Kush po i hanë qershiat që vetë i kanë urinuar?

Opinione

Kush po i hanë qershiat që vetë i kanë urinuar?

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 16 shtator 2020 Në ora: 23:25
Krerët e partive politike, me presidentin e vendit

Njëri një herë kaps vjedheë qershia duke e mbushur strajcën dhe u largue diku në fshehtësi dhe i hodhi mbi bari.

Fillojë duke hëngër derisa u ngop dhe pastaj, duke menduar së nuk do t’i duhen ma, fillojë t’i urinojë (pshurrë) të gjitha. Pas disa orësh, e kapi uria dhe i shkojë mëndja se i ka dikund qershia dhe u kthye aty ku kishte qenë ma parë.

Ju kujtue së që kishte bërë më to por, fillojë gjëja duke i zgjedhur një nga një, herë në fund e herë në krye, herë anash e herë në mes, duke fol vetë më veti dhe duke i thënë vetit: kjo nuk është e urinuar, jo, kjo tjetra nuk është e urinuar dhe, një nga një, i hëngër që të gjitha bile, ma më shije së ato të terurat.

E thash në mënyrë metaforike për të ua kujtuar atyre që, i ndërruan fjalët dhe qëndrimet të tyre të cilat ia adaptojshin karshi interesave personale duke u arsyetuar ashtu siç ju konvenonte në kohërat dhe momentet e caktuara.

I pari ndër ta është presidenti i vendit i cili, tani po e alarmon kryeministrin Hoti i zgjedhur më ndihmën dhe angazhimin e tij personal për të ardhur në krye të Qeverisë, e tani, sipas asaj, po ja ngrehë tepihun ndër këmbë.

Ky, pra, presidenti, më 2013, bashkë më Daçiqin e nënshkruan marrëveshjen për Asociacionin duke e quajtur sukses, njohje e kryer nga Serbia, nuk ka funksion përpos si një OJQ etj.

Nuk është vetëm presidenti që po i hanë qershia e urinuara por, janë po thuaj që të gjithë ata që kanë qenë në pushtet dhe janë ose, qoftë edhe udheheqës partiak të cilët, kanë ndikim shumé të fortë në njerëzit e tyre të cilët gjinden në pushtet.

Qershiat, i hëngri edhe Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, bile, u akuzua se, edhe Albin Kurti e bëri këtë gjoja sipas opozitës së asaj kohe së, “hoqi dorë nga reciprociteti, nga tarifa” por, ky i fundit nuk e bëri atë siç më kujtohet, jashtë premtimit që i kishte dhenë elektoratit të tij gjatë fushatës zgjedhore.

Në rastin e demarkacionit, Ramushi i hëngri qershiat, Isa Mustafa të vija e kuqe ndaj PDK-së, Fatmir Limaj rreth marrëveshjes më Serbinë, tani si pjesë e koalicionit momental.

Qershiat e urinuara i hëngër edhe Avdullah Hoti tani në Uashington i cili, hoqi dorë nga po thuajse të gjitha premtimeve të forta që i kishte dhenë elektoratit, jo drejtpërdrejt por, përmes deputetëve të cilët, më rastin e rrëzimit të qeverisë Kurti i hëngrën qershiat e urinuara por, edhe tani në rastin e Avdullah Hotit.

Po e them kushtimisht nëse në ndërkohë deputetët nuk e ndërrojnë mënjën që ta rrëzojnë këtë Qeveri e cila, është e rrezikshme që të bëjë pazare të dëmshme më Serbinë në dëm të sovranitetit, integritetit territoriale dhe funksionimit të shtetit unitar në tërë vendin.

Nga njëherë më shkon mëndja së, po të ishte Kosova shtet i fortë e i pasur, duhej të bëhen “eksperimente” më rrëzimin e qeverive, pra kryeministrave apo udheheqësve në përgjithësi.

Kur nxënë në thue, nganjëherë, mundë të lëndohesh pak apo shumë. Dikush i thënë hundët, dikush dhembët, dikush gjymtyrët por, kur të kthjellët, do ta kuptoje së ku ka gabue dhe çka duhet ndryshuar kur të vijë përsëri, nëse vjen në pushtet.

Se a mundët dhe a duhet sovrani të pres dhe ta këtë komoditetin të pres derisa të kthjellën e vetëdijesohen liderët e tyre, nuk mendojë së po.

Kjo, vlen edhe për Albin Kurtin i cili, në një moment, nuk që shumë i kujdesshëm duke u tregu shumë parimor por, kur je hisedar në qeveri më dikë tjetër, ato, megjithatë duhet jenë ma fleksibile duke e vu në peshoje së çka është ma pak e dëmshme për ndonjë veprim qoftë ai sipas mendimit të tij së është i arsyeshëm.

Ani pse, koalicioni i mëparshëm, ishte një martesë e jo aq e dëshiruar nga vetë aktoret dhe, pa filluar të funksionojë, ishte planifikuar divorci pasi, partneret i kishte bashkuar momenti e jo dashuria ndaj njëri tjetrit.

Ose, sipas asaj së, njerëzit i bashkon frika ose interesi, kësihere, ma shumë interesi së sa frika.

Sido që të jetë, një gjë është e sigurt së, populli, nuk do t’i hajë qershiat e urinuara (të pshurrtë) nga pushtetarët, pshurrana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat