Politikanë, a e kuptoni se virtyti bart shpresa?!

Opinione

Politikanë, a e kuptoni se virtyti bart shpresa?!

Nga: Gjon Neçaj Më: 20 shtator 2020 Në ora: 14:48
Gjon Neçaj

Mos harro se asgjë nuk është e qëndrueshme në marrëdhëniet njerëzore, prandaj shmang ngazëllimin e pavend që vjen nga begatia ose brengën e pavend që vjen nga mjerimi, shkruan Sokrati. Kombi po braktiset çdo ditë e më shumë. Shqiptarët po shkojnë drejt perëndimit,drejt parajsës që në vendlindjen e tyre nuk po e gjejnë dot,prandaj ndalojeni këtë plagë të hershme për shqiptarët. Askush nuk është më i mirë se unë, por as unë nuk jam më i mirë se të tjerët. Ky postulat i hërshëm  i popullit,mbetet kryekëput në jetën e tyre politike, si e përcakton populli tash një dekadë, po më rrugë të shtrëmbër.

Pasi u dha lajmi zyrtarisht nga mbledhja e vendëve anëtare te BE ku një pjese e tyre nuk ishin dakord per hapjen e negociatave, duam te shprehim opinionin ne lidhje me kete qendrim, duke u bërë me dije këtyre vendëve që nuk ishin dakort se mos dhënia e dakortësisë për hapjen e ketyre negociatave i ka dhënë një goditje  direkt popullit shqiptar dhe jo politikës.Presioni mbi politikën dhe qeverinë e këtij vendi do të bëhej më shumë po të hapej kjo rrugë e re, si pasojë e zbatimit te rregullave të lojës për të qendruar në këtë organizëm te lartë europian,se edhe ndeshjet sportive kane nga nje arbitër kryesor qe në shumë raste nuk e shikon aksionin dhe merr mendimin apo ndihmën e anësorëve qe janë më afër aksionit per te qënë sa më i drejtë në dhenien e vendimeve.Kështu qe keto vende qe nuk ishin dakort do mendojne se detyrat do te realizohen duke ndeshkuar popullin e pafajshem dhe te pafuqishem ndaj kesaj klase politike që ka privatizuar këtë vend prej shumë vitesh dhe ndoshta me mbështetjen e po ketyre vendeve gjoja dashamirëse,por qe nuk e duan stabilitetin në Shqipëri dhe ne Ballkan e me gjerë.

Etja per pasuri është nje ndjenje cytese, e vjetër sa vete njerëzimi. Kjo etje shtohet ne progresion gjeometrik tek te pasurit.Egzistion nje lidhje korelative mes pasurise e shpirtgjerësisë. A nuk duket kjo ditë per ditë? Te pasurit mendojnë pak ose aspak për te varfërit. Te mbushur me pasuri e te zbrazte ne shpirt, kështu janë disa prej më të pasurve.Ne anën tjetër, të çveshur nga pasuria, por me shpirt te pasur. Po keshtu ndodhë dhe me pushtetin. Njerëzit e pushtetshëm nuk ngopen me pushtet.

Të varfërit ëndërrojnë në një mënyrë por në forma të ndryshme, ëndrrojnë për të pasur më shumë, për të jetuar normalisht dhe për të ndihmuar dikënd që është më i varfër.

Të pasurit gjithashtu ëndërrojnë në variante të ndryshme,por me një qëllim, për të patur më shumë. Të pushtetëshmit ëndërrojnë një soj në të gjithë botën  për të patur më shumë pushtet, mbi të vetët, të tjerët, shtetet, kombet, e deri mbi planet. Përfundimisht seicili, ndoshta, mund të ketë vetëm dy metra katrore tokë, dhe këto jo perjetësisht.Këtë, në se nuk e dinë, duhet ta mësojnë edhe të pasurit edhe të pushtetëshmit, pasi të varfërit e të pa përkrahurit e kanë mësuar prej shekujsh.Kjo nuk është misticizëm, teologji as fantazi, por realitet i vjetër sa vetë njerëziimi.

Në këtë aspekt është themelore të heqim informalitetin politik që nxjerr qeverisjen dhe opozitarizmin, pra në partitë politike. As kund nuk ka aq informalitet, aq falsitet, aq megalomani,aq mungesë demokracie, aq luftë brrylash,aq servilizëm, e braktisje të identitetit sa në partitë politike. Në se partitë politike nuk e bëjnë këtë,e për të qenë të ndershëm me sovranin, duhet doemos të kesh një moral, së pari njerëzor, por dhe politik, duke përfaqësuar me dinjitet atë forcë që përfaqëson në drejtim apo në ligjvënie. Shumë është shkruar e thënë këto kohë për moralin në përgjithësi, por veçmas për moralin në politikë. Politikani i suksesshëm duhet të udhëhiqet sipas parimeve morale.

Skena jonë politike më tepër u përngjan telenovelave turke që kanë mbushur ekranet shqiptare, sesa politikëbërjes serioze. Intrigat, dredhitë, përbaltja e kundërshtarit politik kanë përparësi ndaj analizave politike dhe strategjive zhvillimore serioze. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqerore e kryesisht ato të përcaktuara politike, progamet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qënë një shoqëri e civilizuar posepo, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë.

Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i cfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë.Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqerore e kryesisht ato të përcaktuara politike, progamet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qënë një shoqëri e civilizuar posepo, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i cfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë.Mendojmë e forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese.

Demokracia të mos prodhojë konflikte të panevojshme mes politikanëve, pushtetarëve dhe partive, por me vizionin përcaktues të hartojnë strategji të reja për zbutjen e varfërisë, që kurba e papunësisë të ulet, dëshirojmë që të ketë energji elektrike dhe ujë për çdo ditë, të ketë sa më pak sharje në parlament e sa më shumë të ardhura për të varfërit, drejtësi për të githë, të mos ketë vrasje, vetëvrasje, kërcënime, përdhunime as keqpërdorime dhe bindjet politike të mos përdoren për interesa të ngushta vetjake siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom.

Morali i politikës dhe jetës publike nga njëra anë dhe morali i njeriut të thjeshtë nga ana tjetër. Morali i njeriut të thjeshtë synon të arrijë idealet në infinit, duke zbatuar porositë, detyrat dhe obligimet që ia përcakton shteti, kurse përfaqësuesi i këtij shteti, në  kontrast krejt të ndryshëm dhe të përçudnuar,vepron kundër interesave të tij dhe shtetasit. Shoqëria shqiptare në mbarë hapësirën e saj duhet detyrimisht t’i çrrënjosë tashmë kulisat e ndërthurura të lidershipit dhe politikanëve që të zhvishen nga dozat e tepruara të moralit politike të jenë të barasvlershëm me shoqërinë, se ajo është tepër përpara,shumë e shumë më përpara se udhëheqësve partiakë dhe kuvendarëve dhe te ecim ne rrugen europiane.

Jo vetëm vitet e fundit, por vazhdimisht gjatë këtyre dy dekadave pluralizëm politik, ka ndodhur, e në fakt më së shumti se në çdo vend të Europës Lindore apo botës së qytetëruar demokratike, korrupsioni është ulur këmbëkryq në zyrat e institucioneve publike. Pikërisht personat, të cilët kanë bërë më së shumti keqpërdorime, në vend që të merreshin masa ndëshkuese ndaj tyre sipas ligjit, në fakt, ata veçse janë majmur më shumë në po ata vende pune që ishin më parë, e jo vetëm në dogana,tatime që janë edhe insitutcionet më të pë përfolura,po deri në bazë në insitucionet vendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat