Hoti po e mujka edhe Rugovën

Opinione

Hoti po e mujka edhe Rugovën

Binak Maxharraj Nga Binak Maxharraj Më 17 shtator 2020 Në ora: 12:43
Hoti dhe Mustafa

Sot ne media u hapë lajmi së nese shkohet qetashti në zgjedhje paralejmerohet fitore e madhe e LDK bile mbi 50%.
dhe këtë duke u bazuar gjoja ne autoritetin e Hotit,i cili mori namë duke u futur në Dhomen Ovale ne Shtepin e Bardhë ku mori shumë krojshe me vehti e u kethy me te gjitha shprazët.

Nuk solli njohje nga Serbia siç e kishte gojën plotë,sepse Vuçiq ishte më i zoti dhe më trim i cili ner sy pa u tremb fare i tha njeriut me te fuqishëm ne bot Donald Trump:JO,JO...nuk e njohë Kosovën si shtet dhe pikë dhe ai as një e as dy u zbydhë prapa,bile as qe guxofti te ia këthej fjalën Vuçiqit.

Por Vuçiq ishte me i zoti se Hoti i cili me qykë te zorit u bë hisedar në Ujman në asetin tonë shteterior me te rëndesishme pa te cilin Kosova nuk ka jetë.

Dhe ne bazë te të gjitha këtyre ne zgjedhjet e ardhshme populli po bajka juryshë me e votu LDK në krye me Avdullah Hotin.

Bile LDK do te fitoj aq fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme mbi 50% sa qe e le pasë edhe themeluesin e LDK Ibrahim Rugovën,i cili asnjëherë nuk ka mundur ti fitojë mbi 50% te votave.

Po te ishte kjo e vertetë lideri i pakontestueshëm i LDK Isa Mustafa do te qohejë në gjysmë te natës duke e dhënë alarmin partive tjera:hajdeni te shkojmë në zgjedhje.

Dhe LDK do ti fitonte mbi 50% te zgjedhjeve sikur ti vinin ne ndihmë Isa MUstafës dhe Avdullah Hotit për te votuar mbi 100 mijë jashtëtokësor të tipit Alien.

Por,dihet dhe besohet se LDK e ka humbjën e sigurtë,bile nese vjenë ne vendin e tretë do te ishte e kënaqur.Pastaj nuk i mbetet gje pos ti ankohet Hashim Thaçit me fjalët a po e sheh se çka me bërë duke bashkpunuar me ty,jo për te mirën e Kosovës,por për te keqen e Kosovës e deri te rreximi mafioz i qeverisë Kurti me gjeti kjo bela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat