Gratë myslimane, nuk janë “fabrikë” djemprodhuese

Opinione

Gratë myslimane, nuk janë “fabrikë” djemprodhuese

Lekë Imeraj Nga Lekë Imeraj Më 17 shtator 2020 Në ora: 23:23
Ayaan Hirsi Ali

Unë dhe motra ime ishim të vogla, kur na detyronin të respektonim vëllain tonë. Ai ishte vetëm dhjetë muaj më i madh se unë, megjithatë na thonin, se vetëm djali ka vlerë. Vlera e një gruaje myslimane matet me numrin e djemve që ka. Sa më shumë djem, aq më shumë vlerësohet. Kur dikush e pyeste gjyshen time, sa fëmijë ke, ajo përgjigjej: “Dy fëmijë kam”. Në fakt ajo kishte nëntë vajza dhe dy djem. Këtë thoshte edhe për familjen tonë, që ne kishim vetëm një fëmijë, vëllain. “Po ne, unë dhe motra ime?” pyesja unë.

“Ju do të lindni djem për ne”, përgjigjej ajo. Një përgjigje e tillë më dëshpëronte shumë.

Çfarë duhej të bëja unë me jetën time në këtë tokë?

Të sillja vetëm djem në këtë botë? Të kthehesha në një “fabrikë” djemprodhuese?

Në atë kohë isha vetëm nentë vjeçe.

Që të ushtrohemi tamam, si “fabrikë” djemsh, të gjithë punojnë së bashku. Allahu, babai, vëllezërit, nënat, e gjithë familja, dhe klani. Sa më shumë që gruaja e pranon këtë nënshtrim, aq më e mirë mendohet. Ajo duhet të tregojë gjithmonë durim, edhe kur burri i saj kërkon gjëra të pamundura nga ajo. Për ato ajo do të shpërblehet në botën tjetër.

Në fakt ky shpërblim është vetëm mashtrim. Në parajsë, për gratë, ka vetëm hurma dhe rrush, asgjë tjeter. Edhe kjo vetëm thuhet, nuk dihet.

Kur jetonim në Arabinë Saudite, babai e merrte vëllain, gjithandej me vete. Ne vajzat duhej të qëndronim në shtëpi. Çuditërisht, unë dhe motra ime, ishim fëmijë kuriozë. “Edhe ne duam të vimë me ty, përse vetëm vëllai? Kjo është e padrejtë”, i thonim ne babait, me zërin e protestës. Babai reagonte shumë ndjeshëm.

Ashtu siç e prisnim, në një rast, u përgjigj: “Allahu ka thënë: Unë ua kam dhënë grave një vend nderi, e kanë tek këmbët e tyre. Ato i pret vetëm parajsa”.

Shikuam këmbët e nënës, pastaj të babait dhe shpërthyem së qeshuri.

Këmbët e babait, si gjithnjë, ishin veshur me këpucë italiane të modës, nga më të shtrenjtat. Këmbët e nënës ishin të zbathura, gjithë plagë, pasi i duhej të ecte shumë, vetëm me sandale të dorës së fundit.

Shpesh kur kthehej nga pazari, vinte me njërën apo të dyja sandalet në dorë, se i këputeshin rripat, apo diçka tjetër.

Babai qeshi me ne ndërsa nëna u xhindos nga e qeshura jonë. Na e veshi nga një shpullë dhe na nxori jashtë. Ajo kishte shumë frikë nga blasfemia.

Kur mbarova shkollën fillore, shkova në Kenia, në shkolllën “Girls Secondary School”, për të vazhduar shkollimin. Aty vajzat ishin nga Kenia, Jemeni, Somalia, Pakistani, India. Disa prej tyre ishin shumë inteligjente, dhe të shkëlqyera, në të gjitha lëndët. Shkëlqenin edhe në sport. Çdo mëngjes na thërrisnin emrin. “Këtu”, duhej të përgjigjeshim ne. Por disa, në moshë më të madhe se unë, megjithëse fëmijë, gjithnjë e më shumë zhdukeshin. Askush nuk e dinte ku përfundonin ato.

Më vonë e mësuam se ishin martuar me detyrim. Disa nga ato i takoja pas një viti ose më shumë. Asgjë nuk kishte mbetur tek ato, nga vajzëria në shkollë. Të gjitha ishin kthyer në “fabrika” djemprodhuese: bullafiqe, shtatzëna dhe me nga një fëmijë në krah. Shkëlqimi i vajzërisë, në sytë dhe fytyrat e tyre, ishte shuar, plotësisht. Ato ishin pushtuar nga depresioni dhe bënin shumë vetëvrasje. Isha shumë me fat, për faktin se babai im, në atë kohë, nuk jetonte me ne. Ndryshe, me kohë edhe unë do të kisha përfunduar si ato. Vajzat nuk arratisen dot. Ku të shkojnë?

Në mesin e viteve 80-të, në Kenia, filloi vala e islamizimit. Ashtu si shumë të tjerë të rritur, edhe unë isha në kërkim. Përshtypje të madhe po më bënte docentja jonë islame. Ishte një personalitet që binte në sy. Ajo kishte një fytyrë të zbehtë, në formë piramide, komplet në kontrast me shaminë e zezë që mbante në kokë dhe fustanin e saj të zi korb, të gjatë, aq sa e tërhiqte zvarrë. Me pasionin më të madh, fliste për dashurinë ndaj Allahut, dhe detyrimet tona ndaj tij. Në atë moment, për herë të parë, ndjeva nevojën e martirizimit. Vetëm një gjë e tillë do të më ulte mua, përgjithmonë, në prehrin e Allahut.

Si një Mantra, përserisnim frazën: “Ne i nënshtrohemi vullnetit të Allahut”. Spontanisht, fillova të mbështillem me perçe. Fillova të vishja rroba të zeza mbi uniformën e shkollës. Nëna ime po ndihej e lumtur, motra disi e çuditur.

Në atë kohë kisha një shok. Kjo ishte gjë e ndaluar, mendohej mëkat. Ne putheshim. Ky ishte mëkat akoma më i madh. Shoku im ishte një fanatik i vërtetë, në mardhënjet burrë-grua, por jo për veten e vet. Ishte tipi klasik i moralit të dyfishtë. Po përjetoja dyshimet më të mëdha, sepse unë po gënjeja, edhe ai po gënjente. Sa më besimtare që bëhesha, aq më shumë gënjeja, dhe aq më shumë e mashtroja atë. Të njëjtën gjë bënte edhe ai me mua, edhe më shumë se unë.

Diçka nuk shkonte.

Isha në kampin e grumbullimit të të arratisurve, midis Somalisë dhe Kenias. Dëgjoja se si gratë ishin përdhunuar në luftë, si i ishin nënshtruar fatit të tyre. E pyesja veten: Nëse ka Allah, si e lejon ai një gjë të tillë? Shurdhmemec është ai?

Nuk guxoja ta mendoja një gjë të tillë, por besimi im po lëkundej gjithnjë e më shumë. Vazhdoja ta mendoja veten përseri myslimane.

11 sdhtatori 2001, ishte momenti i kthesës së madhe për mua. Por gjysmë viti më vonë, kur lexova Het atheistisch manifest (Manifestin ateist) nga Herman Filipse, guxova të mos besoja më.

Marko, me të cilin u dashurova në Holandë gjatë studimeve, m’a kishte dhuruar atë liber, në vitin 1998, por në atë kohë, nuk doja ta lexoja. Mendoja: Një manifest ateist, është një manifest i djallit. Po ndjehesha e dyzuar. Megjithatë, dikur guxova dhe e mora në dorë. E mendoja veten të pjekur për një liber të tillë. E kuptova se Allahu ishte vetëm një fiksion, dhe besimi tek ai, nuk është gjë tjetër veçse besimi tek më i forti.

Nuk jam kundër religjionit si mundësi ngushëllimi. Lutjet dhe ritualet mund të ofrojnë një qëndrim, dhe nuk ia rekomandoj askujt braktisjen e tyre. Ajo që unë nuk e pranoj, është të menduarit e religjionit si modeli i moralit, spangoja e jetës. Mbi të gjitha, besimin islam, i cili kontrollon çdo hap të jetës së gjithsecilit. Kjo është skllavëri.

Më thonin, që të mos bëja dallim, midis kulturës dhe religjionit. Unë e kisha kuptuar, se midis kulturës në botën islame, dhe islamit, kishte ndryshime të mëdha. Synetllëku i grave, nuk ka të bëjë me islamin, pasi ky ritual i tmerrshëm, nuk njihet në të gjitha vendet islame.

Sipas islamit, gruaja duhet të shkojë e paprekur në martesë. Sipas dogmës së virgjërisë, vajza duhet të ngujohet në shtëpi, dhe buzët e vaginës së saj, duhet të qepen.

Synetllëku i vajzave ka dy qëllime: U hiqet klitorisi, me qëllim që të bjerë dëshira seksuale tek ato, dhe qepen buzët e vaginës, për të garantuar virgjërinë. Komplet të gabuara, pa asnjë bazë shkencore.

Eshtë e vërtetë, se disa fise animistishe, para fesë islame, e kanë përdorur ritualin e synetllëkut të vajzave. Tek disa klane në Kenia, vajzat bëheshin synet, nga frika se, gjatë shtatzënisë, klitorisi do të fryhej shumë, dhe fëmija do të vdiste gjatë lindjes. Ky zakon lokal, u përhap gjithandej, aq sa dikur, u shenjtërua nga besimi islam. Në vendet si, Sudani, Egjipti, Somalia, vende këto ku islami është shumë i pushtetshëm, virgjëria mendohet si gjëja më e çmuar.

Mua më akuzojnë, se qëndrimi im ndaj islamit, është tradhti ndaj Allahut. Fëmijëria dhe rinia ime ishin shumë të dhunshme, nuk ishin aspak të lumtura, por i mbijetova. Do të isha egoiste nëse gjithçka që kam përjetuar, ta mbaja për vete. Por edhe nuk mund ta bëj këtë gjë. Psh, unë nuk guxoja t’i shikoja lajmet kurrë. Ekrani i televizorit për femrat ishte tabu.

Që kur unë jetoj në Holandë, gjithkund bëhet fjalë për migracionin dhe integrimin. Këto janë problemet kryesore, por më kryesori, është islami. Kultura barbare islame. Ky problem nuk fshihet.

Të vërtetën, duhet ta shohim me guxim, dhe të ardhurve nga bota islame në botën perëndimore, t’u japim atë që u ka munguar në kulturën e vendeve të tyre. Vajzave myslimane në Holandë, u shkëlqejnë sytë, ndjejnë njëlloj si ato holandeze apo perëndimore. Ndryshimi është se, ato nuk guxojnë.

Marko, i cil më dha Manifestin Ateist, jeton në të njëjtën godinë studentore, sikurse unë. Pas dy muaj takimesh, na zuri të dyve qymyri. U dashuruam. Nuk u tregova prindëve të mi. I tregova vetëm vëllait. Ai më urdhëroi që ta prishja menjiherë lidhjen me Markon. Pastaj nuk u ndie më.

Unë dhe Marko jetuam pesë vjet bashkë. Lidhja jonë u prish për shkak të kokfortësisë tonë. Marko është shumë i rregullt ndërsa unë disi kaotike. Ne përseri duhemi shumë, por lidhja nuk funksionon. Në mjedisin ku jetojmë shikojmë lidhje të “vdekura” që mbahen akoma gjallë. Ne nuk donim ashtu, nuk mund të jetonim në një lidhje të vdekur.

Për mua ishte një hap i madh në jetë, që të guxoja ta zgjidhja vetë bashkëshortin me të cilin do të jetoja. Martesa me dashuri, është mëkati më i madh në botën islame. Unë e bëra atë, dhe do ta mbaj mbi supe këtë “mëkat” të madh.

Fakti që unë nuk doja të bëja martesë të detyruar, as me kushëririn tim në Kanada, dhe me asnjë tjetër, ishte thyerje tabuje. Kam qenë dhe jam kundër martesave brenda gjakut. Ato sjellin pasoja në degjenerimin e llojit. Janë antishkencore. Imamët, që rekomandojnë një gjë të tillë, janë injorantë, ata janë kundër shkencës, dhe armiq të njeriut natyror.

Babai më thoshte: “Bija ime, më beso, martesa me atë me të cilin të them unë, është zgjidhja më e mirë për ty”. Nuk i besova kurrë. Nga kjo u arratisa nga Gjermania në Holandë. I shkrova babait tim një letër, kritike por pa arrogancë. Ai m’a ktheu lerën.

Në anë të letrës kishte shkruar me të kuqe, që unë isha një tradhtare e keqe, më kishte bërë lanet për gjithë jetën, dhe të mos guxoja t’i kujtoja më prindërit e mi. Pas kësaj, gjashtë vjet nuk kisha asnjë komunikim.

Në një mbremje të vitit 1997, më ra telefoni. Telefonin e mori Marko. “Merre, më duket se është babai yt”, më tha ai.

E mora menjiherë telefonin, dhe nga ana tjetër dëgjova <A be> <fëmija im>. Ai më kishte falur dhe donte të më falënderonte për kujdesin që tregoja për motrën. Vetëm qaja, qaja dhe qaja, nga gëzimi. Ishte dita më e lumtur e jetës time. Ai më pranoi përseri si vajzën e vet.

Kisha fituar betejën, por jo luftën. Lufta, për ne gratë e botës islame, vazhdon. Deri kur!?

Përktheu: Lekë Imeraj-shkrimntar, përkthyes, publicist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat