Letër për Kryeministrin Hotin, i cili pensionistëve ua mohon diplomat Universitare

Opinione

Letër për Kryeministrin Hotin, i cili pensionistëve ua mohon diplomat Universitare

Hasan Hasanramaj Nga Hasan Hasanramaj Më 21 shtator 2020 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Hoti po i kritikoni shtetin serb në Uashington dhe vende tjera për mos pranimin e diplomave universitare të qytetareve të Kosovës, a ju jeni ata që diplomat e shtresës me të goditur- pensionisteve shqiptare në Kosovë që pesë vite ua keni refuzua diplomat të lëshuara nga Universiteti para tridhjetë vjetëve?! ...

Ne pensionistet anë e këndë Kosovës me diploma të Universitare në gjepa që tridhjetë vjet, si te moshuar te vuajtur dhe të diskriminuar nga ju dhe Qeveria, Parlamenti, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës duke fillua nga mandati i kryetari Isa Mustafa dhe duke ardhur deri të ju po ju drejtohem me këtë letër lidhur me shkeljen e ligjeve të Kosovës, ato ndërkombëtare dhe të akteve tjera normative dhe njerëzore që kanë të bëjnë me të drejtat e pensionisteve, e sidomos të atyre me diploma të fakultetit në Kosovë. Ju që dy dekada si struktura udhëheqëse, parlamentar të Kosovës po dërgoni kritika të ashpra në adrese te Serbisë edhe atë nga Uashingtoni për mos pranimin dhe njohjen e diplomave universitare, a ne realitet ju jeni ata që po i mohoni dhe nuk po pranoni diplomat e Universitare?!

Ju Kryeministër Hoti dhe ju Krye parlamentare Vjosa Osmani, edhe përkundër ankesave dhe kërkesave tona si kryeministër dhe ju si krye parlamentare në të kaluarën dhe tani si udhëheqëse të organeve me të larta të shtetit jeni të obliguar që të shqyrtoni animimet e ne pensionisteve. Andaj, duke e pas parasysh premtimet dhe mosveprimin e strukturat ma të larta të shtetit, administratës shtetërore duke u bazuar në afatin ligjor të nenit 130 të paragrafit 2 të ligjit të procedurës administrative ne si pensionist të diplomuar gjatë vitit 1990 urgjentisht kërkojmë nga ju si qeveria dhe parlamenti dhe organet tjera ma të larta shtetërore që të anuloni pikën “2” të këtij vendimi dhe në të njëjtën kohë të shfuqizoni neni “4” dhe “5” të udhëzimit administrativ.

Me këtë vendim ne si pensionist anë e këndë Kosovës me diploma të fakultetit bashke me koleget tjerë po ju bëjmë me dije së pa asnjë mbështetje ligjore, njerëzore neve si pensioniste dhe të tjerave me diplomë të fakultetit në xhepa i keni kategorizua në kategorinë e tretë apo të katërt të shfrytëzuesve të pensioneve me - përgatitje shkollore të mesme, e jo në kategorinë superiore universitare ku për çdo muaj po humbim nga afro 5o euro apo për pesë vjet gjithsejtë: 3.6oo euro”?!...

Anuloni Udhëzimin Administrativ nr. 09/2015 dhe miatoni Ligjin për pranimin e stazhit dhe nga viti 2o15 deri me 2o2o të na i kompensoni parat që na keni godit për çdo muaj ...

Për t’i dëshmuar të gjitha këto që i potencova ma lartë ju udhëheqësve me të larta të shteti po u ofrojmë diplomën e fakultetit të lëshuar para tridhjetë vjetëve, librezën me përvojën e pune të evidentuar dhe të vulosura pa asnjë dite ndërprerje të punues. Pra, anuloni Udhëzimin Administrativ nr. 09/2015 dhe miratoni Ligjin për pranimin e stazhit të viteve 90-ta për kategorizimin e shfrytëzuesve të pensioneve kontribut pagues. Andaj merrni e lexoni nenin 8 të Ligjit nr. 04/ L-131 ku janë paraparë kushtet dhe kriteret për njohjen e drejtës në pension, të moshës, të stazhin dhe dëshmive tjera për pagesën e kontributeve, në nenin “4” dhe “5” të Udhëzimit Administrativ nr. 09/2015 të përgatitjeve profesionale.

Është rregull që çdo akt ligjor dhe nënligjor të jetë dhe të përfillet në pajtim me ligjin. Andaj ju bëjmë me dije së ky udhëzim të cilin e keni nxirr ju, jo vetëm që është në kundërshtim me ligjet tona, por edhe me legjislacionin e Bashkësisë Evropiane (ku institucionet e Kosovës në mesin e tyre Qeveria dhe Parlamenti janë të obliguar të inkorporojnë në aktet e tyre ligjore dhe nënligjore), ku praktikat e vendeve evropiane punëtori paguhet në baze të kontributit të dhëne gjate viteve, por i njëjti në Kosovë duhet të paguhet në bazë të kontributit të dhënë, e jo të përgatitjes shkollore.

Pra, ky udhëzim është diskriminuese, jo human, jo ligjor, jo njerëzor, sepse me këtë shume pensioniste në Kosovë me diploma të fakultetit në xhepa pa asnjë mbështetje ligjor në pesë gjashtë vitet e fundit të ju si qeveri e re - pensionisteve të Kosovë ua keni mohohu kualifikimi shkollore superior dhe kontributi të cilin e kanë dhënë në institucionet e ndryshme anë e këndë Kosovë?! Po ashtu me rastin e hartimit të këtij udhëzimit administrativ nuk janë respektuar as standardet e akteve normative të cilat pensionisteve me diploma të fakultetit ne xhep për çdo muaj na keni goditur në pesë gjashtë vitet e fundit me 5o euro ma pakë ?!...

Lexoni nenin 8 të Ligjit nr. 04/ L-131 lidhur me kriteret për të drejtat e pensionisteve ...

Ministria e Punës, Qeveri, Parlament me rastin e hartimit të udhëzimeve administrativ dhe organeve të gjykatave të cilave ua kemi trokit ne derë - duhet ta dinë së nuk kanë veprua në pajtim me parimet të cilat përmbajnë elemente diskriminuese të cilat nuk janë në pajtim me dispozitat e acquis të BE-së?! Pra duke pas parasysh të gjitha këto shkelje dhe mashtrime ligjore që i cekem më lartë, e shumë të tjera unë si pensioniste i goditur kërkojnë nga ju si Kryeministër dhe Krye parlamentare. Pra ne pensionistet - kategoria me e goditur gjatë njëzet e me shume vjetëve të pas luftës së fundit jemi të brengosur për pozitën tonë të vështirë dhe diskriminuese nga ju që në pushtet, gjë e cila po ndikoni në vështirësimin jetës dhe ekzistencë fizike.

Andaj edhe një herë po kërkojnë nga ju të keni një respekt, një dinjitet, një dhimbje, një përkrahje me të madh ndaj ne pensionistëve që po jetojnë këto ditë dhe momente të vështira të pleqërisë kur kemi nevojë nga ana e juaj, për një respekt, për një ndihmën materiale, për mos shkeljen e të drejtave tona.

Në fund po ju beje me dije se neve si pensionist me shume shoke e shoqe që me dy këmbët na i shkelet me dy këmbët ligjet dhe të drejtat tona me mohimin diplomave të fakultetit të fituar me dije dhe merite para tridhjetë vjetëve, na mohuat dyzet e gjashte vjet stazh pune pa asnjë dite ndërprerje, na i keni mohua mirënjohjet, diplomat dhe shpërblimet tjera të ndara për kontributet që e kemi dhëna në punë e shumë të tjera. Nëse edhe ju do te heshtni po ju beje me dije se ne vazhdim unë personalisht si gazetar i mirënjohur do tu drejtohem mjeteve te informimit në Kosovë dhe do tu drejtohem te gjitha instancave gjyqësore shtetërore dhe ato ndërkombëtare. Ju lutem brenda mundësive na përgjigjeni ose na pranoni një dite ne rezidencën e juaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat