Kur proserbët shqipfolës, të lidhur me kontrabandën e akuzojnë “proserb” Dritan Abazoviqin

Opinione

Kur proserbët shqipfolës, të lidhur me kontrabandën e akuzojnë “proserb” Dritan Abazoviqin

Nga: Nefail MALIQI Më: 21 shtator 2020 Në ora: 16:16
Nefail MALIQI

Dr. Dritan Abazoviç (PhD in Political Science, Member of Parliament in Montenegro, President of URA) është një nga tre kryetarët e partive opozitare malazeze, që bashkuan votat për të rrëzuar pas 30 vitesh në pushtet partinë e Milo Gjukanoviç, Partinë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi (PDS). Zotëri Abazoviç nuk ka më shumë se 34 vjeç, i cili vjen nga familje shqiptare , drejtues i një partie me emrin URA (United Reform Action; Aksioni i Përbashkuar për Reforma), kjo në zgjedhjet e 30 gushtit mori mbi 22 mijë vota (5.5%) duke fituar katër mandate deputetësh, vendimtare këto për formimin e qeverisë së re.

Fitorja e tij me 22 mijëra vota në një shtet të vogël, ne proporcion me Kosovën i bie sikur të kishte fituar po aq vota sa Albin Kurti ne Kosovë! Mediat e Thaçit dhe Rimës e tepruan me fyerje ndaj liderit shqiptar në Mal të Zi, kuadro i Amerikës me emrin Dritan! Pas fitores së tij, disa media tashmë të njohura ndër shqiptarët si të Thaçit dhe Ramës, shpërthyen me akuza ndaj tij pse mbështeti koalicionin e nacionalistëve serbë quajtur “Crno na bijelo” (E bardha në të Zezë) me drejtues Zdravko Krivokapiç nga partitë “Për të ardhmen e Malit të Zi” (27 deputetë). Vetë Abazoviç ka ftuar në qeveri edhe partitë e minoriteteve boshnjake (tre deputetë) dhe shqiptare (dy deputetë), të cilat mundën të marrin pesë mandate.

Në mediat e Kosovës por edhe në ato te Shqipërisë, sidomos në ato që kontrollohen nga Hashim Thaçi dhe Edi Rama shpërthyen kritikat e akuzat ndaj liderit shqiptar Dritan Abazovic. Dha ja gati qe dy muaj vazhdojnë ende ta kenë në shënjestër të kritikave liderit shqiptarë të partisë URA ne Mal te Zi të riun Dritan Abazovic, një kuadër i Amerikës duke e quajtur edhe "cetnik" ?! Por, Dritan Abazoviç për mediat serbe deklaroi se "ndihem mirë kur më thërrasin “Çetniku Shqiptar”. "Mali i Zi s’do të bëhet kurrë Sparta Serbe e as krahinë e Shqipërisë së Madhe, por anëtar i BE-së.." ka thene z.Abazovic mediave serbe në Podgoricë deh Beograd!

Duhet theksuar se shqiptarët e Malit te Zi garuan në këto zgjedhje në dy koalicione, përmes një "liste shqiptare" dy kandidateve Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj dhe Nikollë Camaj. Apelit të Thaçit dhe Ramës (ne gjuhen serbe) ju bashkëngjit edhe ministri i Baton Haxhiut, Cakaj i cili ishte i "bindur" se do të fitonin "Lista Shqiptare" “Lista shqiptare" kupto vetëm dy parti shqiptare ( pro Gjukanovicti) gëzon mbështetjen publike të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Ministres së Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, mes tjerash. Pra, pas suksesit të përbashkët në Luginën e Preshevës ku mbështetja e Kosovës dhe e Shqipërisë i ka dhënë rezultatet e veta, jemi bërë bashkë për ta mbështetur Listën Shqiptare në Mal të Zi”, ka thënë pak dite para zgjedhjeve në Mal te Zi ministri i Edi Rimës dhe Baton Haxhiut, Gent Cakaj. Dritan Abazoviç i lindur më 14 dhjetor 1985 në Ulqin, vjen nga familja shqiptare Abazi, prej së cilës ka marrë gjuhën dhe kulturën. Fillimisht u shkollua në Ulqin, më pas kreu studimet për shkenca politike në Sarajevë, studime të cilat i përthelloi në Norvegji dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Thënë shkurt, Dritan Abazovic, është një lider komod me merita jo vetëm pse ka emrin shqip e flet shqip. por edhe vepron shqip ne interes te shqiptareve ne Mal te Zi. Pra, për fund do te thoshim se Prishtina dhe Tirana e tepruan me fyerje ndaj një lideri shqiptar në Mal të Zi. Siç thonë nje fjale vetëm te fyerit fyejnë!

Pra mbesim me shpresë qe lideri i shqiptareve në Mal te Zi me emrin Dritan mbetemi me shprese se do t'i sjellë shqiptarëve dritë atje , që mund të jetë nesër edhe ministër i Punëve te Jashtme, pse jo?! Nuk është çudi që nesër Ballkani të bëhet me katër ministra shqiptare te Punëve te Jashtme përfshirë këtu edhe ketë "cetnikun" e Malit te Zi me emrin Dritan (nje kuadër i SHBA-ve) siç e quajtën mediat e Thaçit dhe Ramës, këta dy te fundit te njohur si arkitekt te "Serbisë se Madhe" me idenë e ndarjes se Kosovës, qe dolën ne Gjenevë me idenë e Vucicit pro minishengenit alias ish "Jugosllavisë" së Titos!

Për fund do përkujtuar se Dritan Abazovic ishte gjithmonë pranë shqiptareve jo me deklarata por me vepra, ndihma konkrete. Është një lider nga Mali i Zi qe ishte i pari nga shqiptarët që ju ofroi jo drogë, por bukë dhe ndihma tjera vëllezërve tanë në Durrës gjatë tërmetit të fundit. Dritani, një kuadër amerikan, që kreu studimet e shkencave politike për marrëdhënie ndërkombëtare i cili nga disa albanofon u fyen, u quajtën madje edhe "cetnik" , sot është kandidati potencial për ministër i jashtëm i Malit te Zi.. Shqiptaret në Ballkan po behën me katër shefa të diplomacive te katër shteteve. Qentë lehin e karvani ecën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat