Donald Trump dhe Kosova viktimë

Opinione

Donald Trump dhe Kosova viktimë

Nga: Rexhep Torte Më: 22 shtator 2020 Në ora: 18:31
Rexhep Torte

Kosova me  plot padrejtësi dhe  një të vërtetë.

Zëri i mijëra viktimave të pafajshme dhe i dëmeve të mëdha që Serbia i kreu gjatë agresionit gjenocidal në Kosovë është i fuqishëm, i drejtë dhe duhet të trokase në ndërgjegjen, moralin dhe shpirtin e udhëheqësve të Kosovës dhe të ndërkombëtarëve.

Fillimmuaji shtaror 2020 i drejtoi sytë e vëshët e Kosovës dhe të mbarëshqiptarëve në drejtim të Donald Trumpit dhe Uashingtonit,  sepse vetëm Kosova dhe shqiptarët pritnin dhe shpresonin që takimi Kosovë-Serbi më 4 shtator 2020 do të rezultonte me njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi si dy shtete të pavarura e sovrane.

Për këtë takim kishte shumë paragjykime dhe supozime, por për fat të keq doli ajo për të cilën dyshonin shqiptarët, se nuk do të ketë njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë për çka tërë kohës trumbetonte Beogradi.

Marrëveshja e 4 shtatorit e nënshkruajtur nga Kosova dhe Serbia në Uashington në praninë e Donald Trump, edhe pse ekonomike u quajt plot pompozitet si marrëveshje historike.

E vërteta është se kjo marrëveshje u cilësua si arritje e madhe vetëm nga kierarkia udhhëheqëse e Kosovës, por jo edhe nga mbarë populli shqiptar.

Donald Trump në marrëveshjen e 4 shtatorit i uli bashkë Serbinë kriminale, gjenocidale, okupuese dhe hegjemoniste ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, me Kosovën viktimë  e pafajshme e këtj agresionit gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/99.

Serbia në këtë agresion gjenocidal e bëri shkrumb e hi Kosovën, po e përsërisim për të satën herë.

Serbia vrau dhe masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Serbia dhunoi 20 mijë femra shqiptare në mënyrën më shtazarake e makabëre që mund të ekzistojë.

Serbia rrëmbeu 1650 shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Serbia shkaktoi eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve për të shpëtuar nga vdekja.

Serbia për të gjitha këto krime nuk kërkoi as falje publike dhe as nuk shfaqi qoftë një  grimcë pendimi, qoftë nga shteti serb, qoftë nga populli serb, qoftë nga Kisha Orthodokse Serbe.

E vërteta është se Serbët erdhën në Kosovë dhe i kryen tërë këto krime, dhe se shqiptarët asnjëherë nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë.

E vërteta është se  shqiptarët në tërë historinë e tyre nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj, ndërsa serbët  i kanë okupuar trojet denbabaden shqiptare, gjithnjë duke i vrarë e masakruar shqiptarët vetëm për qëllime okupuese dhe  hegjemoniste.

Kriminelët e Serbisë që i kryen tërë këto krime në Kosovë, jetojnë lirshëm në Serbi dhe janë larg rrezikut për të dalë para drejtësisë.

Serbia me ndihmën e Kinës në veri të Kosovës është duke realizuar një projekt miliona eurosh për ndërtimin e shtëpive luksoze dhe për sigurimin e pagave të majme, dhe tashmë ka filluar  vendosjen e kolonëve serbë, edhe pse këta kolonë serbë asnjëherë  më parë nuk kanë jetuar në Kosovë, pjesa më e madhe e të cilëve janë kriminelë serbë.

Kur i vemë në peshojë tërë këto krime që Serbia i kreu në Kosovë, kjo marrëveshje e arritur në Uashington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomikë Kosovë-Serbi del më shumë në favor të Serbisë.

Serbia për të gjitha krimet që i kreu në Kosovë, me asgjë nuk u kushtëzua, me asgje nuk u ndëshkua, por gjithmonë u ledhatua.

Pritshmëritë dhe shpresat e Kosovës dhe të shqiptarëve nga SHBA-të kanë qenë shumë më të mëdha se sa Marrëveshja për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, sepse nuk është e drejtë që në vihen në një rafsh Serbia agresore gjenocidale dhe Kosova viktimë.

Profesorët e shquar në SHBA, analistë dhe njohës të zhvillimeve në Ballkan, Marrëveshjen e 4 shtatorit e kanë quajtur si truk të Donald Trumpit para zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor të këtij viti,  dhe kështu  edhe duhet  të jetë.

SHBA dhe Donald Trump u dhanë nga një karotë ekonomike dhe nga një tas me përshesh  Kosovës dhe Serbisë, dhe nga kjo më shumë mori Serbia, duke i harruar tërësisht viktimat dhe krimet serbe në Kosovë.

Marrëveshja e 4 shatorit në Uashington e favorizon tejmase Serbinë agresore gjenocidale ndaj Kosovës.

Kjo marrëveshje është marrëveshje kompromisi, marrëveshje e padrejtë, marrëveshje që i konvenon Serbisë, dhe që në vazhdimësi është duke e kërkuar Serbia.

Kjo marrëveshje ekonomike e favorizon tejmase Serbinë duke i mundësuar shumë prioritete infrastrukturore, i ushqen ambicjet e Serbisë për futjen nën kthetrat e saj edhe resurset e Kosovës dhe daljen në Detin Adriatik, dhe të gjitha këto para njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi.

Vendosja e Zyrës së DFC – Korporata ndërkombëtare  e financave  dhe e zhvillimit  të SHBA në Beograd, është tregues i qartë i favorizimt të Serbisë.

Fajin, turpin dhe tradhëtinë për të gjitha këto e kanë udhëheqësit e derisotëm të Kosovës, të cilët në 21 vitet e qeverisjes në liri dhe  pavarësi synim e patën luftën për pushtet, vllavrasjen, pasurimin e paligjshëm, korrupsionin dhe nepotizmin, dhe jo forcimin e shtetit dhe të drejtësisë në Kosovë.

Kjo i krijoi mundësi Serbisë që edhe pse agresore gjenocidale në Kosovë, arrijti që me gënjeshtra ta mashtrojë opinionin ndërkombëtar dhe të pozicionohet shumë më mirë karshi Kosovës viktimë.

Pakica serbë që jeton në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Serbisë po tia lejosh  sovranotetin  ndaj pasurisë së kishave, manastireve dhe patriarkanave në Kosovë, të cilat fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare për çka ekzistojnë edhe dëshmi të shumta,  dhe se Serbia i ka okupuar, ndryshuar dhe përvetësuar.

Serbisë po tia lejosh krijimin e Asociacionit të komunave Serbe në Kosovë.

Serbisë po tia lejosh të ketë hise në Minierat e Trepçës, në Ujman  dhe gjetiu që janë pasuri të Kosovës.

Kjo don të thotë se edhe kësaj radhe Kosovës dhe shqiptarëve u përsëriten padrejtësitë si në Kongresin e Berlinit 1878, Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1920, ku më shumë se  gjysma e trojeve shqiptare dhe e popullit shqiptar pa dëshirën e tyre mbetën jashtë shtetit amë Shqipërisë, dhe sot jetojnë në pesë shtete fqinje.

Serbia edhe para Marrëveshjes së Uashingtonit dhe  pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshje,  nuk e ndryshoi retorikën e saj kundër Kosovës.

Kjo retorikë hegjemoniste e Serbisë u përsërit edhe më 22 shtator 2020, me rastin e 75 vjetorit të themelimit të KS të OBS-së, me ç’rast  Alekandër Vuçiq, presidenti kriminel i Serbisë, nuk nguroi ta vazhdojë këtë retorikë, duke paralajmëruar shpresat e Serbisë që Kosovën sërish ta futën nën sundimin e Serbisë.

Serbisë nëse i lejohet ky kompromis i padrejtë ndaj Kosovës, kjo don të thotë fitil i dezur për konflikte të reja në të ardhmen, që nuk u bëjnë nder as SHBA-ve, as BE-sw dhe as botës demokratike ndërkombëtare.

Kjo do të jetë tradhëtia e radhës ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Punët e mira e të sinqerta ndaj Kosovës duhet të ishin që Serbia fillimisht të kërkonte falje publike për krimet e kryera në Kosovë, që ta zbardhte fatin e personave të pagjetur, që Serbisë ti caktoheshin reparacionet e dëmeve të agresionit gjenocidal në Kosovë, që të bëhej njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura e sovrane, e më pastaj të vinte te normalizimi ekonomik mes dy shteteve.

Marrëveshja e 4 shtatorit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi, pritet të shihet si do të realizohet, sepse ekziston thënia popullore, “Nga e thëna në të berë është nje det i tërë”.

Fundja kjo enigmë do të zgjidhet në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, ku pritet të shohim se a do të fitojë Donal Trump, apo Joe Biden, që me siguri do të jetë edhe kthesë dhe qasje më e sinqertë e SHBA-ve ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Zëri i mijëra viktimave të pafajshme dhe i dëmeve  të  mëdha që Serbia i kreu gjatë agresionit gjenocidal në Kosovë, është i fuqishëm, i drejtë dhe duhet të trokasë në ndërgjegjen, moralin dhe shpirtin e udhëhqeqësve të Kosovës dhe të ndërkombëtarëve.

SHBA-te e dijnë shumë mirë se shqiptarët gjithnjë  janë dëshmuar besnikë të sinqertë ndaj SBA-ve, se në Ballkan jetojnë  shumë më tepër shqiptarë se sa serbë, dhe se në asnjë mënyrë duk duhet ti lejojnë vetes që Serbia të bëhet lidere në Ballkan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat