Konflikti ekonomik në marrëdhënie ndërkombëtare

Opinione

Konflikti ekonomik në marrëdhënie ndërkombëtare

Nga: Prof. As. Dr. Nijazi Halili Më: 17 shtator 2020 Në ora: 22:48
Nijazi Halili

Gara ekonomike është forma më e përhapur e konfliktit në marrëdhëniet ndërkombëtare, sepse edhe veprimet ekonomike janë të përhapura. Çdo shitje  e bërë e çdo marrëveshje e arritur përtej kufijve ndërkombëtarë sjell pas vetes një zgjidhje interesave që përplasën.

Megjithatë, të tilla veprime ekonomike përmbajnë edhe një element të fortë të përfitimeve ekonomike të ndërsjella, përveç elementit të interesave që nuk përputhën. Këto përfitime të ndërsjella ofrojnë mjetin më të dobishëm të ndikimit në përpjekjet për marrëveshje lidhur me shkëmbimet ekonomike: shtetet e kompanitë hyjnë në veprime ekonomike sepse ata përfitojnë prej këtyre veprimeve. Përdorimi i dhunës në pjesën më të madhe do ta ndërpriste e ta pakësonte një përfitim të tillë më shumë se sa do të mund të përfitohej si rrjedhojë e përdorimit të dhunës. Kështu, konfliktet ekonomike zakonisht nuk çojnë në përdorimin e forcës ushtarake e në luftë.

Flota e SHBA-së nuk do të thirrej për të mbytur anijet japoneze që transportojnë automobila për të shitur në SHBA, sepse megjithëse kjo gjë mund të ndihmonte industrinë e automobilave të SHBA-së në vështrim afatshkurta, kjo do të ndërpriste tregtinë ndërmjet dy vendeve e qe ka vlerë për të dy vendet.

Konflikti ekonomik rrallë të çon drejt dhunës sot, sepse format ushtarake te ndikimit nuk janë më shumë vepruese në konfliktet ekonomike. Integrimi i madh i ekonomisë botërore dhe kostoja e lartë e veprimeve ushtarake e kanë bërë përdorimin e forcës shumë rrallë të përligjur me anën e asaj që përfitohet për çdo çështje ekonomike.

Për këtë arsye, pjesa më e madhe e konflikteve ekonomike nuk përbëjnë çështje të sigurimit ndërkombëtarë. Megjithatë, konfliktet ekonomike ende ndikojnë në njëfarë mënyre mbi sigurimin ndërkombëtarë.

Industria ushtarake, ose aftësia për të prodhuar pajisje ushtarake, sidomos armë të teknologjisë së lartë, siç janë avionët luftarak ose raketat ndikojnë mbi problemet e sigurimit ndërkombëtarë. Për prodhime të tilla ka një treg botërorë, por qeveritë kombëtare mundohen që t’i mbajnë nën kontroll ato, d.m.th mundohen të sigurojnë që interesat kombëtare të kenë përparësi mbi ato të kompanive që merren me prodhimin e armëve dhe që shteti të jetë gjithnjë i vetëmjaftueshëm ushtarakisht në rast lufte.

Konkurrenca ekonomike është e ndërthurur me shqetësimet e sigurimit.

Kështu, konkurrenca ekonomike, si një burim i konfliktit ndërkombëtarë ka rrjedhoja të rëndësishme  për sigurimin ndërkombëtarë. Pavarësisht prej kësaj, forca ushtarake luan një rol gjithnjë e më të vogël në zgjedhjen e konflikteve të tilla ekonomike.  

Trafiku i drogës është i lidhur gjithashtu me shqetësimet e sigurimit, sepse forcat ushtarake marrin pjesë rregullisht në veprimet kundër trafikantëve të drogës të cilët janë të armatosur rëndë. Megjithatë kontrabanda në përgjithësi përbën më shumë një çështje ekonomike se sa një çështje sigurie. Ashtu si burimet e tjera të konfliktit ndërkombëtarë për të cilat kemi folur deri me tani, konfliktet për trafikun e drogës lindin prej interesave të kundërta në lidhje me çështje të prekshme, siç janë paratë, territori ose kontrolli mbi qeveritë.

Konfliktet ekonomike ndodhin në një prej tri formave:

Konkurrenca për burimet e rralla

Ndryshime në praktikën tregtare

Privimi ose ç‘balancimi i burimeve

Me të vështira për tu kuptuar janë në njëfarë mënyre, konfliktet ndërkombëtare që i kanë rrënjët në përplasjet ndërmjet ideve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat