Kosovës nuk ia kanë fajin as SHBA dhe as BE

Opinione

Kosovës nuk ia kanë fajin as SHBA dhe as BE

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 17 shtator 2020 Në ora: 17:46
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi në SHBA

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës kishin mundësinë ta trondisin dhe tmerrojnë Serbinë për krimet e kryera në Kosovë.

Do të ishte mrekulli dhe lumturi për Kosovën, shqiptarët e Kosovës dhe mbarëshqiptarët, sikur të zgjoheshim në mëngjes dhe të dëgjonim lajmin se Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Avdullah Hoti,Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli dhe Kadri Veseli, nuk janë më udhëheqës shtetërorë apo partiakë në Kosovë, dhe se kanë ardhur udhëheqës të inj, të ndershëm e dinjitozë e që dijnë ti dalin zot Kosovës legjendare dhe popullit të saj.

Se kanë ardhur udhëheqës të rinj, të cilët do të dijnë të pozicionohen karshi Serbisë agresore gjenocidale dhe se dialogu Kosovë-Serbi do të nis nga e para.

Se kanë ardhur udhëheqës të rinj, të cilët dialogun Kosovë-Serbi do ta nisin fillimisht me njohjen e ndërsjellë si dy shtete të pavarura e sovrane, e më pastaj për çështjet e tjera.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës janë fajtorët kryesorë që e katandisën në këtë gjendje Kosovën, sepse për interesa të tyre personale e nisën mbrapsht dialogun Kosovë-Serbi, pa kërkuar Serbia falje publike për gjenocidin dhe krimet e kryera në Kosovë, pa iu caktuar SerbiSë reparacionet e agresionit gjenocidal në Kosovë, pa u zbardhur fati i personave të pagjetur që Serbia në rrëmbeu në Kosovë, pa u dënuar kriminelët e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, pa patur konsensus të brendshëm dhe pa patur platformë të miratuar në Parlamentin e Kosovës për këtë dialog.

Kosovës nuk ia kanë fajin as SHBA-të, as BE-ja, as Trumpi, as Grenelli, as Lajçaku dhe as Borelli.

Fajin e kanë udhëheqësit e derisotën të Kosovës, të cilët tashmë 21 vite nuk e morrën situatën në dorë, ti dalin zot Kosovës, nuk u pozicionuan si duhet ti artikulojnë kërkesat dhe kushtet ndaj Serbisë dhe të pozicionohen si viktima të luftës, e jo si palë e akuzuar, dhe ç’është më e keqja u ulën të dialogojnë me kriminelin Aleksandër Vuçiq, bashkëpunëtorin e ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Nuk na e kanë fajin as SHBA-të dhe as BE-ja, fajin e kanë udhëheqësit e derisotëm të Kosovës, të cilët e harruan thënien popullore dhe përmbajtësore, “ me dorën e huaj e vrafsh gjarprin”, apo “si ta kruan dora jote shpinën, nuk ta kruan dora e huaj”.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës çdo gjë e lanë në shpresë të SHBA-vë dhe të BE-së,

Udhëheqësit e derisotën të Kosovës edhe sot e kësaj dite deklarojnë me plot bindje naïve, se njohja e Kosovës nga Serbia nuk mund të vijë pa SHBA-në dhe BE-në.

Po, ndihma e miqve ndërkombëtarë është më se e nevojshme, por është dashur që udhëheqësit e derisotëm të Kosovës të dijnë ti dalin zot Kosovës dhe të dijnë të pozicionohen karshi Serbisë agreore gjenocidale.

Qasja e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës do të ishte më korrekte dhe më dobiprurëse, po qe se udhëheqësit e derisotëm të Kosovës për 21 vite të kaluara do ta kishin forcuar shtetin e Kosovës, do ti kishin kryer reformat në drejtësi, dhe do ta kishin luftuar pasurimin e palijshëm,korrupsionin e nepotizmin.

E turpshme dhe trishtuese është përshtypja kur mendojmë se udhëheqësit e derisotëm të Kosovës në 21 vite të kaluara në liri e pavarësi, u dëshmuan sikur në damarët e tyre nuk rrjedh gjak shqiptari, por vetën helm tradhëtari.

Shqipet jetojnë majave të pastra e të ashpra të maleve, ndaj quhen shqiponja, dhe nuk kanë aspak të ngjarë me udhëheqësit e derisotëm të Kosovës, të cilët pas çlirimit më 1999, i harruan majat e maleve dhe u vërsulën pas posteve, vllavrasjeve, jetës luksoze, shtëpive maramendëse, parave milionëshe e veturave luksoze.

I harruan edhe idealet e luftës, i harruan edhe bashkëluftëtarët trima që dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Po e përsërisim për të satën herë, i harruan më shumë se 13 mijë shqiptarët e pafajshëm të gjitha moshave e gjinive, të vrarë e të masakruar nga Serbia në agresionin gjnocidal të viteve 1998/99.

I harruan 1500 fëmijët e vrarë e të masakruar, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

I harruan 20 mijë motrat shqiptare të dhunuara në mënyrën më makabëre e shtazarake nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë në agresionin gjenocidal në Kosovë në vitët 1998/99.

I harruan 1650 shqiptarët e të gjitha moshave e gjinive që i rrëmbeu Serbia, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

E harruan eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve për të shpëtuar nga gjenocidi i Serbisë, e cila e bëri shkrumb e hi Kosovën.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara u dëshmuan si armiqtë më të mëdhenj e më të rrezikshëm të Kosovës.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës kishin munësinë që ta trondisin dhe tmerrojnë Serbinë për krimet e kryera në Kosovë, natyrisht duke e forcuar shtetin, duke e refomuar drejtësinë dhe duke e luftuar pasurimin e paligjshëm, korrupsionin dhe nepotizmin.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës, për fatin tonë të keq, u dehën nga lakmia për pushtet, nga lakmia e jetës luksoze dhe e harruan Kosovën e plagosur rëndë dhe popullin e shumëvuajtur të Kosovës.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës në vend që tia tregojnë dhëmbët dhe ta gjunjëzojnë Serbinë agresore gjenocidale, e zgjodhën oportunizmin, indiferentizmin dhe papërgjegjshmërinë.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës në vend që ta akuzojnë Serbinë për krimet e kryera në Kosovë, ata u ulën të dialogojnë me Serbinë kriminale sipas kushteve serbe dhe për interesa të Serbisë, dhe jo për interesat e Kosovës viktimë.

Udhëheësit e derisotëm të Kosovës, në dialogun me Serbinë panuan diktatin e Serbisë për ndarrjen e Kosovës, për Asocicionin e komunave serbe, duke e poshtëruar veten dhe duke e rrezikuar pavarësinë dhe sovanitetin e Kosovës.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës në vend që ta vendosin Serbinë në bankën e zezë, lejuan që Serbia të mos i pranojë krimet e kryera në Kosovë, lejuan Serbia të bëhet superiore duke diktuar edhe ecurinë e dialogut.

Është në dorën e popullit të Kosovës që domosdoshmërisht dhe sa më parë të organizohen zgjedhjet, që sovrani me votën e lirë ti zgjedhën udhëheqësit e Kosovës, që çdo gjë të nis nga e mbara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat