Dialogu Kosovë-Serbi-si egjëra n'grunë

Opinione

Dialogu Kosovë-Serbi-si egjëra n'grunë

Nga: Ragip Guraziu Më: 17 shtator 2020 Në ora: 17:05
Ragip Guraziu

Për autorin e këtij shkrimi , është e pa kuptimit politika e BE-së dhe e asaj Amerikane. I kanë shkaktuar humbje ushtarake Serbisë e nga ana tjetër që 20 vite i dhanë shansë Serbisë e Rusisë të involvohen si faktor kyqë për zgjidhjen me dialog rasti Kosovë-Serbi,derisa Rusia po fshifet pas shpinës së Serbisë,derisa Trampi,po don me ardhë në Kosovë me e stabilizuar Kurtin,çfarë kuptimi ka kjo?!

Apo lindë Serbia e Vuçiqit apo Serbia e Putinit ?!

Këto pasoja veq po vrehen edhe tek qytetari më i rëndomtë kosovarë,derisa Qeverisë nuk po i ha palla,siç Qeveritë tjera që e degraduan Kosoven deri në dy gjujnë.

Kjo Serbi,mbeshtetur për Putinin dhe Rusinë,sepse me shekuj armiku më i madhë i shqiptarëve është kapur mbrendapërmbrenda Kosovës e qytetarëve të saj,dhe gati edhe Shqipërinë,si egjëra mu në qaste kur gruri ishte në redimentet më të mira, më frytdhënse për qytetarët,pas pak egjëra e helmonte sa që qytetarët nëpër arat e tuyre dite e net,duke shkulur me rrënjë egjërën nga kollijt e grurit,kur e kthenim kokën mbrapa,kishte filluar rendit tjetër të sulmoi dhe kotë se hiqej derisa e dëmtonte në tërsi grurin,moshatarët e mi e kanë përjetuar edhe vetë këtë ngjarje.

Tani mund të fillojë një ofensivë e re serbomadhe kundër Kosovës, sepse ajo tashmë është akorduar në Moskë. Vuçiqi ka deklaruar vetë se nga 50 minutat që kanë biseduar kokë më kokë me Putinin, 40 minuta i janë kushtuar Kosovës, gjë që lë të kuptojë se ata kanë përpunuar një plan të detajuar për veprim në të ardhmen.

Putin dhe rusia që 20 vjet kanë lozur lojën e tyre bukur

Pra, de facto Rusia do të ishte palë në procesin e negociatave dhe në gjithë menaxhimin e konfliktit ndërmjet Serbisë e Kosovës. Si duket Putini ka konstatuar se Serbia nuk ka energji të përballojë presionet në rritje të Brukselit, prandaj do të shfaqet Rusia si tutor i saj në gjithë procesin, duke amortizuar presionet e Perëndimit mbi Serbinë.

Dikush mendoi në 2018-tën, se ; Pse mund ta marrë Rusia këtë rol, duke shmangur në plan të dytë Serbinë? Pse nuk e ka lejuar Serbinë të tentojë të marrë atë që synon dhe të mbyllet konflikti asfiksues ndërmjet Serbisë e Kosovës, si edhe ndërmjet Serbisë e Brukselit dhe Vashingtonit? Ka disa arsye. E para, Rusisë i konvenon që lidhur me Kosovën Serbia të mbetet e varur nga vota e saj në Këshillin e Sigurimit, sepse ashtu e mban në raport vasaliteti. Kjo varësi e Serbisë mund ta detyrojë ta avansojë Qendren Humanitare Serbo-Ruse në Nish, në një bazë ruse në të ardhmen. Nëse do të ndodhte kjo, atëherë Rusia do t’i futej në brendësi Aleancës Veriatlantike. Në një zhvillim të tillë, Ukraina do të mbetej e gozhduar përgjithmonë në kthetrat ruse. Pra, Rusisë i duhet konflikti ndërmjet Serbisë e Kosovës, për planet e veta gjeopolitike e gjeostrategjike. E dyta, mbetja e konfliktit ndërmjet Serbisë e Kosovës, pamundëson anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, gjë që poashtu është interes strategjik i Rusisë. Një Serbi jashtë BE-së, do të kishte më shumë nevoja për ndihmat ruse, do të varej më shumë nga Rusia. E treta, deri sa vazhdon të jetë i hapur konfliktit ndërmjet Serbisë e Kosovës edhe Baskimi Evropian do të mbetet i përçarë në këtë çështje, ngase pesë shtete anëtare të BE- së nuk e njohin Kosovën si shtet. Mungesa e unitetit të Bashkimit Evropian, i konvenon shumë Rusisë, prandaj ajo punon që kjo përçarje të vazhdojë, mundësisht edhe të thellohet. E katërta, Rusia po e shfrytëzon në maksimum konfuzionin e adminsitratës amerikane, për të penetruar sa më shumë në Ballkan, duke u cimentuar në Serbi, duke destabilizuar keqas Maqedoninë e duke rritur çdo ditë kontestimin ndaj shtetit të Kosovës.

Nëse ndihmojnë simbolikat në këso analizazh, atëherë edhe fakti që Vuçiqi gjatë tërë takimit me Putinin kishte folur vetëm rusisht, mund të jetë indikacion që Serbia po shkon drejt shndërrimit të pakthyeshëm në satelit rus. Thënë thjesht, Serbia e Vuçiqit po shndërrohet në Serbi të Putinit. Serbisë së Putinit pritet t’i rikthehet roli i zjarrvënëses së Ballkanit, kësaj here për hesapet ekskluzive të Rusisë. Në dëm edhe të vetë Serbisë. (4 tetor 2018)

Hoti: S’kam frikë të ulem në tavolinën e dialogut – si mund të thoni se në SHBA sponsorizohet marrëveshje e dëmshme për Kosovën

rrokët armet,dhe kufijt e Kosovës janë në Nish e Sanxhak-Novi Pazar-Pazari i ri edhe Ujmani është mbrenda trojeve shqiptare...

Ju po e mbuloni Kosovë me të zezë përgjithmonë me këto veprime merramendëse,Zoti i madh ua ktheftë juve në kokat e juaja,e jo të familjes se disa tani kanë lindur pas lufte,por ajo më kryesorja po ju shofin tani se kush ishit ju dhe sa kontribuat për shtetin e Kosovës.

“Cilësimi i marrëveshjes së Uashingtonit se është e dëmshme, është gabim strategjik, Si mund të konsiderohet marrëveshje e dëmshme ajo e sponsorizuar nga Amerika, që i ka sjellë pavarësinë Kosovës…. E kam parasysh që nuk është përfekte, por nuk është e dëmshme”, ka thënë Hoti.

Bravo nuk ke fain ti derisa edhe disa komandant të UÇK-së po e pranojnë këtë bile njëri nga ta tha në një debat tv këto ditë se ''a e din ju se Ujmani kokën e ka në Serbi?!

Qe përgjigjeja e autorit, Tani po i them PO! Por e po e di apo a jeni në dijeni ju z. Kryeministër,Hoti dhe ju komandant i UÇK-së që po sorallateni para kamerave,atëherë për çka luftuat?! Për autorin e këtij shkrimi , është e pa kuptimit politika e BE-së dhe e asaj Amerikane. I kanë shkaktuar humbje ushtarake Serbisë e nga ana tjetër që 20 vite i dhanë shansë Serbisë e Rusisë të involvohen si faktor kyqë për zgjidhjen me dialog rasti Kosovë-Serbi,derisa Rusia po fshifet pas shpinës së Serbisë,derisa Trampi,po don me ardhë në Kosovë me e stabilizuar Kurtin,çfarë kuptimi ka kjo?!

Për autorin e këtij shkrimi , është e pa kuptimit politika e BE-së dhe e asaj Amerikane. I kanë shkaktuar humbje ushtarake Serbisë e nga ana tjetër që 20 vite i dhanë shansë Serbisë e Rusisë të involvohen si faktor kyqë për zgjidhjen me dialog rasti Kosovë-Serbi,derisa Rusia po fshifet pas shpinës së Serbisë,derisa Trampi,po don me ardhë në Kosovë me e stabilizuar Kurtin,çfarë kuptimi ka kjo?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat