Z. Trump në 2020 dhe Z. Basha në 2021! 

Opinione

Z. Trump në 2020 dhe Z. Basha në 2021! 

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 17 shtator 2020 Në ora: 09:24
Qamil Gjyrezi

Idenë për shkrimin e mora nga intervista e Zonjës Evi Kokalari në lidhje me zgjedhjet në vendin më të fuqishëm të globit SH.B.A., ku deklaroi se: “ Është e sigurtë fitorja e Z. Trump në 2021. Fitorja e Zotit Trump është e pa diskutueshme”! Zonja Kokalari ishte shumë e bindur se zoti Donald Trump, do ta mundi kandidatin demokrat Bieden. Në këtë intervistë më bëri shumë përshtypje retorika e Zonjës Kokalari, tipike post-moderne, jo-konvencionale, e qetë dhe e drejtëpërdrejtë. Zonja Kokalari foli direkt me zë e figurë për korrupsionin e “fshehur” të gardës së vjetër Bieden dhe Pelosi prej 40 vitesh në Kongresin amerikan. Zonja Kokalari deklaroi për korrupsionin dhe marrëveshtjet e dyshimta e të birit të Bieden me Rusinë, Ukrainën dhe Kinën. Edhe në politikën e jashtme zoti Trump është “kundërshtuar” nga demokratët, sidomos për bisedimet në Hong-Kong me udhëheqësin Koreano-verior Kim Jong Un.
Politika e jashtme dhe e brëndshme amerikane në manadtin e Zotit Trump, ka bërë arritje të mëdha, historike në rritjen ekonomike në SH.B.A. dhe në stabilitetin dhe paqen botërore.

Përse i lidha zgjedhjet në vendin më të fuqishëm të globit, Sh.B.A, me zgjedhjet në Shqipëri?!

Për mendimin tim kanë disa ngjashmëri, por në kontekste të ndryshme.

Korrupsioni dhe sundimi i kastës së vjetër është një argument i fuqishëm për fitoren e Z. Basha në 2021. Korrupsioni i Rilindjes dhe i kryeminstrit të narkoshtetit Edi Rama ka arritur shifra të frikshme. Korupsioni i kësaj qeverie po bëhet një problematikë e madhe jo vetëm për stabilitetin në vend por edhe më gjërë.

Së dyti Edi Rama është i “punësuari” i kastës ish-komuniste 50 vjecare. Ish-minsitri i kohës së komunizmit Gramoz Ruci dhe i fëmijëve të ish-bllokut në parlament dhe qeveri, Balluku, Beqaj, Bushati është një tregues real, që ky vend drejtohet nga klani Hoxha dhe nga ish-trashigimtarët, fëmijët e Bllokut.
Politika e jashtme e Rilindjes dhe e Kryeminsitrit Rama është shoqëruar me një anarki politike dhe “servilizma” të pa fund në raport me vendet e rajonit dhe B.E.

Vetëm këta argumenta e bëjnë të domosdoshme dhe të sigurtë fitoren e Zotit Lulzim Basha në vitin 2021.
Retorika e Zonjës Kokalari.

Retorika është arti i të folurit ose i të shkruarit në një mënyrë bindëse për një auditor, elokuencë, e që së bashku me gramatikën dhe logjikën , është një nga tre artet e lashta të ligjërimit. Retorika synon të studiojë kapacitetet e shkrimtarëve ose folësve, aftësi këto të nevojshme për të informuar, bindur ose motivuar një audiencë të veçantë në situata specifike. Retorika e Zonjës Kokalari është modeli më i mirë, për opozitën dhe P.D.-në për të informuar, bindur ose motivuar elektoratin vendas dhe të gjithë ata që kërkojnë ndryshimin, largimin e Edi Ramës në 2021, me idenë psikologjike: “Ju nuk mund t’i ndryshoni gjërat, (nese nuk ndryshoni) por mund të ndryshoni këndvështrimin tuaj”, mund te ndryshoni këndvështimin dhe besimin tuaj, për të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe të Shqipërisë! Nëse ndryshoni këndvështrimin dhe krijoni besimin, ndryshimi është i sigurtë në 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat