Kush po i amniston krimet e luftës në Kosovë!?

Opinione

Kush po i amniston krimet e luftës në Kosovë!?

Nga: Ismail Muqiqi Më: 20 shtator 2020 Në ora: 12:39
Ismail Muqiqi

Sipas fondit për të Drejtën Humanitare të Kosovës në Luftën në Kosovë janë vrarë ose zhdukur 13 mijë e 535 njerëz shumica civilë të pa fajshëm..

Si pasojë e kësaj lufte vlerësohet se janë edhe 1mijë e 600 persona të pa gjeture.

Ky numër është argumentue nga komisionet kredibile të cilat kanë konstatue se janë 100 e 88 mijë objekte banimi të shkatërruara dhe janë ndjekur me dhunë nga Kosova më së 1milionë banorë.

Vlerësohet se mbi 22 miliardë euro është kostoja e dëmeve të luftës që Serbia i ka shkakëtuar në Kosovë, deri në vitin 1999.

Edhe për kundër këtyre fakteve dhe provave të sakta Shteti i Kosovës përkatësisht organet të drejtësisë nuk arritën ti përmbushin obligimet e tyre për ti ndjekur kriminelët Serbë të cilët bënë masakra të ndryshme nëpër Vendbanimet e Kosovës. Pas përfundimit të misionit të UNMIK-ut përkatësisht nga viti 2009 nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimit të Ligjit EULEX.

Nga viti 2009 deri në vitin 2018 janë ngriturë aktakuza ndaj 11 Serbeve, 39 Shqiptarëve, dhe një Malazezi. Kjo do të thotë se organet e drejtësisë dështuan për ti ndjekur dhe dënuar kriminelët Serbë të cilët bënë krime dhe masakra tek familjet dhe qytetarët e pa fajshëm.

Kështu me 30 Dhjetorë të vitit 1991 kriminelët Serbë vranë dhe Masakruan 55 anëtarë të familjes Jashari në Prekazë.

Po ashtu me 15 Janar të vitit 1999 ndodhi masakra e Reqakut në të cilën u vranë 45 Civilë të pa fajshëm.

Barbaria Serbe nuk u ndal me kaqë por me 28 Marsë të vitit 1999 ndodhi Masakra e Isbicës në të cilën u vranë 147 Shqiptarë.

Hardhitë qetnike me 5 Prillë të vitit 1999 Masakruan në Fshatin Rezallë 98 civilë të pa fajshëm.

Një prej masakrave më të tmerrshme që nga Lufta e Dytë Botërore ishte ajo në Burgun e Dubravës në të cilën u vranë 160 të burgosurë Shqipëtarë dhe u plagosen mbi 300 të tjer. Ardhitë fashiste nuk u ndalën me kaqë po ato vazhduan terorin edhe në Krushë të madhe ku me 25,26 e 27 Marsë të Vitit 1999 vranë dhe masakruan 243 persona Civilë të pa fajshëm të këti fshati . Po kështu edhe në Rugovë të Hasit para militarët Serbë vranë 21 fshatarë kryesisht civilë të pa fajshëm. Do të mbahet në mendë Masakra në Studime të Vushtrrisë e cila ndodhi me 2 Majë të vitit 2000 në të cilin vendë u vranë 116 civilë brenda 2 orve. Nuk mundë të harrojmë edhe Masakrën e Mejës e cila ndodhi me 27 Prillë të vitit 1999 ku Forcat Serbe vranë dhe masakruan 376 meshkuj Shqipëtarë të gjitha moshave. Mjerisht të gjitha këto të dhëna që u potencuan më lartë nuk mjaftuan për institucionet ndërkombëtare për sundimin e ligjit.. UNMIKUN dhe EULEX-in që ti sjellin para drejtësisë dhe ti dënojnë kriminelët Serbë të cilët bënë krime dhe gjenocidë në Kosovë.

Me ketë problemë mjerisht nuk u morën mjaftueshëm edhe institucionet e Shtetit të Kosovës duke filluar nga krerët e Institucioneve të Shtetit e deri tek Prokuroria dhe Gjygjësia vendore.

Sipas raporteve vjetore të Prokurorit të Shtetit gjatë periudhës 2016 -2019 Departamenti për Krime Lufte ka pasurë në punë gjithsej 3mijë e 166 lëndë, prej të cilave ka zgjedhur 196 lëndë apo vetëm 6% të lëndëve, ndërsa kanë mbeturë të pa zgjedhura 2mijë e 940 lëndë apo 94%.

Është e pa justifikueshme mos veprimi i Institucioneve të Shtetit të Kosovës i cili bëri shumë pak apo fare për ngritjen e kapaciteteve në sistemin e Drejtësisë për krimet e luftës të bëra nga Serbia. Sot në kuadër të Sistemit të Drejtësisë të Republikës së Kosovës në kuadër të Departamentit të Prokurorisë Speciale punojnë vetëm 3 prokurorë kundër krimeve të luftës që ndodhën në Kosovë. Shteti i Kosovës ka deshtue në zbardhjen dhe ndjekjen e kriminelëve Serbë që shkaktuan shumë dhimbje dhe masakra në Kosovë.

Mjerisht deri sa Institucionet e Kosovës bënin Sehire, duke luftuar për të marë pozita sa më të larta dhe sa më shumë pushtet Serbia me dinakërinë e saj dhe me politikën e sajë të rafinuar përmes miqëve të sajë tradicionalë arriti që ti amortizojë krimet e bëra në Kosovë nga ana e ushtrisë dhe policisë të sajë. Kështu përmesë senatorit Dick Markut, arriti që me 25 Janarë të Vitit 2011 në asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës arriti të votojë rezolutë për ti hetuar dyshimet për trajtime q/njerëzore dhe trafikime të organeve kinse nga ana e disa pjestarve të UQK-së. Në këtë drejtimë institucionet e Shtetit të Kosovës të cilat asnjëherë nuk ishinë në nivele të dijesë dhe përgjegjësisë për interesat e Shtetit me sjelljen dhe veprimet naive shkurtpamse me 3 Gushtë të vitit 2015 me 82 vota pro 5 kundër e një abstenimë Kuvendi i Republikës së Kosovës me anë të ndryshimeve kushtetuese i hapi rrugë krijimit të Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar si Gjykata Speciale në Hagë.

Pasojat e themelimit të kësaj Gjykate në rrafshinë Politikë dhe diplomatikë i kanë sjellë dëme të pa ri parushme Shtetit të Kosovës.

Sot Klasa Politike në Kosovë dhe Shoqëria në përgjithësi është e përqarë dhe me polarizime të pa fund.

Kështu Serbia arriti që në shumë institucione ndërkombëtare të shëndërrohet si viktimë nga gjelati i cili në të vërtetë i shkaktojë 3 Luftëra në Ish Jugosllavi.

Populli i Kosovës vuajti shumë derdhi gjakë dhe dha shumë viktima për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Prandajë Krimet e Luftës në Kosovë të cilat i shkaktojë Serbia nuk ka të drejtë askush ti amnistoje.

Dosjet e kriminelëve Serbë duhet të kompletohen me dëshmi dhe duhet të jenë prioritet mbi prioritete të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në mënyrë që drejtësia të arrijë ti dënoje kriminelët dhe kështu sado pak të ndikojë në lehtësimin e dhimbjeve të familjeve që pësuan nga lufta.

Emrat e kriminelëve Serbë duhet plasuar në të gjitha shtetet e Botës përmes Interpolit dhe mekanizmave tjerë të sigurisë e deri tek Asambleja e Kombeve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat