Që të mos zhgënjeheni, uleni pritshmërinë

Opinione

Që të mos zhgënjeheni, uleni pritshmërinë

Nga: Lule Alidema, Psikologe klinike Më: 19 shtator 2020 Në ora: 07:56
Lule Alidema, Psikologe klinike

Çdo individ është ndryshe nga tjetri, si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë psikik. Vërtetë është një fenomen që na bën të ndryshëm nga njëri tjetri, sigurisht se është një mundësi vetëdijesimi të bëjmë dallimin e sjelljeve tona, mes asaj që duhet vepruar dhe asaj që nuk duhet, po pse jo edhe të mësohemi, çoftë me besim çoftë edhe me zhgënjim.

Thotë një fjalë e urtë popullore: “çdo pësim është mësim”. Shpesh ndodhemi duke paragjykuar sjelljet e tjerëve, sidomos kur mendimi, sjellja tjetrit nuk përputhet me mendimet dhe sjelljet tona. Nëse për ty një sjellje është e pa arsyeshme nuk do të thotë se është për tjetrin...Prandaj, kur ndeshemi me situata të pakëndshme, apo përballë një zhgënjimi, asnjëherë nuk kemi nevojë të ndihemi keq, të zemërohemi, sepse gjithmonë njeriu thotë atë që din, pra aq është kapaciteti i dijes së tij!

Pra, medoemos duhet t’a pranojmë jo si qëllim, por si mendim ndryshe nga yni. Zhgënjimi është lidhur me besimin dhe pritshmeritë tona që kemi ndaj tjetrit, ne besojmë se gëzojmë respekt, dhe se ne nuk duhet të ndodhemi para zhgënjimeve...Jo, para zhgënjimeve mund të ndodhemi të gjithë, pasi që jemi njerëz me një intelekt të zhvilluar...Zhgënjimi është një formë trishtimi, që shpesh përjetohet si një ndjenjë humbjeje. Është një zbrazëti emocionale mes asaj që presim dhe realitetit. Zhgënjimet janë të shumta, po aq sa shpresat dhe pritshmëritë, edhe pse, zhgënjimet që na bëjnë më keq janë ato që vijnë nga njerëzit më të afërt dhe të rëndësishëm. .Jo gjithherë duhet përgjithësuar sjelljet, sepse ndodhë që nëse jemi zhgënjyer nga njëri të humbasim besimin për gjithë.

Prandaj, duhet bërë dallime mes njerëzve, po që se ai e bën nuk do të thotë se edhe tjetri e bën, sepse ndërgjegjja njeriut është e ndjeshme nga gjërat negative dhe priremi nga mosbesimi. Ndoshta duhet ndërruar edhe pritshmëritë tona, sepse ne nisemi nga vetja dhe presim vetëm ditë me diell...Edhe vet natyra ndodhë të na zhgënjej psh, kemi planifikuar të darkojmë në natyrë, për një moment fillon shiu...Pra, zhgënjimi lëndon më tepër atëherë kur kemi pritshmëri dhe besim tek tjetri.

Fundja, njeriu është qenie që gabon dhe përmirësohet, nuk ka njeri të pa gabuar! Mos u dëshpëro nga zhgënjimi që të shkakton dikush që nuk e pret, por as mos e përdor si model dhe mos u mundo që të i’a kthesh në të njëjtën monedhë, bëhu model që ai të mësohet nga arsyetimi juaj, nga durimi dhe të qenit ndryshe. Herët a vonë ai/ajo do të kuptoj se vërtetë nuk ia vlen, të sillemi në atë formë...Kur ndihemi të zhgënjyer, jetën e shohim gri, por zhgënjimi mund të jetë gjithashtu një mësim i mirë në jetë.

Edhe pse na bën të vuajmë, zhgënjimi na jep informacion të vlefshëm për besimet që kemi për veten, për njerëzit e tjerë dhe për atë që mendojmë se do të na bënte vërtet të lumtur. Zhgënjimi mund të na ndihmojë të hapim sytë, prandaj , herën tjetër kur të përjetoni një zhgënjim, në vend që të rrini mbërthyer në atë gjendje, mendoni se çfarë mund të mësoni nga situata. Nëse zhgënjehemi, athua mundemi prap të jemi në raportin e njëjtë? Më lartë cekëm se zhgënjimi lëndon një veti që është shumë e rëndësishme për njeriun: Besimin...

E nëse thyhemi në këtë aspekt, është vështirë të kthehemi në gjendjen e mëparshme, por gjithsesi do të mundohemi të arsyetojmë varësisht prej situatës apo qëllimit të bërë! Njeriu gabon, qoftë me dashje, qoftë edhe pa dashje...

Disa këshilla të përgjithshme në rast zhgënjimi:

* Mos u shqetëso, nuk jemi gjithë të njëjtë,

* Aftësia tij është aq e ngurrtë, sa që e shpie në sjellje të tilla,* Fol mbi atë që ka ndodhur me personin që mendon se mund të ndihmoj,

* Zgjidh durimin, arsyetimin,* Mundohu t’i shprehësh ndjenja e tua, por në një mënyrë që nuk lëndon të tjerët, ose veten tënde,

* Pyet veten nëse ja vlen me të vërtetë të mërzitesh, apo të shqetësohesh,

* Mundohu të kuptosh se çfarë mund të mësosh nga kjo eksperiencë, dhe se si mund të veprosh më mirë herën tjetër,

* Mos gjyko veten tënde edhe nëse ishe tolerant,

* Mos u ndiej i dështuar nëse keni mirëkuptuar, nuk je dështak! Këshillë: Nëse do paqe, arsyeto aftësitë dhe mendimet ndryshe!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat