Kosova e zgjodhi Kurtin dhe Osmanin, kurse Hotin e zgjodhën Mustafa, Thaçi dhe PAN-i

Opinione

Kosova e zgjodhi Kurtin dhe Osmanin, kurse Hotin e zgjodhën Mustafa, Thaçi dhe PAN-i

Skender Kapiti Nga Skender Kapiti Më 18 shtator 2020 Në ora: 12:49
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 populli i Kosovës, verdikti dhe legjitimiteti demokratik zgjodhën si fitimtarë Znj. Vjosa Osmani dhe Z. Albin Kurti.

Pra, kështu foli liria, demokracia dhe vullneti i popullit i cili ndëshkoi dështakët, politikën e keqe, tradhtinë dhe krimin e korrupsionin institucional.

Kjo qeveri me në krye  Hotin, që erdhi si rezultat i një grushti puçist parlamentar madje edhe në kushtet e një krize të rëndë të pandemisë së koronavirusit  veprim i cili delegjitimoi legjitimitetin popullor, kjo qeveri që ka si patericë edhe Listën serbe  është e destinuar që të dështojë pasi ajo erdhi si prudukt antikonstitucional, dhe ata të cilët e sollën Hotin në pushtet  gjetën njeriun i cili do t’i mbrojë të gjitha prapësitë dhe të këqijat politike, demokratike e kombëtare që ka bërë elita politike e mëparshme në Pushtet si PAN, Presidenti  dhe  Isa Mustafa.

Ky pushtet do të legjitimojë  edhe marrëveshjen për Komunat serbe, edhe Demarkacionin me Malin e Zi dhe me Maqedoninë, por edhe ndarjen e korigjimin e kufijve dhe që në fakt po e rikthejnë Serbinë në Kosovë edhe ekonomikisht, territorialisht dhe politikisht e administrativisht.

Në mënyrën se si po vepron  edhe qeveria Hoti duket sikur po kërcënohet Sovraniteti i saj , duket sikur po realizohen objektivar serbe për të marrë Serbia ato se cfarë ajo dëshiron nga Kosova, sikur Kosova të mos jetë shtet i pavarur por si një njësi krahinore me autonomi substanciale ashtu sikurse patën propozuar serbët, apo ashtu sikurse edhe pati deklaruar qeveria e Partisë Demokratike e Shqipërisë, për një Pavarësi të Kushtëzuar për Kosovën.  Prandaj janë domosdoshmëri urgjente zgjedhjet e parakohshme në Kosovë për t’i kthyer popullit të Kosovës legjitimitetin dhe demokracinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat