai frikën e kishte te ndarja e Kosovës, për të cilën ishte zotuar se sdo të ketë, dhe sapo u vërtetua për këtë, ai vuri nënshkrimin i entuziazmuar, pa gjykuar për pasojat e tjera.

Serbia po ashtu u nda e kënaqur sepse i arriti dy premisa, për të cilat s´ishte e sigurtë që do të shpërblehej.

Për vendosjen e ambasadës në Jerusalem Serbia do të pranoi, sepse interesin e ka çka të përfitoi nga Kosova, po për t´iu ikur obligimeve të marra në lidhje me ambasadën, do të përdor intriga, si ajo për të nxitur konflikt në mes vëllezërve : Erdoganit, Ramës e Thaçit.

Prandaj hapi i parë është arritur. Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje ekonomike, përfitoi Sebia çka përfitoi, Kosova u tregua fleksibile dhe tregoi se është në gjendje të bëjë lëshime të dhimbëshme, për arritjen dhe ruajtjen e paqës.

 Presidenti Trump po ashtu tregoi se arriti një marrëveshje historike dhe do t´i shtoi përpjekjet që ta fitoi edhe një mandat në Shtëpinë e Bardhë.

 Një ngjarje po ashtu historike pritet të ndodh me 15.09.2020, sepse kryeministri Rama do ta vizitoi Greqinë.

Kjo vizitë ka rëndësi shumë të madhe sepse Greqia ndodhet në konflikt të hapur me Turqinë, shkaku i shpimeve në deti që po i bënë Turqia. Greqia pretendon se janë ujrat e saja territoriale, kurse Turqia thotë se asaj i takon një e drejtë e tillë.

Greqia duke mos patur se çka t´i bëj kalit, po i sjell samarit. Në këtë rast samari është Shqipëria, sepse Greqia u deklarua se do t´i zgjeroi ujrat territoriale për 12. 000 milje në dëm të Shqipërisë.

Në këtë rast u akuzua kryeministri Rama, sepse mësheftas mund ta ketë nënshkruar marrëveshjen, në këmbim të përfitimit material, (thënë shqip shitjen e detit ) ose në këmbim të ruajtjes së pushtetit.

Rama me plot vrerë e akuzonte për këtë, Berishën, Bashën e Metën, po në anën tjetër, e arsyetonte Greqinë se në bazë të së drejtes ndërkombëtare, Greqia po vepron konform ligjit ndërkombëtar.

Ndërkohë në media u paraqit për këtë reagimi i kancelares gjermane zonjës Merkel, duke kundërshtuar pretendimet territoriale greke në dëm të Shqipërisë.

Prandaj vizita e Ramës në Greqi pritet me bujë të madhe, sepse nëse e ka shitur detin, do t´ia vërtetoi apo dorëzoi nesër të drejtën, ashtu siç synon Greqia, apo  do të detyrohet të zbrapset ( pa qëllimin e vetë ) dhe ta mbroj të drejtën e Shqipërisë, për ujërat e saja territoriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat