“Zajednicat serbe” nuk janë problem vetëm i Kosovës

Opinione

“Zajednicat serbe” nuk janë problem vetëm i Kosovës

Nga: Gjokë Dabaj Më: 18 shtator 2020 Në ora: 22:27
Gjokë Dabaj

Të quajturat “zajednica sërbe” janë problem i krejt kombit shqiptar dhe prandaj Republika e Kosovës nuk ka të drejtë morale, por as juridike, të veprojë kokë më vete.

Duke kërkuar status të veçantë territorial për sërbët që jetojnë në Kosovë, Sërbia, në të vërtetë, po tallet me kombin shqiptar. Po e injoron kombin shqiptar! Po e nënvleftëson kombin shqiptar dhe unë po them, me plot gojën mbushur me vrer, që ajo hë për hë ka të drejtë.

Ka të drejtë, sepse ne nuk e kemi edukuar veten për t’i dalë zot vetes si tërësi kombëtare.

Më ra në sy një tabelë institucionale, vendosur mbi hyrjen e një zyre shtetërore në të quajturën Bashkia e Pustecit në brigjet e Liqenit të Prespës. Ishte shkruar vetëm në gjuhën sllave. Si e merr guximin kjo e quajtur bashki maqedono-bullgare apo bullgaro-maqedone, të mos e përdorë, në një emërtim zyre, gjuhën shtetërore shqipe, gjuhën e shtetit shqiptar, i cili ia ka garantuar asaj bashkie të gjitha të drejtat që i takojnë një pakice kombëtare!? E merr guximin, sepse e shikon që ne shqiptarët jemi krejt të paangazhuar për t’i dalë zot vetes sonë në vendin tonë. Ai i quajturi sllavo-bullgar apo sllavo-maqedon, kokrra e hajvanit që s’di as vetë ç’është, gjen terren dhe bën ç’të dojë këtu në tokën tonë. Jepi gishtin, ai ta rrëmben dhe ta këput krejt krahun!

Në të njëjtën linjë po veprojnë edhe sërbët që, rrethanat e historisë, siç çojnë erërat rërën nëpër shkretëtirë, i kanë prurë këtu, në tokën iliro-arbro-shqiptare. I kanë prurë erërat në tokën tonë dhe thonë që është e tyre kjo tokë! Thonë që është e tyre kjo tokë dhe s’kanë aspak frikë ta pohojnë këtë gënjeshtër edhe në Bruksel e Ëashington!

Ç’është kjo hata e zezë?! Ne i kemi në Republikën e sotme të Sërbisë tokat shqiptare të pushtuara prej monarkisë sërbe të shekujvet XIX e XX dhe ende nuk kemi kërkuar autonomi territoriale. Nuk kemi kërkuar as në Anamoravë, as në Sanxhak. Ne i kemi në Republikën e sotme të Greqisë tokat tona, gjysmën e Shqipërisë Jugore, të pushtuar prej monarkisë greke në shekullin XX dhe nuk kanë kërkuar ende, qeveritë shqiptare të Tiranës dhe të Prishtinës, status të veçantë, “zajednicë” territoriale për ato pjesë të Shqipërisë Jugore.

Në Republikën e Turqisë ka disa milionë shqiptarë. Jo 5 a 6 mijë zorraxhinj që majmen me paratë e taksapaguesvet të Sërbisë, në Mitrovicë, në Zveçan, në Leposaviq dhe në Graçanicë, por disa milonë shqiptarë me kontribute të veçantë në shtetin turk dhe nuk kemi kërkuar ende status të veçantë vetëqeverisës, as në Stamboll, as në Izmir, as në Samsung. Status që shqiptarëvet të Turqisë u takon mijëra herë më shumë se sërbëvet të Kosovës, duart e të cilëvet kullojnë ende gjak fëmijësh shqiptarë!

Pse nuk i sheh kështu këto gjëra Brukseli?! Sepse bashkënegosiuesin shqiptar s’e kemi caktuar ne, por e kanë cakrtuar ata! Sepse bashkënegociuesi shqiptar në Bruksel është një altoparlant i asaj pjese të Evropës, që e ka shitur krejt Evropën, jo më një pjesë të vogël të sajën siç është Kosova!

Por shqiptarët nuk duhet dhe nuk do të rrinë gjithë jetën kukulla! Shqiptarët tani janë një komb i ndërgjegjësuar! (S’e kam fjalën për plehrat. E kam fjalën për shqiptarët!) Atyre të quajturavet “zajednica”, edhe në u krijofshin, me urdhërin e shtrigavet, nuk do t’ua shohin hajrin, as sërbët dhe as ata që qëndrojnë prej shekujsh prapa shpinës së Sërbisë, servus trupeshk i zotërvet të errësiravet!

Shqiptarëvet të sotëm po u vlon ndër deje gjaku i atdhedashirisë dhe ata do të ngrihen, jo “që nga Shkodra gjer në Vlorë”, siç tha Fan Noli dikur, por që nga Vranja në Kostur!

Dhe Evropa duhet ta dijë mirë që, po u ndez edhe njëherë zjarri këtu, ai zjarr nuk do të shuhet pa i përfshirë e përvëluar, edhe Londrën, edhe Madridin, dhe çdo pëllëmbë të këtij kontinenti ç’përfshihet brenda këtyre dy kryeqyteteve, fatkeqë, nëse nuk do ta kuptojnë me kohë ç’po i gatuajnë vetes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat