Kur Ministria e Mbrojtjes u ndihmua me vepra e jo fjalë!

Opinione

Kur Ministria e Mbrojtjes u ndihmua me vepra e jo fjalë!

Haki Latifi Nga Haki Latifi Më 21 shtator 2020 Në ora: 11:59
Sot i rikthehet në bronz qytetit të Vushtrrisë, në Vicianës antike, Koloneli Ahmet Krasniqi

Në kujtim të 22 vjetorit të vrasjës tinzare të Ministrit të Mbrojtjës së Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi.

Sot i rikthehet në bronz qytetit të Vushtrrisë, në Vicianës antike, Koloneli Ahmet Krasniqi, Hero i Kosovës, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës i emruar nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Heroi i Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi do të mbetet gjithmonë njëri prej personaliteteve më të çmuara shqiptare si në përpjekje për çlirimin e Kosovës ashtu edhe kudo ku ai jetoi e veproi.

Sot, fizikisht nuk është në mesin tonë, por për ne ai është i gjallë në shërbim të veprës së tij madhore, për kontributin që dha për lirinë e popullit tonë që ne e gëzojmë sot.

Fatkeqësishtë pasojat e këtyre vrasjeve do të vazhdojn deri atëherë kur Kosova dhe Shqipëria të bëhën shtete ligjore. Vetëm atëherë kur organet e drejtësisë të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë ta fitojnë betejën kundër kriminelëve me damkë, (që sot po ju shkon fjala) të cilët nuk lejuan bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës.

Drejtësia duhet ta thotë fjalën e fundit për vrasjet që ishin me motive politike. Duhet shpresuar se së shpejti do të vijë dita kur drejtësia e Kosovës do të aftësohet, ndërgjegjësohet dhe të trimërohet për të bërë hetime të tërsishme dhe serioze për t'i ulur në bankën e zezë kriminelët që i bënë këto krime të rënda.

Andaj, është koha dhe momenti i fundit që të denoncohen të gjithë përdhunuesit dhe përfituesit e luftës në Kosovë.

Në kuadër të organizimit të Degës së LDK-së në Zvicër sikur shumë nëndegë edhe Nëndega e LDK-së në Burgdorf* ishin shtyllat kryesore të financimit të Republikës së Kosovës në kohë pushtimi, dhe lufte, duke ndihmuar dhe financuar luftën e armatosur kundër okupatorit serb.

Lavdi jetës dhe veprës së Kolonelit që vuri themelet e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Lavdi e përjetshme Ministrit të Mbrojtjës të FARK-ut, Kolonelit Ahmet Krasniqi!

E vranë… por Ai rron në zemrat e shqiptarëve, faqebardhë!

*Kjo Mirënjohje është ndarë për Nëndegën e LDK-së në Burgdorf/BE, më 02 shtator 1998 nga Ministri i FARK-ut Kolonel Ahmet Krasniqi 18 ditë para se të bëhej atentati nga kriminelët e pa besë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat