Voto Besim Arifin, zërin e fuqishëm të shqiptarëve në Rovereto

Opinione

Voto Besim Arifin, zërin e fuqishëm të shqiptarëve në Rovereto

Nga: Florim Zeqa Më: 17 shtator 2020 Në ora: 07:27
Florim Zeqa

Rovereto është një qytet dhe qendër e rëndësishme industriale, turistike dhe kulturore në provincën autonome të Trentos. Në këtë qytet jetojnë një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, në mesin e të cilëve është edhe shqiptari nga Lipjani, i cili është pjesë e listës zgjedhore të "Partito Democratico" (Partia Demokratike, dega në Trento), ku me 20 dhe 21 Shtator do t'i drejtohet elektoratit për të kërkuar besimin për të hyrë delegat në kuvendin komunal të qytetit Rovereto.

Kush është Besim Arifi!?

Besim Arifi ka lindur në vitin 1971 në fshatin Gllogoc, komuna e Lipjanit  (Republika e Kosovës). Shkollimin fillor e ka mbaruar shkollën "Emin Duraku" në Banull -Gllogoc, ndërsa të mesmen (drejtimi i tregtisë) e ka përfunduar në Lipjan. Studimet i kishte filluar në SHLT në Pejë, por për shkak të veprimtarisë atdhetare detyrohet t'i braktisë studimet.

Shkaku i ndjekjes nga regjimi serb, në vitin 1992 Besimi detyrohet të emigroj në Itali. Fillimisht vendoset në Romë, ndërsa nga viti 1994 për shkaqe punësimi kalon në Trentino, kurse në Rovereto është nga viti 1998.

Me të ardhur në Rovereto, Besimi angazhohet në shoqatën "Casa della Pace di Rovereto" dhe njëkohësisht ishte edhe anëtarë aktiv i shoqatës "Kosova" në Bolzano.

Përmes këtyre dy shoqatave, gjatë periudhës së luftës çlirimtare, Besimi është angazhuar në grumbullimin e ndihmave materiale dhe finaciare për Kosovë.

Me iniciativën e tij, në vitin 2012 hapet Shoqata Shqiptare Rovereto, me ç'rast Besimi zgjedhet kryetar i shoqatës. Por Besimi nuk mjaftohet me kaq, është i angazhuar edhe vullnetar aktiv  i shoqatës "Trentino per il Kosovo", ku përgjatë viteve të fundit kanë zhvilluar aktivitete të ngjeshura kulturore dhe atdhetare.

Nga veprimtaria e Shoqatës Shqiptare në Rovereto vlenë të veçohet hapja e ekspozitës për Familjen Jashari në Rovereto dhe Bolzano nën patronatin e Muzeut të Kosovës.

Ngritja e flamurit të Kosovës në Rovereto në mesin e 100 flamujve të botës Campana di Caduti.

Binjakëzimi i qytetit të Lipjanit me Rovereton ishte iniciativë personale e veprimtarit Besim Arifi, me ç'rast janë shkëmbyer vizita të ndërsjella zyrtare mes kryetarëve dhe delegacioneve të dy qyteteve respektive, mirëpo shkaku i pandemisë ende nuk është finalizuar ky projekt i gatshëm bashkëpunimi ndërkomunal.

Besim Arifi ka mëse 10 vite që është aktiv në politikë, përkatësisht në Partinë Demokratike ("Partito Democratico"), ku në 5 vitet e fundit ishte delegat i këshillit për zonën Brione në Rovereto. Puna e palodhshme dhe sukseset e shumta, ishin inspirim për kryetarin e Roveretos, Francesco Valduga që ta nominoj Besim Arifin për kandidat të këshillit komunal.

Përvoja e lidhjes së urave të miqësisë shqiptaro-italiane

Me pervojen 10 vjeçare në skenën politike dhe bagazhin e pasur intelektual, ai  do të garoj në listën e "Partito Democratico del Trentino".

Besim Arifi me zgjedhjen e tij synon mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në qytetin Rovereto dhe Provincën Trento në përgjithësi, për integrimin e përgjithshëm të shqiptarëve, në veqanti për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe integrimin e plotë në jetën shoqërore.

Përvoja 10 vjeçare në politikë, është një kapital i çmueshem, një vlerë që duhet mbeshtetur pa rezervë nga të gjithë shqiptarët në këtë pjesë të Italisë.

Ndër prioritetet e Besimit do të jetë mbajtja nën tutelë ligjore e ndërmarrjeve private të shqiptarëve në Rovereto dhe Trento, nxitja për krijimin e ndërmarrjeve të reja, si një mundësi reale për shtimin e vendeve të reja të punës për të rinjët dhe të rejat shqiptare që kanë kryer studimet e mesme, të larta dhe pas-universitare.

Një veprimtar i shquar dhe një atdhetar i përkushtuar për avancimin e të drejtave të bashkatdhetarëve të vet, ka nevojë për një mbështetje me të zgjeruar nga të gjithë shqiptarët me të drejt vote në Rovereto, në mënyrë që me 20 dhe 21 Shatator, ta votojnë Besim Arifin për delegat në kuvendin komunal të Roveretos.

Vota për "Partito Democratico" me 20 dhe 21 Shator 2020, gjegjësiht për kandidatin e kësaj partie famëmadhe në Itali, zotin Besim Arifi është votë për mirëqenjen dhe prosperitetin tuaj, për trajtimin dinjitoz e jo vetëm si numra nga autoritetet e papërgjegjshme italiane.

Të nderuar bashkatdhetar, të dashur vëllezër e motra, me votën e juaj të lirë dhe demokratike, Besim Arifi do të bëhet zë i fuqishëm në kuvendin komunal dhe më gjërë në Regjionin e Trentos. Pra, vota për "Partito Democratico" dhe kandidatin Besim Arifi do të jetë votë për të ardhmen prosperuese në qytetin ku jetoni dhe jeni pjesë integruese e shoqërisë italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat