Fundi i Hashim Thaçit

Opinione

Fundi i Hashim Thaçit

HAJRO LIMAJ  Nga HAJRO LIMAJ Më 18 shtator 2020 Në ora: 12:46
Hashim Thaçi

Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi akuzohet për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje, tortura dhe vrasje të kundërshtarëve politikë.

Në kohën e publikimit të këtij njoftimi nga Specialja, Hashim Thaçi ishte rrugës për në SHBA, ku do të mbahej takimi mes Kosovës dhe Serbisë, takim ky që u anulua.

Që nga atëherë, presidenti Hashim Thaçi është bojkotuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.Tani edhe pse kanë kaluar më shumë së dy muaj, amerikanet nuk kanë zhvilluar asnjë takim me Thaçin.

Thaçi nuk u ftua të merr pjesë as në takimin e zhvilluar në SHBA me 4 shtator, ku amerikanët si duket i dhanë ‘goditjen’ e rëndë Hashim Thaçit, duke e bërë të ditur se tashmë ai nuk është një aleat i SHBA-së në Kosovë.Në këtë takim , Kosova u përfaqësua nga kryeministri, Avdullah Hoti.

Lëvdata për Hotin pati presidenti më i fuqishëm në botë, Donald Trupm dhe i derguari special i tij në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell .Trump e quajti të guximshëm kryeministrin e Kosovës.

“Një hap i tillë ka kërkuar guximin e jashtëzakonshëm të udhëheqësve. Duke e bërë këtë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, ka thënë Trump.

Fjalët e Trumpit, dhe mbështetja e vazhdueshme e Richard Grenellit, dhanë shenjat e para se tashmë aleat i tyre në Kosovë është Avdullah Hoti.

Mbështetjen e madhe ndaj Hotit e tregoi edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

“Është nderë për mua që të jem këtu me kryeministrin, Avdullah Hoti, në nderim të viktimave të 11 shtatorit. Nuk duhet të harrojmë të kaluarën, por duhet të shohim kah e ardhmja paqësore”, deklaroi Kosnett.Edhe këtu, SHBA refuzuan edhe njëherë Hashim Thacin, duke ia dhënë edhe ‘goditjen’ përfundimtare, dhe duke dëshmuar se tashmë SHBA nuk e sheh si njeriun e duhur për të bashkëpunuar presidentin e Kosovës.

Po çfarë ka ndodhur?

Rezistenca e disa partive politike në Kosovë,shoqatës së miqësisë Shqiptaro-amerikane ne Amerike,e shumë analistëve dhe komentatorëve me emër në shtypin e Amerikës,Gjermanisë ,Kosovës dhe Shqipërisë kundër qëndrimeve të Hashim Thacit dhe mbështetjen e tij nga një pjesë e administratës së Bushit për shkëmbim territoresh e detyroi Trampin ta braktiste Thacin dhe të mbështeste kryeministrin Hoti,duke hequr nga marrëveshja cdo lloj shkembimi territori.Kështu ai rifitoi besimin e popullit te Kosovës dhe Botës Shqiptare duke vërtetuar se SHBA është aleati strategjik i saj , duke i shtuar krahë njohëse edhe Izraelin,një shtet i vogël por shumë i fuqishëm dhe aleat besnik i Amerikës.

Hashim Thaci duhet të jap dorëheqjen sa më parë,por ai nuk e bën këtë se kërkon që të përfitojë sa të jetë e mundur nga funksioni që kërkon ta mbajë me zor;presidencën.Por cdo fillim e ka një fund.Dhe fundi i tij tashmë ka ardhur.Ka humbur besimin jo vetëm nga populli shqiptar i Kosovës ,por nga SHBA dhe BE.Të lozësh me sovranitetin dhe pavarsinë e Kosovës që nuk i janë tharë akoma gjakrat dhe nuk gjenden me mijra të vrarë nga serbët e Beogradit nuk mund të emërtohet tjeter,vecse tradhëti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat