“Pastrimi vullnetare” i gjeneralëve me uniforma të vizllueshme

Opinione

“Pastrimi vullnetare” i gjeneralëve me uniforma të vizllueshme

Nga: Agim Vuniqi Më: 19 shtator 2020 Në ora: 19:32
Agim Vuniqi

Jam duke përcjellur prezentimet e kandidatëve për “deputet”... Ata nuk po flasin për reforma në ushtri, edhe pse tre nga ta janë “gjeneral”- të përgjithshëm, të cilët “shpëtuan” dhe çliruan(?) vendin nga agresioni serbe, duke pësuar shumë dëme kolaterale në njerëz civil dhe të pafajshëm mbi 14000 dhe 20.000 të dhunuara.... Kërkoj “falje” për mënyrën e prezentimit të vetë graduarëve ushtarake me “paleta” (nuk u publikua asnjëhere mënyra e gradimit, edhe pse ata paqësisht u vetëshpërbënë dhe dorëzuan armatimin për të veshur gardërobën e politikanit më kravate të lidhur “guxhë”... Nuk ishte ndonjë "ofendim" për ta, ngase populli-votuesit mahniteshin nga vizllima e uniformave... Vazhdojmë të mahnitemi gjatë fushatave, sesi anëtarët e shtabit të përgjithshëm sorrollatën nëpër sportelet e gjykatave civile, ky ishte formacioni më i çuditshëm në botë i çlirimtarëve të cilët shkojnë vullnetarisht të pastrohen në gjykata duke heshtur pa rrëfyer bile së paku- doktrinat e zbatuara ushtarake me "kallaballëk" gjenerale... Po “stepëmi” para tyre dhe po befasohemi pse Thaçi, Haradinaj, Veseli..., nuk veshin uniformat solemne ushtarake të bardha, bardhë si bora të "marshallit"..., sa mire iu kishte shkuar llulla, bile me e ba tym tullug, në vend të oxhaqëve të fabrikave “moniste”. Jo, se atëhere për cdo thithje të tymit kishin akuzu VV-në në Prokurori, e kanë mësu rrugën, saqë ju ka bërë rutinë... Për gjeneralet tanë që për heroizmin e tyre dhe të bëmat e tyre di çdo fëmijë, edhe pse për njohuritë e fituara u “lavdëruan” nga PISA, punë e madhe do të thonin ata, më rëndesi që të rinjtë e riniva partiake i himnizojne, bile iu thurrin lavde ushtarake, edhe pse në biografitë e tyre mungojnë vetëm strategjitë e zbatuara në betejat e rëndësishme të zhvillimit të luftimëve, datat dhe taktika e aplikuar ushtarake. Edhe kjo disi përtypet, por është paksa e pakuptimtë kërkesa për FAK, kur ishte UÇK, apo pse ndodhi shpërndarja e saj, dorzimi i armatimit..., për tu krijuar një e re, shpresojmë që të nominuari do të japin përgjegje në fushatat elektorale...

Nejse pak u thellova duke u perpjekur t'u hyje në "hatër" gjeneralëve, sepse temë e analizës ishin "delegatët" politikë dhe vërtetë në ekspozën e të nominuarëve të deritanishme dëgjova vetqm fjale sa me folë diçka dhe nuk kishte asnjë ide konkrete për ndryshime, edhe ashtu përveç VV-së akoma nuk dëgjova një programim qeveritar për qeverisje, të detajizuar, derisa po beëen gati me i marrë sërish rolet, me i "mjelë" me vyeshën grixhen e tulakëve, plotë bylmet...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat