Ethet banale për postin e shefit të shtetit!

Opinione

Ethet banale për postin e shefit të shtetit!

Nga: Prof.  Dr. Riza Smaka Më: 19 shtator 2020 Në ora: 09:23
Prof.  Dr. Riza Smaka

Gjatë  negociatave për formimin e koalicionit qeveritar aktual, fillimisht, kryetari i LDK-së, z. Isë Mustafa, me disa bashkëpunëtorë të tij ca më të ngushtë, edhe pse  tema  për  pozitën  e shefit të shtetit - Presidentit, nuk ishte madje sipas Kushtetutës nuk do të mund të ishte në agjendë, në një anë as, afati për shtjellimin e asaj çështjeje nuk ishte afër, në anën tjetër, megjithatë, pa asnjë skrupull insistonte ngulmas që me “marrëveshje politike” t’i parasigurohej ai post!

Ndryshe, edhe po të kishin qenë të pranishme premisat për një kërkesë të tillë, e njëjta nuk do të përkonte me kriteret elementarë të demokracisë parlamentare, nga se, apriori do të hipotekonte, rezervonte e parazgjedhte personin e caktuar për President të shtetit, në një anë dhe deputetëve dhe deputetëve të Kuvendit të RK-së, do t’u mbetej të shndërroheshin në makinë votuese të paradirigjuar dhe në atë mënyrë, nder të tjera, do të shkelej  neni 70 i Kushtetutës.

Fillimisht kanë hapur  orekset e lakmisë vulgare për postin e  shefit të shtetit edhe pse , aktualisht, Presidenti Thaçi e ushtron funksionin normalisht dhe,  gjithnjë ka mandat për  ta ushtruar atë funksion.

“Inter Alia"  janë manifestuar, së paku dy- tre  pretendentë për President, prapë për t’u pararezervuar, parahipotekuar dhe parazgjedhur shef i shtetit, tërësisht  jashtë kornizave kushtetuese e parlamentare!

Vendi ynë karakterizohet me transaksione politike të paskrupullta të tilla dhe të ngjashme!

Nëse, nga subjekte politike parlamentare të  caktuara, do të  arrihej “marrëveshje politike për zgjedhjen e  personit të paracaktuar për President të shtetit”, pos defekteve etike e politike  evidente, do të shkelej  dispozita e nenit 70 të Kushtetutës, nga se,  deputeteve  dhe  deputetëve të  Kuvendit të RK-së , apriori do t’u privohej e drejta themelore pët të votuar    lirshëm “për”,  “ kundër” apo “për të  absstenuar” për kandidatin përkatësisht kandidaten si dhe do të shndërroheshin në një aparat teknik votues sipas hireve të  disa shefave partiakë  megalomanë !

Ndryshe, zgjidhja kushtetuese aktuale, konvencionalisht, e  privilegjon kandidatin apo kandidaten  për President-e  të propozuar nga subjekti politik më  i madh eventualisht nga njëri nga subjektet politike të mëdha në Kuvend.

Kjo zgjidhje kushtetuese, është e tipit  partiak të mbyllur e për aq  nuk është demokratik dhe  dot nuk është e përshtatshme  për  ç’shkak , medoemos do të duhej të  modifikohej 

Pikërisht është   kohë e përshtatshme për të propozuar dhe miratuar amandament  në një nga modelet e shumta e tjera për zgjedhjen e Presidentit. Kjo punë ,po të kishte dhe  gatishmëri politike benevolente, do  të mund, më së gjati, të bëhej  brenda dy muajsh!

Gjithsesi, vërsuljet  aktuale  të  disa personave pretendentë  për t’u  zgjedhur President i  shtetit, së paku në këtë etapë,janë të paskrupullta, të papërgjegjshme, nder të tjera, nga se,

Presidenti aktualisht, e ushtron normalisht funksionin e shefit të shtetit, mandati i Presidentit është në vazhdë normale, afati për propozime të kandidatëve  përkatësisht të kandidateve  për President të shtetit sëpakut edhe  disa  muaj nuk ka filluar,synojnë hipotekimin e  postit të Presidentit, tentojnë qe, shefi  i shtetit të parazgjedhet, të paragarantohet dhe të pararezervohet edhe para afatit edhe jashtë procedurës kushtetuese dhe deputeteve dhe deputetëve do të ju privohej e drejta  elementare për  t’u përcaktuar  lirshëm  “për” , “kundër”  apo “për të abstenuar”  nga votimi, veçanërisht, atyre të  subjektit apo subjekteve politike, anëtare të “marrëveshjes politike për  shefin e shtetit!

Nëse  përkitazi me postin e   shefit të shtetit të  vendit tonë, do të  prishej koalicioni parlamentar aktual, nuk do të shkaktohej ndonjë dëm as befasi, përderisa, ekzekutivi aktual  është   formuar jo sipas  aktit  ligjor  special  sikundër kërkohet nga Kushtetuta por përkundrazi sipas  aktit juridik qeveritar të  nivelit nënligjor  si dhe në saje edhe të  dy  votave  defektoze juridikisht, njërës Vis, Clam, Precario e tjetrës të pa mandat të  deputetit të  dënuar mbi gjashtë muaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat