Grupi për Studime Politike dhe Juridike shpalosi sot raportin e punës 100 ditësh të Qeverisë së Avdullah Hoti

Opinione

Grupi për Studime Politike dhe Juridike shpalosi sot raportin e punës 100 ditësh të Qeverisë së Avdullah Hoti

Nga: Ismail Muqiqi Më: 16 shtator 2020 Në ora: 17:29
Ismail Muqiqi

Në bazë të monitorimit të punës së Qeverisë gjatë kësaj periudhe u konstatua se Qeveria Hoti e cila u formua nga koalicionet jo parimore dhe në rrethana emergjente në të cilën gjendej Kosova, është Qeveria e dytë me një kabinet prej 46 Zëvendës Ministra, që tregojnë kontinuitetin e ish Qeverisë së Ramush Haradinaj.

Kjo Qeveri gjatë kësaj periudhe pati dështime të një pas njëshme në menaxhimin e pandemisë ku Kosova një kohë të gjatë prinë në top listën e Shteteve me infektime dhe vdekje me numrin më të madh në rajon, po ashtu Qeveria Hoti nuk arriti që ti bashkojë forcat politike dhe të krijojë platformë dhe strategji unike për dialogun me Serbinë.

Për shkak të mungesës së konsensusit të brendshëm, dialogu në Bruksel dhe në Shtëpinë e Bardhë është jo transparent dhe krijojë shumë pa qartësi brenda opinionit kosovar.

Kjo Qeveri nuk arriti ta funksionalizojë ligjin e pagave i cili ka shkaktua shumë polarizime në mesin e punëtorëve dhe institucioneve të shtetit të Kosovës.

Në raportin e grupit për Studime Politike dhe Juridike thuhet se Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë pasive apo fare nuk është marr me sundimin e ligjit dhe si dhe problemin e vetingut në sistemin e drejtësisë.

Kjo Qeveri tregojë se është e ngarkuar edhe me tendenca hakmarrëse duke i shkarkua bordet e ish-Qeverisë Kurti, dhe duke i rikthye në pozita të mëparshme edhe disa sekretarë permanentë të Ministrive të ndryshme, të cilët kohë më parë ishin lirua nga pozitat e sekretareve permanentë.

Vlerësimet e Shoqërisë Civile të cilat monitorojnë punën e Qeverisë dhe të institucioneve të Shtetit të Kosovës vlerësuan se nepotizmi rreth rehatimit të militantëve partiakë po vazhdojnë me të njëjtën ritëm dhe agjendë sikur në ish Qeverin e Ramush Haradinaj. Kjo u manifestua edhe në shërbimet diplomatike të Shtetit të Kosovës të cilët funksionojnë nëpër vendet e ndryshme të Botës. Kjo mënyrë e qeverisjes po e qonë vendin dhe shoqërinë në qorr sokak me plotë të pa njohura të cilat e kanë sjellë Kosovën

në geto, vendin më të izoluar në Evropë.

Kjo qeveri ende nuk ka arritur që të funksionalizojë ligjin për pakon emergjente për tu ndihmuar bizneseve të cilat pësuan nga Pandemia e Koronavirusit, e disa ndërmarrje për shkak të vështirësive që solli gjendja emergjente janë para falimentimit.

Këto janë vetëm disa nga dështimet substanciale gjatë punës 100 ditësh të Qeverisë Hoti.

Kësaj radhe për nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike e cila u bë në Shtëpinë e Bardhë në mes Kosovës dhe Serbisë nuk po flasim për ringjalljen e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe për kompetencat që do ti ketë.

Nuk po flasim për Ujmanin as për minishengenin tregtarë të Ballkanit, as për invazionin e mallrave serbe të cilat e kanë mbuluar tregun e Kosovës.

Paradoksi më i madh i punës së kësaj Qeverie është nënshkrimi- pajtimi për monitorimin 1 vjeçar të cilën e bëri delegacioni i Kosovës në vetëdije për heqje dorë nga kërkesa dhe lobimi i Kosovës për tu integrua në mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare si dhe heqja dorë nga lobimi për shtimin e njohjeve të Kosovës nga shtetet të cilat ende kanë hezituar për ta njohur Republikën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat