Kosova synon Evropën në një anë dhe betohet në Amerikën në anën tjetër

Opinione

Kosova synon Evropën në një anë dhe betohet në Amerikën në anën tjetër

Nga: Luz Tomaj Më: 18 shtator 2020 Në ora: 07:35
Luz Tomaj

Washingtoni dhe Bruxeli, u bën si, sëpaku dikur, në Lugun e drinit të Dukagjinit, thuhej SHKO E EJA SI ADEM PEJA. Kjo donte të thonte se shkonte diku dhe këthehej dhe nuk e dinte pse shkonte.

Kaluan 12 vite nga shpallja e pavarsisë por, mjerisht, falë shtreses politike e cila vazhdimisht çëndron në pushtet, e mban pushtetin sikurse me e pa marrë me TAPI, e kësaj, me fjalë tjera I thonë asgjë tjeter por kapje të pushtetit, shtetit. Kapja e pushtetit prodhon të kqija dhe vetem të kqija në dëm të shtetit dhe, çdo gjë që është në dëm të shtetit, kuptohet, është në dëm të popullit.

Në horizont nuk vërehen gjasa që shtresa politike të vetëdijsohet dhe të kupton se, për udhëheqjen e shtetit, kërkohen kualitete moralo-politike dhe veçanërisht njohuri profesionale, të cilat premtojn kuptimin e nocionit të shtetit, mbajtjen dhe zhvillimin e shtetit, të cilat I premtohen popullit të shkret.

Temë e gjatë, por do përpiqem ti veqoi disa momente më relevante.

Se shpallja e pavarsisë së Kosoves ishte në përputhëshmeri të plotë me normat apo të Drejten ndërkombëtare, e konfirmoi edhe Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, dhe e kishte peshen e duhur të rëndësis.

Me shpalljen e pavarsisë shteti, apriori, bëhet antar I komunitetit të organizuar gjithbotëror, pavarsisht numrit të njohjeve apo mosnjohjeve, të cilat mundësojn apo pengojn inkuadrimin në organizata apo institucione botrore. Sidoqoft, në këtë proces, për tërheqjen e vemendjes së komunitetit ndërkombëtar, faktori më I rëndësishëm është organizimi dhe funkcionaliteti I shtetit. Kuptohet, në këtë aspekt, në shprehje vjen edhe subjektivizmi I shteteve të dryshme - është vështir të pritet njohja e armikut epokal – Serbis, madje edhe aleatëve të saj si Rusia etj. Tani, Ksoves I erdhi njohja edhe nga Izraeli. Disa e qojn në qiell këtë njohje. Un e konsideroi normale, madje mbaj frigen se, shum shtete, qoftë aleat të Serbis, Rusisë... apo shtete të cilat nuk e adhuroin Izraelin, mund tia këthejn shpinen Kosoves. Harroje Izraelin, nuk më kujohet se kur ndodhi njohja e mbram e donjë shteti. E di se armiku, në mënyr permanene vepron në pengimin e shteteve që ta njohin Kosoven por, edhe dobësit brenda vet shtetit të Kosoves ndikojn, negativisht në këtë proces.

Kosova, mjerisht, akoma nuk e len përshtypjen e plot të shtetit. Një gjë e till rezulton si pasojë e dobësive subjektive, që nga shpallja e pavarsisë dhe deri sot e kësaj dite, të cilat është desht dhe duhet të eleminohen.

Procesi I formimit të shtetit nuk u rrumbullaksua. Shkurtazi, sovraniteti I Kosoves, as sot e kesaj dite, nuk shtrihet në tër teritorin e Kosoves. I ashtuquajturi Veri, nuk e konsideron veten Kosovë. Çka po ndodh ?ditëve të fundit, në rrjetet e mediave, shof se ndërtohen shtepija, ndërtohen laxha, kisha serbe e ku me dit çka tjeter. Kush I nderton?!!! Me çfarë të drejte ndërton Serbia në Kosovë. A do të dij kush se kush do vendoset në ato laxha. A do vijn vërtet serbët nga Kosova apo Serbia do I zgjedh serbet dhe do I vendos aty.

Kushtetuta e Kosoves, sëpari, nuk rezulton nga vullneti I popullit por, nga imponimi I Ahtisarit. Kushtetuta përmban paqartësira të shumta, ndaj, për ose pas çdo levizje politike kërkohet mendimi i 

Gjykates kushtetuese!!! Nuk është përcaktuar qart se cilit sistem I përket Kosova – atij parlamentar, presidencial... Ngatrrohen kompetencat në mes Kryeministrit dhe Kryetarit të shtetit. Her bën pazare Kryetari her Kryeministri. Sistemi zgjedhor është I paqendrueshëm. Mjaft më që emrat e deputetëve ti propozojn klanet e Kadriut, Ises Ramushit... Lejoni që populli, përmes njisive loale ti propozon dhe zgjedh përfaqsuesit e vet.

Zgjidhja e kufirit me Mallin e zi paraqet marrëzi. Sipas Kushtetutes, asnjë institucion nuk ka të drejtë të manipuloi qoftë edhe me një pëllamb tokë pa pelqimin e popullit. Në fillim të pavarsisë së Kosoves, çështja më aktuae me Serbin ishte Asociacioni. Më von, thuaja u harru asociacioni dhe u aktualizua çështja e kufinjëve. Tani, prap, aktualizohet asociacioni. Çka po ndodh ore?!!! Pushtetar, a janë të cenuara të drejtat e serbëve në Kosovë?!! Shiqoni dhe krahasoni të dretat e tyre me Konventat europiane apo ndërkombëtare mi të drejtat e minoriteteve. A pytni donjë herë për të drejtat e shqiptarve në Serbi.

Ndërmjetësimet e subjekteve ndërkombëtare, kuptohet, duhet akceptuar dhe rrespektuar. Megjithatë, nuk duhet vrapuar si lopa pa kry. Për çdo dialog kërkohet përgaditje profesionale, rend dhe rregull. Ndërmjetësuesit duhet me I dhën me kuptuar se Kosova është shtet. Prandaj, separi duhet diskutuar rendin e dites e pastaj të diskuohet.

Asgjë nuk është më normale, madje e pashmangëshme, që dialogu me Serbin të filloi me kërkesen për dëmet e luftes, krimin gjenocidial përfshir spastrimin etnik, dhunimet e shumta dhe për të pagjeturit. Mjerisht, është dobësi dhe lëshim I pafalshëm I pushtetit dymbdhjetvvjeqar të Kosoves, që nuk e përaditi një këresë të till dhe tia parashtron, jo vetem Serbis por edhe shteteve të botes. Për krime gjenoidiale duhet të informohen tëgjitha shtetet e botes.

Për takimin e WASHINGTONIT mos të flasim! Kosova nuk shkoi aty si shtet. Nuk do lëshohem se çka u nënshkrua e çka jo. Jam I sigurt se Kosova as që e ka dit se çka do të nenshkruhet. Në një artikull para ati takimi, si mundësi e shpreha se ndoshta z. Trump apo Grenell do ua prezenton atë që mendon dhe të nep mundësin - merre ose lere. Mu ashtu ndodhi. Me fjalë tjera, nuk ishte takim, nuk ishin negociata. E shiqoja Kryeministin ulur para Trumpit. Ma qonte mallin sikur ai njeri që ulet para priftit. Më vinte turp. Ndoshta jam kokfort por, insistoi se për çdo takim, bisedim, ndërmjetësim, duhet të egzistoin vijat e kuqe, qoft edhe me Amerikë. Po e përseriti se, me një leter në NY-times, Presidentit Trump I kam sugjeru që të kujdeset, për sadopak kulturë politike, e cila totalisht I mungon. Mos të flas për z.Grenell. Ai nuk ka asgjë të përbashkët me diplomaci. Tek e fundit, u largua nga posti I Ambasadorit në Gjermani nga se do të dëbohej.

Tani po zhvillohet beteja se kush duhet të bëhet Kryetar I Kosoves dhe, prap manipulohet me emra si Ramushi, Isa a ku me dit kush. A do e kuptoni se çka është, jo mjaft po teper. Hiquni nga rruga nga se nuk I kontribuat fare shtetit, përkundrazi shteti jo që nuk zhvillohet por vetë dobsohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat