Pazaret politike, Presidenti të zgjidhet nga Sovrani

Opinione

Pazaret politike, Presidenti të zgjidhet nga Sovrani

Nga: Ali Hertica Më: 15 shtator 2020 Në ora: 08:03
Ali Hertica

Akademiku Nexhat Dacit është gjithmonë i gatshëm të ndihmojmë për nevojat e shtetit si akademik i përmasave botërore dhe një poltikan i rangut të lartë e një burrshtetas i respektuar ndërkombtarisht në arenën e poltike dhe botes Akademike botëror, Është koha që të testohetnë vlerat akademike dhe politike për të shpetuar Shoqërin e cila thujse është e tjetersuar politikisht nga matrapazet e poltikave mashtruse dhe destruktive të analfabetve poltike dhe mashtrusve të pa ngopr nga zhvatja e plaqkitjet ekonimike e takses së sovranit.Reforma zgjedhore duhet të përfshij krijimin e zonave zgjedhore, votimin me lista të hapura për kandidatët për deputet, por njëkohësisht edhe zgjedhja e Presidentit të vendit të bëhet nga qytetarët dhe jo nga marrëveshjet politike brenda Kuvendit, ku deputetët e luajnë lojën e robotit të kurdisur nga interesi i grupit politik që e përfaqësojnë aty. Në të kaluarën për këtë qasje reformatore, ndryshim të ligjit dhe Kushtetutës,kanë qenë deklarua dhe pajtuar të gjitha këto subjekte politike të përfaqësuara tani në Kuvend dhe partitë minoritare të kërkohet më shumë presion publik nga mediet dhe shoqëria civile që të ju rikujtojmë nevojën eaktivizimit dhe realizimit urgjent të reformës gjithëpërfshirëse zgjedhore, për institucione stabile, kredibile dhe që kanë mbështetjen e fuqishme të votës qytetare, kushdo që e fiton atë besim edhe në zgjedhjet për Kuvend edhe në zgjedhjet për President

Lakmia për të uzurpuar sa më shumë pozita në pushtet, dhe për ta thelluar akoma më shumë ndikimin politik në të gjitha shtyllat, në të cilat ky ndikim është instaluar në të kaluarën e largët dhe të afërt, për plot dy dekada, partitë politike tani më po përplasen se kush do ta kap pozitën e ardhshme të presidentit të vendit, në vitin që vjen, kur mbaron edhe mandati kushtetues i presidentit aktual Hashim Thaçi, Konsideroj se kjo qasje është krejtësisht jo serioze, jo demokratike dhe lë tërësisht jashtë vëmendjes dhe përkushtimit politik e institucional, trajtimin e problemeve më serioze, ditore e afatgjata periodike me të cilat po ballafaqohen qytetarët, gara se kush do ta zapton pozitën e ardhshme të presidentin e bënë jo funksional edhe koalicionin qeverisës, madje me rrezik të prishjes së shpejtë dhe shkuarjes në zgjedhje të reja të parakohshme.

Nëse këto parti politike, pozita dhe opozita, kanë minimumin e interesit publik angazhimit serioz për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit, duhet të arrijnë konsensus politik për reformën zgjedhore gjatë këtyre muajve që janë në dispozicion deri në fund të vitit dhe në këtë reformë të përfshihet edhe zgjedhja e presidentit, jo nga votat në Kuvend, me pazare politike, por me vota të qytetarëve, me kandidatura të lira konkurrente nga bota akademike, partitë politike dhe shoqëria civile. Dihet mirëfilli se substanca ligjore për një reformë të tillë është e gatshme, është punuar një kohë të gjatë në atë drejtim dhe më pastaj është lënë diku në sirtarët e Kuvendit apo Qeverisë, këtë më së miri e dinë anëtarët e komisionit që kanë punuar në atë drejtim dhe janë shpërblyer me mëditje të majme nga buxheti i shtetit.Qytetarët janë mërzitur dhe lodhur nga mbajtja pengë e vullnetit të tyre demokratik i cili po shpërfillet nga partitë politike pas përfundimit të zgjedhjeve pasi që të gjitha formulat e bërjes së institucioneve po varen nga pazaret për interesa të ngushta politike. Është koha që të testohet vlerat politike dhe akademike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat