Me dorën e tyre udhëheqësit shqiptarë, në të kaluarën dhe tani, po vrasin gjymtyrët e atdheut!

Opinione

Me dorën e tyre udhëheqësit shqiptarë, në të kaluarën dhe tani, po vrasin gjymtyrët e atdheut!

Nga: Sami Arifi Më: 16 shtator 2020 Në ora: 16:59
Sami Arifi

Po t’i hedhim një vështrim të kaluarës dhe të tashmës sonë historike, nga udhëheqësit në pushtet, dhe për pushtet, ishte dhe është vetëvrasje e gjymtyrëve të atdheut.

Zogu, përmes të ashtquajturit “reflektim i kufirit” ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë, më 6 gusht 1925 i dha Shën Naumin Jugosllavisë.

Këshillit të Lidhjes, ajo e quante çështjen e mbyllur me vendimin e 6 dhjetorit 1922, ky mendim i Dhomës iu komunikua Këshillit të Lidhjes së Kombeve dhe iu përcoll edhe Konferencës së Ambasadorëve më 6 tetor 1924, Shën Naumi i takon Shqipërisë në bazë të vendimit të Dhomës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Me ardhjen në pushtet përmes jugosllavëve, Zogu, më 28 korrik përfaqësuesit e dy palëve përmes një takimi të posaçëm dolën me një deklaratë të përbashkët me anë të së cilës kërkohej të bëhej një reflektim i kufirit midisë Shqipërisë dhe Jugosllavisë në mënyrë që Shën Naumi t’i takonte kësaj të fundit.

Kryetari i Konferencës së Ambasadorëve, mbi bazënë e marrëveshjes dypalëshe, francezi A. Briand, iu drejtua me 6 gusht 1925 të dy palëve, përmes një deklarate, me të cilën anulohej vendimi i mëparshëm i Konferencës dhe “vija kufitare midis dy vendeve pësonte ndryshimin e pranuar prej dy delegatëve që ia linte Shën Naumin Jugosllavisë”, këtë e bëri Zogu për ndihmën që jugosllavët i dhanë për të ardhur në pushtet, prandaj për dhënien e Shën Naumit Jugosllavisë, Zogu e miratoi përmes Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërsa tash përmes të ashtuquajturit “korrigjim i kufirit” nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi, iu dhanë afër 2.500 km katror Maqedonisë së Veriut si dhe 8.200 km katror Malit të Zi, madje nëpërmjet aprovimit të shumicës së parlamentarëve, me duartrokitje frenetike!...

Vështirë mund të gjesh ndonjë vend në botë që duatroket kur jep territor, duke ditur se për popullin shqiptar në përgjithësi, dhe për Kosovën në veçanti, egziston si e drejta etnike ashtu edhe e drejta historike në raport Kosova me Serbinë për territor, dhe në raport Shqipëria me Greqinë për hapësirën detare.

Është çudi si pranojnë këta pushtetarë dialogje, përmes të cilave dialogje vetëvrasin për çdo ditë gjymtyrët e atdheut! Ky dialog që po zgjatë në pafundësi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, poqese nuk ndërron çasja në udhëheqësit tanë, nuk do të ndërrojë edhe mënyra e ecurisë së gjendjes, pra do të vazhdojë me dorën e këtyre udhëheqësve vetëvrasja e gjymtyrëve të atdheut!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat