Bisedë mistike me Adem Mikollovcin

Opinione

Bisedë mistike me Adem Mikollovcin

Nga: Sulejman Mehazi Më: 15 shtator 2020 Në ora: 14:09
Sulejman Mehazi

Lamtumirë e mirupafshim në botën e përtejme të artit të mirëfilltë skenik, baci Adem!
E ç'të duhen tani e tutje mimikat, mizanskenat e lëvizjet skenike të kësaj bote të vogël e të pistë njerëzore.
Teatrot madhështore kulmore e estetike  janë atje ku ju keni shkuar, që nga vdekja juaj e andaj, baci Adem, do e shihni atë bukurinë e gjallë e të vërtetë artistike, atë ajkën e bukurive dhe përjetimeve shpirtërore, arti i përtejmë parajsor është i mrekullueshëm e fascionante.

Aktrimet e kësaj bote janë të përlyera me frymëzime epshore trupore, me dashurira  të pasinqerta, me kiçe e shunde,  me mëkate e rrena, me mashtrime e trillime me inate e xhelozira, me frymëzime falce aktoreske.

Arti dramtik, skenik i këtushëm për ju baci Adem ka qene me dhimbje e hidhërime, me lot e pikëllime, me mallkime aktoreske, me endrra mashtruese e genjeshtra imagjinative, i përtejmi është i magjishëm e i harmonishëm, i këndshëm e me inspirime shpirtërore qiellore, i të shprehurit bukur, i stilizuar, i rimuar me melodi të embla lëvizese mizaskenike ritmike, me engjëj e muza hyrishë frymezuese, me lloje anfiteatrosh e teatrosh parajsore, me frymëzime e ushqime shpirtërore-qiellore, jo më trupore-tokësore, me ndjenja frymëzimesh alivanosjesh nga bukuria e kënaqësia e shumëllojshme artistike, me ngjyra lulesh të ndryshme parajsore, që do dehesh me shijen e aromave skenike hyjnore parajsore i nderuar baci Adem!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat